Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
• Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish sot në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulaj. • Protestuesit arritën që të shembin një pjesë të rrethimit të gardhit me tela me gjemba, i cili u vendos para disa ditësh. • Më pas banorët u futën në brendësi të kantierit, ku u përplasën edhe me efektivët e policisë. • Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, banorët kanë lëshuar thirrje kundër klasës politike në vend. • Një banor është shprehur se kërkojnë të drejtën e tyre, duke akuzuar se pronat u janë rrëmbyer, ndërkohë thekson se do të heqin të gjithë rrethimin. • Prej afro një viti banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë këtë projekt, me pretendimin se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka tjetërsuar certifikatat e pronësisë, duke përvetësuar truallin dhe duke ia shitur investitorit që do të ndërtojë resortin turistik përballë bregdetit të Velipojës. • Që prej muajit janar të këtij viti, kur ndërtuesi nisi sistemimin e zonës me ekskavatorë, banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar pothuajse çdo ditë, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e kompanisë, si dhe me rojet private të vendosur nga investitori. • Përplasjet e dhunshme janë pasuar nga shoqërime dhe procedime të shumta për banorët e Baks-Rrjollit, kurse ndërhyrjet në terren për ndërtimet kanë vijuar, ndonëse çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës. • Po ashtu, banorët prej 2 javësh, i janë bashkuar protestave masive në Tiranë, duke e konsideruar situatën si vjedhje të pronës private
7 artikuj për këtë temë.
RRJOLL- Një debat mes banorëve të Rrjollit të cilët kanë dalë në protestë ditën e sotme dhe policisë është zhvilluar pak minuta më parë. Debati është zhvilluar ndërsa banorët po tentonin të shembnin murin rrethues.
Njëri prej banorëve i është drejtuar policit duke i thënë se duhet ta zbatojnë ligjin njësoj për të gjitha palët, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se policët kanë qenë shumë korrekt në punën e tyre.
Banori: Po me qenë toka jote? Jemi bijtë e këtij populli.
Efektivi: Policët kanë qenë shumë korrekt.
Banori: Jo të tanë. Ka qenë një polic që ia ka kthyer duart si me pas vrarë dikënd. Nuk iu vë faj. Por ju duhet e bërë ndonjëherë ligjin. Nëse ma mbron ligjin në të dy anët të jap dorën. Po ti ligjin vetëm te unë, jo te ai.
Protestuesit pretendojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj u ka rrëmbyer tokat, për të cilat janë ende në procese gjyqësore. Ata thonë se kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa duke iu bashkuar refrenit të protestave në Tiranë, në kor bënë thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg” dhe “Edi Rama jepe dorëheqjen”./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Arlind Qori bashkë me deputetin Redi Muçiu iu bashkuan protestës kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll. Qori është shprehur për mediat se rrethimi i kantierit me tela me me gjemba është i paligjshëm, pasi pengon edhe kalimin e qytetarëve në det.
Ai theksoi gjithashtu se ndërtimet në zona të mbrojtura dhe kufizimi i aksesit publik në bregdet përbëjnë shkelje të interesit publik dhe favorizim të interesave private.
“Si mund të rrethosh me tela me gjemba, kalimin e qytetarëve në det. Kjo është e paligjshme dhe është mbështetur mbi vjedhjen e pronave të qindra qytetarëve. Pronarët me letra janë 1 e 2, ndërsa të shpronësuarit nga oligarkët janë me qindra. Padrejtësi ndaj pronarëve legjitim, ndaj publikut të gjerë. Këtu janë zona të mbrojtura, si mund të ndërtohet në këtë mënyrë. Përparësinë e kanë ata, ne jemi solidarë me ta”, tha Qori./Dosja.al
VELIPOJË- Tensione janë regjistruar sërish në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorët kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të resortit turistik. Në një moment, banorët kanë hequr gardhin metalik që rrethon zonën e punimeve. Siç shihet nga pamjet, protestuesit vijojnë të heqin rrethimin, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë, duke mos rënduar edhe më shumë situatën.
Protestuesit pretendojnë se Ulaj u ka rrëmbyer tokat, për të cilat janë ende në procese gjyqësore. Ata thonë se kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa duke iu bashkuar refrenit të protestave në Tiranë, në kor bënë thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg” dhe “Edi Rama jepe dorëheqjen”./Dosja.al
VELIPOJË- Protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga Bashkim Ulaj, është shoqëruar me tensione të forta. Mësohet se një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës. Konkretisht ai ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë momentit të përplasjes ndërsa hiqej rrethimi i kantierit të ndërtimit.
Siç shihet edhe në pamje, protestuesi është marrë nga ambulanca për t’i dhënë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik sa i takon gjendjes shëndetësore. Protestuesit patën edhe një përplasje me policinë teksa po hiqnin gardhin rrethues. Me thirrjen "Rama në burg, Berisha në burg", "poshtë diktatura", banorët e Rrjollit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike në vend./Dosja.al
VELIPOJË- Tensione janë regjistruar në protestën e zhvilluar në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorët e zonës janë përplasur me forcat e policisë në vendin ku po vijojnë punimet për ndërtimin e resorti, projekt të cilin ata e kundërshtojnë prej kohësh. Pasi janë përplasur me policinë, banorët kanë tentuar të heqin një pjesë të rrethimit me kangjella.
Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, banorët kanë lëshuar thirrje kundër klasës politike në vend. Sipas banorëve, situata është përshkallëzuar që prej janarit të këtij viti, kur punimet në terren nisën me mjete të rënda, çka ka sjellë protesta të përditshme dhe përplasje fizike me punonjës të kompanisë ndërtuese, si dhe me roje private të vendosura nga investitori.
Përplasjet janë shoqëruar me shoqërime dhe procedime të shumta ndaj banorëve, ndërsa punimet në zonë kanë vijuar, pavarësisht se çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës. Banorët thonë gjithashtu se prej dy javësh i janë bashkuar edhe protestave masive në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një “vjedhje të pronës private” dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e konfliktit./Dosja.al
VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot protestë, pasi kantieri ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin, u rrethua me tela dhe mure të larta. Siç shihet edhe në pamje, banorët kanë arritur të heqin rrethimin dhe janë futur brenda kantierit të ndërtimit.

Një ditë më parë, gjatë protestës për Zvërnecin në kryeqytet, një prej qytetarëve i ftoi të gjithë të ishin të pranishëm për të hequr gardhin në Rrjoll./Dosja.al

VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë dalë sot në protestë, pas rrethimit të truallit me tela me gjemba pak ditë më parë. Banorët kanë kundërshtuar ndërtimin e resortit turistik në tokat për të cilat kanë pretendime pronësie. Një banor është shprehur se kërkojnë të drejtën e tyre, duke akuzuar se pronat u janë rrëmbyer. Ai thekson më tej se do ta heqin rrethimin.
“Kërkojmë të drejtën tonë. Na kanë rënë në qafe. Është e disata herë që protestojmë. As nuk na shkon ndërmend me u përplas. Nëse mundemi do e heqim rrethimin. Për shtetin kemi thirrje, mos na bjer në qafë”, tha një protestues.
Prej afro një viti banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë këtë projekt, me pretendimin se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka tjetërsuar certifikatat e pronësisë, duke përvetësuar truallin dhe duke ia shitur investitorit që do të ndërtojë resortin turistik përballë bregdetit të Velipojës.
Që prej muajit janar të këtij viti, kur ndërtuesi nisi sistemimin e zonës me ekskavatorë, banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar pothuajse çdo ditë, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e kompanisë, si dhe me rojet private të vendosur nga investitori.
Përplasjet e dhunshme janë pasuar nga shoqërime dhe procedime të shumta për banorët e Baks-Rrjollit, kurse ndërhyrjet në terren për ndërtimet kanë vijuar, ndonëse çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës. Po ashtu, banorët prej 2 javësh, i janë bashkuar protestave masive në Tiranë, duke e konsideruar situatën si vjedhje të pronës private./Dosja.al