“Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit”/ Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë për të negociuar me ju!
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me socialistët në Tiranë me rastin e 35-vjetorin e PS-së. • Gjatë këtij takimi ai foli për protestat e qytetarëve të cilat kanë përfshirë vendin prej gati dy javësh, ndërsa u ndal edhe tek projekti i Zvërnecit. • Në lidhje me këtë, kryeministri u shpreh se investimi do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë. • Rama deklaroi se nuk ka asgjë për të negociuar me protestuesit, të cilët prej 13 ditësh po protestojnë kundër projektit në Zvërnec dhe kundër qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se zhvillimin në Zvërnec, do e vendosë cilësia e projektit. • Ai theksoi se Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit, duke shtuar se sfida e qeverisë është që të bëjë bashkë natyrën dhe zhvillimin, jo të zgjedh mes të dyjave. • Kryeministri u shpreh se nëse akuzat që janë bërë ndaj tij do të ishin të vërteta, do të ishte po aq i neveritur sa protestuesit. • Ai tha se për këdo që ka interes për mjedisin, biodiversitetin dhe të ardhmen e shpendëve, faktet janë të mjaftueshme për t'i qetësuar. • Lideri i qeverisë tha se dhe ai po të ishte qytetar që informohet nga rrjetet sociale, do kishte dalë në bulevard. • Kjo pasi sipas tij, rrjetet sociale po frynë videot dhe po thonë gjysëm të vërteta. • Lideri i qeverisë, tha se mediat ndërkombëtare kanë folur për protestën, jo për flamingot, por për faktin që projekti lidhet me emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. • Ai u shpreh se në këtë situatë është përfshirë edhe Irani. •Rama e cilësoi Iranin si një një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin. • Rama ftoi të gjithë ata që janë skeptikë për projektin në Zvërnec, të verifikojnë faktet dhe të marrin provat e nevojshme, ndërsa shtoi se qeveria nuk përfaqëson interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë. • Në lidhje me projektin, lideri i qeverisë tha se shteti kërkon të marrë pjesë në investim dhe kërkon pjesë nga investimi në interes të popullit shqiptar. • Rama tha se për të Shqipëria është një amanet i shenjtë, ndërsa theksoi se për shpalljen e Vjosës park kombëtar, qerveria ka anuluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve. • Sipas tij, qeveria ka çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura, ka kryer regjistrimin në Kadastër të 1.3 milionë hektarë pyje dhe ka bërë që ¼ e territorit të Shqipërisë të jetë zonë e mbrojtur.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Lideri i qeverisë, Edi Rama tha se mediat ndërkombëtare kanë folur për protestën, jo për flamingot, por për faktin që projekti lidhet me emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Duke folur në 35 vjetorin e PS-së në Tiranë, ai u shpreh se në këtë situatë është përfshirë edhe Irani.
Ai e cilësoi Iranin si një një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin. Në fund, ai u shpreh se vendi nuk zhvillohet me patriotë që shesin flamuj, qeleshe apo shqiponja, por me investime.
Edi Rama: Një përplasje mes të mëdhenjve nuk është puna jonë. Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do të kishte thënë diçka për Rrjollin. Këtu fjala nuk është për flamingot, Zvërnecin apo ndonjë gjë tjetër, por për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata nuk mund t’i përdorin shqiptarët si ‘mish për top.
Kam dëgjuar ca molotovarë që thonë nuk ka lidhje fare Irani këtu, kjo është një protestë bio. Protesta e atyre që janë shqetësuar për Zvërnecin është bio, por ajo që bëjnë vendet të cilat futen armiqësisht në trupin e një vendin tjetër, është shfrytëzimi i protestave bio, i mërzive, sëkëlldimeve bio dhe pastaj e dinë ata çfarë bëjnë se duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e të vetmit vend armik të Shqipërisë, të Republikës Khomeiniste të Iranit.
Nuk është e rëndësishme sa shumë ka lidhje të drejtpërdrejta një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin tënd. Nuk është si fijet që priten, por sesi të shfrytëzon ty për ta bërë çorap vendin tënd.
Si shpjegohet që është hedhur përpjetë gjithë dynjaja në Greqi? Sepse jemi futur në territorin e një konkurrence të ashpër që ka vite që e zotëron këtë treg. O do të pranojmë që do të rrimë mbrapa, o do të vendosim që do të ecim për të kaluar në ligën e tyre përfundimisht.
O do të pranojmë që Greqia, Kroacia, Mali i Zi do t’u ofrojnë mikpritje atyre që janë më të pasur dhe ne do të jemi vendi që do të vijnë me bukë me vete turistët, o do të bëhemi si Dubai në kuptimin e atraksionit për Lindjen e Mesme. Do t’i themi jo investitorit arab, mos hajde se ne kemi frikë të ëndërrojmë, të zhvillohemi, të rritemi, të pasurojmë vendin tonë? Me çfarë do ta bëjnë Shqipërinë këta patriotët, do të shesin flamuj, qeleshe apo shqiponja?./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama taksirati i qenurit i madh, siç është sipas tij PS-ja, është që duhet të përballesh me të gjitha erërat dhe stuhitë. Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e PS në Tiranë, Rama u shpreh se Shqipëria e vitit 2030 do jetë në BE dhe do jetë vendi për të cilin të gjithë do të jenë krenarë.
“Si do bëjmë ne, për herë të parë, një kompani ka pranuar të konsiderojë kërkesën për të ardhur në Evropë, për të ardhur në Zvërnec? Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët? Ne jemi PS, taksirati i qenurit i madh është që duhet të përballesh me të gjitha erërat, stuhitë, jemi bërë shumë të fortë, të pathyeshëm. Përgjigjja jonë është, ne jemi këta që jemi. Ne jemi këtu për Shqipërinë dhe Shqipëria e 2030 do jetë në BE, do jetë vendi për të cilin ne të gjithë do jemi krenarë. Jini ambiciozë, ëndërroni, guxoni, besoni dhe vazhdoni përpara, të gjithë së bashku, sepse është një popull i tërë që na ka zgjedhur për të udhëhequr”, theksoi ai./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi projektin i cili pritet të zhvillohet në Zvërnec si investimin më të madh që i ka ardhur ndonjëherë Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e PS, Rama u shpreh se nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do kishte folur për Rrjollin.
Ai tha se vendit i duhet sa më shumë turizëm elitar, sepse Shqipëria nuk mund të mbetet vetëm me turizmin masiv. Rama shtoi se sfida e qeverisë është të respektojë dhe të mbrojë natyrën duke u zhvilluar.
“Në fund, më lini të kthehemi te ne. Jemi në një moment kur ajo që po ndodh me shumëkënd që nuk del në protestë apo që nuk e mbështet atë protestë për ndonjë parti të vjetër, të re apo edhe në bark të bulevardit, fatkeqësisht po krijon një lloj sakëlldie ndaj nesh. Kjo duhet të na shqetësojë ne, prandaj zgjedhjet e radhës në parti duhet t’i ushqejmë me një proces të ndershëm për ata njerëz që kanë nevojë të shohin një perspektivë të qartë, të cilën e ka vetëm Partia Socialiste.
Të gjithë duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh nuk është vetëm ajo që duket, por është shumë më delikate dhe më e rëndësishme për të ardhmen sesa një investim në Zvërnec. Pa llogaritur ulërimat dhe zhurmat e një kategorie njerëzish që kujtojnë se u bë deti kos. Një grup karnavalesh, të dëgjuar për shumë arsye, kanë dalë si kërpudhat pas shiut për të ngushëlluar paaftësinë e tyre dhe pamundësinë për të dhënë shumë më tepër.
Kjo është shumë më e ndërlikuar se kaq. Ky është investimi më i madh që i ka ardhur Shqipërisë në historinë e saj dhe ky vend nuk e ka luksin, kurrsesi, ta refuzojë. Natyrisht që për këtë investim ka vend për debat dhe vigjilencë; kjo është e drejtë dhe demokratike. Por ajo që nuk është e drejtë dhe nuk është e tolerueshme është që sa herë guxojmë të kemi një ambicie të madhe, ajo shpallet krim para se të projektohet, sapo thuhet, sapo artikulohet.
Çdo përpjekje për zhvillim bëhet armike e natyrës. Natyra nuk mbrohet duke mbajtur një vend të varfër. Na thonë të mbrojmë Vjosën se është i vetmi lum i egër, ndërkohë që ata i kanë zbutur të gjithë lumenjtë e tyre. Sfida jonë është të respektojmë dhe të mbrojmë natyrën duke u zhvilluar. Ne nuk jemi budallai i lagjes. Shqipëria i ka të gjitha ato që i duhen dhe ajo që duhet shtuar është guximi për të ëndërruar më fort dhe kuraja për të përballuar investime të tilla të mëdha.
Një përplasje mes të mëdhenjve nuk është puna jonë. Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do të kishte thënë diçka për Rrjollin. Këtu fjala nuk është për flamingot, Zvërnecin apo ndonjë gjë tjetër, por për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata nuk mund t’i përdorin shqiptarët si ‘mish për top’.
Ne na duhet sa më shumë turizëm elitar, sepse çdo lek që vjen është dyfishi i asaj që futet në ekonominë e komunitetit dhe të vendit. Këta turistë vijnë me shumë para, pak trafik dhe pak plehra. Shqipëria nuk mund të mbetet vetëm me turizmin masiv, nuk mund të mbetet pas Greqisë dhe Malit të Zi. Shqipëria është e thirrur vetëm që të hapë portën.
Ky vend ka disa bekime, që ua detyron të parëve tanë; i detyrohet besës dhe mikpritjes. Gjyshërit tanë nuk i dorëzuan hebrenjtë dhe historia e shqiptarëve është ajo e njerëzve që, përtej feve, kanë zotëruar respektin për tjetrin dhe për mikun”, u shpreh Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit. Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e PS në Tiranë, Rama u shpreh se investimi ka shumë vend për debat dhe vigjilencë, por ajo që nuk është e drejtë është se sa herë vendi ka ambicinen për diçka dënohet.
Lideri i qeverisë theksoi se sfida e qeverisë është që të bëjë bashkë natyrën dhe zhvillimin, jo të zgjedh mes të dyjave.
“Jemi në një moment që po ndodh me ata që nuk po dalin në atë protestë, apo nuk po e mbështesin atë protestë, për një parti të vjetër, të re, apo ende në bark të bulevardit, po ndjen sëkëlldi me maraz për ne. Prandaj procesin e mëtejshëm ta shoqërojmë me një reflektim, për ata njerëz të arsyeshëm, që kanë nevojë të udhëhiqen dhe të shohin perspektivën e qartë që me vete e ka vetëm PS. Kjo që po ndodh nuk është vetëm ajo që duket, është shumë më delikate dhe më e rëndësishme për të nesërmen.
Të cilët kanë dalë si kërpudha pas shitur, që të ngushëllojnë hallet e tyre, paaftësitë e tyre dhe pamundësitë e tyre për të dhënë me të mirën. Ky është investimi më i madh që i ka ardhur si mundësi Shqipërisë në historinë e saj dhe ky është një investim të cilin Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë. Për këtë investim ka shumë vend për debat dhe vigjilencë, por ajo që nuk është e drejtë dhe e patolerueshme është se sa herë kemi ambicien për diçka dënohet. Sfida jonë dhe e kohës është që të mos zgjedhim mes natyrës dhe zhvillimit. Sfida jonë është që t’i bëjmë të dyja. Të rrisim përgjegjësinë ndaj mjedisit, natyrës dhe historisë”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asgjë për të negociuar me protestuesit, të cilët prej 13 ditësh po protestojnë kundër projektit në Zvërnec dhe kundër qeverisjes së tij. Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e PS në Tiranë, Rama u shpreh se zhvillimin në Zvërnec, do e vendosë cilësia e projektit.
Sipas tij edhe partitë e reja, që mbeten të vogla, kërkojnë 'një copë' nga protesta. Në fund ai tha se protestuesit kanë bërë një gjë të jashtëzakonshme për Tiranën, pasi kanë pastruar zhulin e 'molotovarëve', duke nënkuptuar protestat e opozitës.
“Halli është se kur unë i them këto, përgjigja juaj është nuk ka negociata. Unë nuk kam asnjë negociatë me ju, sepse nuk negocioj kontratën me ata që më kanë votuar. Ta bëjmë Shqipërinë një princeshë të turizmit bregdetar, këto nuk negociohen. Unë jam në dispozicion në çdo kohë, për mënyrën si të harmonizojë mjedisin. Lidhur me fatin e zhvillimit në Zvërnec, do e vendosë cilësia e projektit. Ikni hijenave që iu janë mbledhur rrotull, se jeni të parët që do mbyteni në jargët e asaj urie për pushtet, që uë dhe socialistët e njohim nga shumë larg. E fshehin nën qeleshet a[ flamujt që i hedhin në qafë.
Nëse do ta shpëtoni Shqipërinë, bashkohuni me ne, me PS, e cila ka nevojë, ka shumë nevojë për këdo që nuk bie dakord me çfarë nuk shkon, por është gati të luftojë me ne, për t’i bërë gjërat më mirë. Me Shqipërinë në zemër, dhe mendjen në punë. Megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se po u dëmtohet sezoni, forca të ndryshme hedhin gurë, nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën. Njësoj si opozita, deri tek tabakatë, që mbledhin like duke ecur me pasqyrë përpara. Edhe partitë e reja, që mbeten të vogla, kërkojnë një copë aty. Me të tërë këta, ne nuk kemi asnjë punë. Ndërsa për të rinjtë e të rejat kam simpati. Fundja, një gjë të jashtëzakonshme e kanë bërë për Tiranën, kanë pastruar zhulin e molotovarëve”, theksoi ai./Dosja.al

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë ata që janë skeptikë për projektin në Zvërnec, të verifikojnë faktet dhe të marrin provat e nevojshme. Në 35-vjetorin e PS në Tiranë, Rama u shpreh se qeveria nuk përfaqëson interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë.
Sipas tij, ishulli nuk shitet, nuk jepet me qira dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar. Rama theksoi se shteti kërkon të marrë pjesë në investim dhe kërkon pjesë nga investimi në interes të popullit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama: Ejani të verifikoni vetë faktet, merrni provat e nevojshme për t’u ndjerë të lehtësuar dhe krenarë se si institucionet tona e kanë menaxhuar qoftë interesimin për Sazanin dhe për interesimin për Zvërnecin. Ne nuk përfaqësojmë interesat investitorëve, ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe në emër të atyre të interesave në tryezë ne kemi bërë dy kërkesa kryesore: ishulli nuk shitet, nuk jepet me qira dhe është e mbetet pronë e shtetit shqiptar. Ndërkohë që shteti kërkon të marrë pjesë në investim dhe kërkon pjesë nga investimi në interes të popullit shqiptar.
Nuk ka njeri që nuk kupton se shitësit dhe tradhtarët nuk marrin pronë për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për popullin, nuk do e kishin problem fare që t’i bënin të gjitha këto që na akuzojnë ne dhe më akuzojnë mua. Unë nuk jam si ata, që i dëgjojnë këto ditë me vëmendje të theksuar ato sirena. Ejani të ballafaqoheni me të gjithë kërkesat që kanë lënë institucionet. Ejani shikoni se si janë tërhequr investitorët nga aplikimet sepse kërkesat tona kanë qenë rigoroze. Nuk është vetëm një investim, është një xhevahir që ne duam të lenë në Mesdhe në emër të Republikës së Shqipërisë. Ejani të shikoni se kush iu ka thënë në mënyrë të përbindshme, që ne kemi ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura është një rrenë./Dosja.al

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse akuzat që janë bërë ndaj tij do të ishin të vërteta, do të ishte po aq i neveritur sa protestuesit. Në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë, Rama u shpreh se për këdo që ka interes për mjedisin, biodiversitetin dhe të ardhmen e shpendëve, faktet janë të mjaftueshme për t'i qetësuar.
Kryeministri tha se shumë shtete kanë rënë në kurthin e manipulimit të rrjeteve sociale.
Edi Rama: Merita i takon atij që është në arenë, që guxon, gabon, sepse nuk ka përpjekje pa gabime. Atij që njeh entuziazmin e madh dhe e shpenzon veten për një kauzë të drejtë.
Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka një vend apo ditë më të duhur sa kjo e sotmja që t’ju drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë me ne.
Duke nisur me ata që janë në protestë, nga unë dhe qeveria e PS-së lutem që të më dëgjojnë, sepse ndryshe nga shumëkush mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them përpara 800 mijë shqiptarëve që më kanë besuar udhëheqjen.
E përsëris dhe e them: po të ishin të vërteta ato që u është mbushur mendja, do të isha edhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush.
Po jetojmë këto ditë ato zhvillime të rrjeteve sociale, ku shumë shtete kanë rënë në kurthin e manipulimit. Prandaj unë dhe cilido që është i interesuar të mbrojë interesin publik dhe ka interes për mjedisin, biodiversitetin dhe të ardhmen e shpendëve, i them se faktet që ne kemi në dispozicion janë të mjaftueshme për të qetësuar këdo./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se është në dieni se çfarë nuk shkon në Shqipëri, pasi ia kërkon detyra dhe respekti që ka për të gjithë ata që e kanë besuar këtë detyrë për 4 mandate. Në 35-vjetorin e PS në Tiranë, Rama u shpreh se është krenar për atë që i ka dhënë PS-së.
Rama: Sot nuk harrohet asnjë nga veteranët e luftës, që u bënë krah i fortë. Nuk krenohem para jush se kam bërë gjithçka mirë, se kam qenë i pagabueshëm apo se nuk i kam hyrë në hak askujt. Kam gabuar jo një herë dhe, pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë ta kem bërë pa qëllim.
Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider dhe së bashku me PS-në ia kemi ngritur kokën Shqipërisë. Sot, kudo qoftë, e thotë pa asnjë siklet: jam shqiptar dhe jam krenar se ne dhe askush tjetër do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon.
E di shumë më mirë se çfarë nuk shkon në këtë Shqipëri që kemi ndërtuar me mund. Ma kërkon detyra dhe ma imponon respekti që kam për të gjithë ata që më kanë besuar këtë detyrë për 4 mandate./Dosja.al

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Rama jep dorëheqje!
View this post on Instagram
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura. Gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, Rama u shpreh se qeveria ka kryer gjithashtu regjistrimin në Kadastër të 1.3 milionë hektarë pyje, mbi mesataren e BE.
Më tej, kryeministri tha se ¼ e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur. Rama citoi Faik Konicën, duke thënë: “Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”.
“Ajo e epopesë të rilindjes së Tiranës ka qenë një rrugë me vështirësi, që sot është zor se do të mësohet. Që atëherë unë e mora me mend se është në këtë vend është zor që të hidhet një hap përpara, pa u hap një sherr që të hidhet mbrapa.
Ashtu sikurse ajo rrugë më mësoi që ajo rrugë është gjithnjë me hapin që hidhet përpara dhe asnjëherë me hapin që hidhet përpara dhe me jo me hapin e zhurmshëm për t’u kthyer mbrapa, që atëherë më flet gjithmonë Faik Konica: Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. Kur më pas morëm mandatin e asaj shumice, për të rilindur Shqipërisë e lindur në boshllëk, në borxhe, dy janë vendimet e para që morëm, ishin e vendosja e Ismail Qemalit si dhe ndalimin I importit të plehrave.
Ndalimin e importit të plehrave dhe heqjen e maleve të plehrave të grumbulluara kudo. Ishim ne që pastaj kryem regjistrimin në Kadastër të 1.3 milionë hektarë pyje, mbi mesataren e BE. Ishim ne që nëpërmjet të memorandumeve për pyjet dhe pemët. Flitet tani për zonat e mbrojtura, por ajo që nuk është e mirë është fakti që ligjin e parë me standardet e BE për zonat e mbrojtura e bëri qeveria jonë në mandatin e saj të parë. Ishim ne që gjatë mandatit të dytë dhe të tretë e kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura. ¼ e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje. Gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, Rama u shpreh se për të Shqipëria është një amanet i shenjtë.
Rama tha se për shpalljen e Vjosës park kombëtar, qerveria ka anuluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve.
“Leje të dhëna qorrazi në shtretërit e lumenjve në lumin e Valbonës kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve. Për shpalljen e Vjosës park kombëtar, kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Nuk i është dhënë mbrojtje kaq e fortë, e shpëtuam Vjosën nga hidrocentralet. Jemi në betejë me një krimnel, kur i mori Shqipërisë 110 milionë euro në arbitrazh, dhe ata opozitarë shpërndanin para zgjedhjeve fletushkën se ikën 110 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve. Ai llum i sjellë në Shqipëri, nuk ka marrë asnjë qindarkë, por po përballet me drejtësinë në Belgjikë. Hidrocentrali i tij monstruoz iku për skrap. Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, flamuri i ngritur në Vlorë nga plaku legjendar i pavarësisë, nuk ka qenë çarçaf patriotizmi, por për ne, për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe në zemrën time”, theksoi ai./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se para 20 vitesh kishte më shumë pemë të prera se të mbjella. Gjatë fjalës së mbajtur në 35-vjetorin e themelimit të PS, Rama u shpreh se ka bërë gjithnjë sa kam mundur kundër pisllëkut që mbulonte vendin.
Lideri i qeverisë tha se 90 për qind e pemëve në Tiranë janë mbjellë, pas kohës që ai ka ardhur në pushtet. Sipas tij, shumë pemë shtatlarta kanë qenë fidanë të mbjellë me sherr, sepse duheshin shkulur kioska dhe ndërtime.
Edi Rama: E vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo në atë bashkësi protestuesish nuk është si duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj njësoj për hir të natyrës shqiptare, për mjedisin, jetën, natyrën dhe kohën.
Qysh sa kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë gjithnjë sa kam mundur kundër pisllëkut dhe për pastërtinë. Shumë prej atyre që janë në bulevard apo mbështeten nga rrjetet sociale janë shumë të rinj për të kujtuar Tiranën para 20 vitesh, kur kishte më shumë pemë të prera se të mbjella.
90 për qind e pemëve që shohin në rrugët e Tiranës i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu, në kohën kur dola nga zyra dhe lashë 55 mijë rrënjë pemësh e shkurresh. Shumë pemë shtatlarta kanë qenë fidanë të mbjellë me sherr, sepse duheshin shkulur kioska dhe ndërtime./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se projekti i Zvërecit është më shumë se 1/7 e prodhimit të vendit. Nga festa për 35-vjetorin e PS në Tiranë, kryeministri u shpreh se investimi do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe sociale të Shqipërisë.
Rama tha se dhe ai po të ishte qytetar që informohet nga rrjetet sociale, do kisha dalë në bulevard. Kjo pas sipas tij, rrjetet sociale po frynë videot dhe po thonë gjysëm të vërteta.
“Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, PS, puna E solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35 vjetori të lindjes së PS, një masë e madhe njerzish të dilnin vrullshëm. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë, për investimin madhor që do ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe sociale të Shqipërisë. Ky investim është më shumë se 1/7 e prodhimit të vendit tonë. E vërteta është që edhe unë po të isha qytetar që informohet nga rrjetet sociale, duke dëgjuar dhe parë turlilojet e gjysmë të vërtetave, të fryra nga lloj lloj videsh dhe fotosh, pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, gradaçela mbi lagunën d he mbi Sazanin, do kisha dalë në bulevard”, theksoi ai./Dosja.al