LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve"/ Berisha: Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

• Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat, e vuri theksin në protestën rinore-qytetare, që prej 12 ditësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë. • Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehu mbështetjen e plotë për protestën, të cilën e cilësoi si lëvizjen më të madhe qytetare të dekadave të fundit. • Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën se po përpiqet të zbehë protestën përmes organizimit të aktiviteteve politike paralele dhe i kërkoi të heqë dorë nga ato që i quajti ‘antimitingje’. • Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të bashkohen me protestën, duke e konsideruar atë një lëvizje që shkon përtej kufijve partiakë dhe që synon, sipas tij, fundin e regjimit të Edi Ramës. • Berisha gjithashtu ftoi mbështetësit e opozitës të vazhdojnë betejën politike deri në rikthimin e votës së lirë dhe ardhjen e opozitës në pushtet. • I pyetur nga gazetarët në lidhje me heqjen e sanksioneve nga SHBA, Kryedemokrati deklaroi sot se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për lejimin e hyrjes së tij dhe familjes së tij në SHBA përbën korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme dhe fundin e izolimit politik që, sipas tij, ishte vendosur për arsye politike. • Ai falënderoi administratën e presidentit Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për vendimin që i lejon atij dhe familjes së tij të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara. • Kreu i PD theksoi se thelbi i çështjes nuk lidhet me interpretime të ndryshme politike, por me vetë qëndrimin zyrtar të Departamentit të Shtetit.

6 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

"PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vizitën do ta koordinojë me miqtë e tij atje. Duke folur në konferencë për shtyp, Kryedemokrati tha se udhëtimi nuk është ende i planifikuar për shkak të periudhës së pushimeve, por do të realizohet sapo të krijohen kushtet e duhura.

Zoti Berisha, meqenëse ky sanksionim tashmë ra, do të planifikoni një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Sali Berisha: Natyrisht, pa diskutim që unë do shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin. Tani për tani fillon një periudhë pushimesh kudo. Përveçse unë s'kam ndërmend të bëj pushime, po sapo mjedisi mos jetë kaq festiv me pushime, unë do shkoj./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: Heqja e përcaktimit të moshyrjes ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

"PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe
Sali Beirsha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beirsha deklaroi se heqja e përcaktimit të moshyrjes ndaj tij është në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara. Duke folur në konferencë për mediat, Lideri i opozitës theksoi se vendimi nuk lidhet me lobime personale, por është produkt i procedurave ligjore amerikane, duke falënderuar administratën e Presidentit Trump, Sekretarin Rubio, familjen, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij. Gjithashtu Berisha ftoi demokratët dhe qytetarët të vazhdojnë betejën për rikthimin e votës së lirë dhe të opozitës në pushtet. 

Për të mos rënë pre e dezinformimit, kjo heqje 'non grata' për qytetarët ta kuptojnë më thjeshtë, apo lejimi i juaj dhe familjes suaj për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, është produkt i lobimit apo është produkt i një vendimmarrje vetëm i Departamentit Amerikan të Shtetit?

Sali Berisha: Është një produkt në përputhje të plotë me ligjet që kanë Shtetet e Bashkuara. Me ligjet e Shteteve të Bashkuara. Këtu nuk do të kemi, sepse...

Keni lobuar apo jo?

Sali Berisha: Një minutë, një minutë. Mund të bësh çdo përpjekje ti, po në qoftë se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e konsiderojnë jo të përshtatshme për vendin e tyre, çdo gjë përfundon në hiç. Por unë meqë jam këtu thashë, falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio, falënderoj familjen time, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, falënderoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret e Partisë Demokratike, mbështetësit e saj, miqtë e mi në Shqipëri dhe kudo që janë, për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm që kanë treguar ndaj meje në sagën time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor. Falënderoj ata 500 mijë shqiptarë që në kushte më të vështira, më të jashtëzakonshme të farsave të shëmtuara elektorale, votuan Partinë Demokratike dhe Sali Berishën me mbi gjysmë milion votash. Ndaj dhe unë ftoj qytetarët, demokratët dhe demokratet të vazhdojmë betejën tonë gjer në realizimin e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë dhe të opozitës në pushtet./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: SHBA hoqi përcaktimin e moshyrjes për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas interesit të gazetarëve për vendimin e SHBA për heqjen e sanksioneve. I pyetur nga gazetarët në lidhje me heqjen e përcaktimit të moshyrjes Berisha, deklaroi se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për lejimin e hyrjes së tij dhe familjes së tij në SHBA përbën korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme dhe fundin e izolimit politik që, sipas tij, ishte vendosur për arsye politike. Berisha falënderoi administratën e presidentit Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për vendimin që i lejon atij dhe familjes së tij të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara. 

Zoti Berisha, kam dy pyetje. E para lidhur me lajmin që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e sanksionit ndaj jush për lejimin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga komunikimi që keni pasur me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-ja ka hequr edhe akuzat ndaj jush, apo etiketimet në atë kohë si minues demokracie dhe korrupsion madhor, apo është vetëm për pjesën e lejimit të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një arsye specifike?

Sali Berisha: Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Marco Rubio për korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme, të vendimit të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit për ndalimin e hyrjes sime në Shtetet e Bashkuara. Tani, dy gjëra do të theksoj. Departamenti i Shtetit ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listë, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ai dhe familjarët e tij. Familjarët e tij. Dhe persona të tjerë që s'kanë lidhje me mua. Tani, edhe dje jua theksova. Sali Berisha s'ka qenë kurrë non-grata. Shpallja non-grata bazohet në Konventën e Vjenës. Kurse dizenjimi për mos-hyrje në territorin e Shteteve të Bashkuara ka në bazë një ligj të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, pra është ligj i brendshëm. Këtu le të jemi të qartë. Pse është bërë kjo ngatërresë? Është bërë kjo ngatërresë sepse për shumicën e njerëzve e morën të tillë dhe unë nuk kisha ndërmend të angazhohesha në beteja semantike, në një kohë kur unë po angazhohesha në thelbin e çështjes.

Thelbi i çështjes, zotëri, është ai që Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë. Së dyti, ky vendim nuk është vetëm për personin, por është dhe për familjen e tij. Çdo interpretim tjetër është i atyre që kërkojnë të ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër, siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre. Kam bërë kërkesë, në gjykatë kam shkuar. Rast unik në historinë e planetit për këtë çështje, dhe nuk i jam drejtuar instancave shtetërore pas ndryshimit të administratës. Nuk i jam drejtuar, nuk u jam drejtuar para ndryshimit të administratës, ndonëse unë kisha njohje personale, duke filluar nga kreu i asaj administrate tek punonjës të tjerë. Por nuk e kam bërë atë. Jo. Pra, kjo është e vërteta. Çdo interpretim tjetër, lexoni ato sqarime që ka dhënë Departamenti i Shtetit për një seri mediash shqiptare./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

"PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe

"Dënoj gjithashtu provokacionet e ulëta të Edi Ramës ndaj protestuesve, epitetet, fiksimet, halucinacionet e tij. Njëherë i paraqet agjentë të fuqive të huaja, të vendeve të tjera. Herë tjetër fajin e kanë influencerët. I cili përpiqet t’i përshkruajë ashtu siç nuk janë. Dhe i them ta mbajë gojën sepse një influencere është një personalitet në universin digjital. Dhe është e turpshme t’u vesh epitete apo t’u tregosh ato që tregon ti. Akt i ulët dhe shumë i rëndë provokacioni ishte stampimi në bluzën e tij i flamingos. I kujtoj disa vargje të Fishtës, që njerëz si ai i quan barkderra, dhe i kujtoj se nuk ke asnjë të drejtë morale ti, vrasësi i flamengove me aeroportin që ndërtove, etj me radhe.

Stampo në bluzën tënde Lubinë, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit, Gys Agasin dhe Armand Frangun, ata stampoji, jo flamengot.
Flamengot janë simbol i asaj ndërgjegje të lartë mjedisore që ka arritur rinia shqiptare. Flamingot po mbrohen nga ata të rinj, nga ata qytetarë, pasi ti anulove çdo ligj në kundërshtim me Kushtetutën për t’i zhdukur ato. Dhe tani për të bërë sikur nuk është gjë, na vesh një bluzë më flamengo. Bluzën vishe me Lubinë, vendos edhe dy Lindat, njërën në një krah, tjetrën në krahun tjetër. Mos harro Gysin dhe Armand Frangun, këto të shkojnë ty. Lëri provokimet, bëj zgjidhjen politike. Absolutisht je i pashpresë," tha Berisha./Dosja.al

 

2 ORE ME PARE

"Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet"/ Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

"PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga “antimitingjet” dhe nga organizimi i tubimeve të Partisë Socialiste, duke i cilësuar ato si provokim ndaj protestave qytetare. Duke folur në konferencë për mediat, Kryedemokrati akuzoi Ramën për qëndrim “armiqësor” ndaj protestës së rinisë dhe qytetarëve. Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mbështesin fuqishëm protestën qytetare që po mbahen prej ditësh në vendin tonë. 

"Por unë jam sot këtu për të denoncuar me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm cinik, armiqësor të Edi Ramës dhe rrethit të tij ndaj protestës, kërkesave të protestuesve dhe paralajmëroj se me këtë qëndrim, ai kërkon të zhysë vendin në kaos. Është e pafalshme, e papranueshme përpjekja e tij për të sfumuar uraganin e fuqishëm me antimitingje anakronike, gjoja po festoj 85-vjetorin e partisë së krimit. Është cinike, është poshtëruese dhe fyese për çdo shqiptar t’i kundërvihesh protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë me takimin e zgërbonjave të krimit të PS, takime që ngjasojnë nga alfa tek omega me takimet e mafies.

Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Të heqë dorë nga antimitingjet, të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor të rinisë studentore me antimitingje mafiozësh, banditësh, delinkuentësh të mbledhur me detyrim. U bëj thirrje socialistëve të braktisin antimitingjet e Edi Ramës kudo që janë dhe të mos harrojnë se ato nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e PS. Se ajo parti ka marrë fund, nuk ekziston, është shndërruar në Rivdekjen e saj, që është Rilindja gjoja, që e varrosi PS-në. Ndaj dhe edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe. I bëj thirrje opinionit publik ndërkombëtar, atij politik dhe atij publik, të mbështesin fuqishëm këtë protestë, e cila ka përcaktuar si mision shpëtimin e Shqipërisë nga diktatura autokratike apo narkoregjimi i Edi Ramës," tha Berisha./Dosja.al

 

2 ORE ME PARE

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat dhe mbështetës që t’i bashkohet asaj

"PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, Lideri i opozitës i ka bërë thirrje çdo demokrati dhe mbështetësi që t'i bashkohet protestës që po mbahet prej ditësh në Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë. 

Kryedemokrati e ka cilësuar këtë tubim si protesta që tejkalon kufinjtë e forcave politike dhe që kërkon me vendosmëri fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës dhe kërkon anulimin e një seri ligjesh për të cilat deputetët e PD-së i kanë kundërshtuar. Berisha theksoi gjithashtu se protestës i kanë bërë jehonë edhe mediat më të mëdha të botës. 

"Jam këtu për të shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme të PD-së për protestën madhështore të rinisë dhe qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Protestë, e cila është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër regjimit të Edi Ramës, të bazuar në farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive dhe persistente sa kjo. Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse dhe mbështetës të PD, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës, protestë kjo që tejkalon kufinjtë e forcave politike.

Por, që kërkon me vendosmëri fundin e regjimit autokratik të Edi Ramës. Kërkon anulimin e një seri ligjesh për të cilat deputetët e PD në parlamentin e Shqipërisë kanë votuar kundër në komisione dhe në seancë plenare. I kanë kundërshtuar këto ligje antikushtetuese dhe ligje që vijnë në kundërshtim me direktivat e BE edhe në Gjykatë Kushtetuese. Pra, çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës i PD, por edhe çdo qytetar i Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ka motivet më të fuqishme për të mbështetur këtë protestë, e cila ka marrë krahas përmasave të uraganit në rrugët dhe sheshet e Tiranës, përmasa të papara botërore. Është bërë lajm dhe superlajm i të gjitha agjencive, televizioneve, medieve më të mëdha të botës," tha Berisha./Dosja.al

 

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë