LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës/ Grupit kriminal iu kap mbi 6.7 tonë kokainë brenda një viti! Porositës edhe Orgest Birçaj

Hamzai dhe Koçeku financonin laboratorë droge në Amerikën Latine, organizonin furnizimin dhe transportin e narkotikëve, si dhe bashkëpunonin me Orgest Birçajn, Elton Memetin, Adrian Ramën, për shpërndarjen e drogës në Itali, Angli, Zvicër dhe vende të tjera europiane.

13 Qershor 2026, 14:04 Nga E. D
SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës/ Grupit kriminal iu kap mbi
SPAK

TIRANË- Dosja hetimore e grupit kriminal të goditur nga SPAK ka zbardhur detaje se si grupi i Luçiano Koçekut dhe Alfredo Hamzait trafikonin drogën nga Amerika Latine në Europë dhe më pas pastrohej në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimeve.  Sipas dosjes hetimore, Alfredo Hamzai dhe Luciano Koçeku janë "kokat" e rrjetit ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt Europës. 

Hamzai dhe Koçeku financonin laboratorë droge në Amerikën Latine, organizonin furnizimin dhe transportin e narkotikëve, si dhe bashkëpunonin me Orgest Birçajn, Elton Memetin, Adrian Ramën, për shpërndarjen e drogës në Itali, Angli, Zvicër dhe vende të tjera europiane.

Në dosje përmenden gjithashtu Dritan Aga, Arsen Gerbi dhe Muhamet Mersini si persona të angazhuar në laboratorët në Ekuador, ndërsa Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi dyshohet se ishin pjesë e rrjetit të drejtuar nga Luciano Koçeku. Anëtarët e grupit ndihmonin njëri-tjetrin në trafikimin e drogës dhe në pastrimin e miliona eurove të përfituara nga aktiviteti kriminal.  Sipas dosjes, mbi 6.7 tonë kokainë është sasia e drogës që i është sekuestruar dy grupeve kriminale të goditura nga SPAK. 

Në disa raste, sipas hetimeve, droga dyshohet se është fshehur në ngarkesa si qymyr, fruta apo produkte të tjera tregtare. Në disa episode, droga është kapur në Spanjë, Holandë, Britaninë e Madhe dhe Itali, ndërsa rezulton të jetë porositur nga Luçiano Koçeku, Alfredo Hamzai dhe Orgest Birçaj gjatë vitit 2020. Pasi trafikohej në vendet e BE, droga shitej me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram.

 PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Ky aktivitet është i shtrirë në disa vende, ku përveç aleancave dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me grupe të ndryshme kriminale që operojnë në shtete të ndryshme (si hollandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane, britanike, si dhe kartele të drogës nga Kolumbia, Paraguaji dhe Ekuadori), grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë mes tyre në këtë veprimtari, ose ndihmojnë njëri-tjetrin në procese të ndryshme, sipas njohjeve dhe lidhjeve që kanë në vendet ku transportohet lënda narkotike. Alfredo Hamzai, Luciano Koçeku, mundësojnë zinxhirë të ndryshëm të veprimtarisë kriminale duke patur kontroll të plotë si të burimit prej nga vjen lënda narkotike, të pikave se ku do të kalojë tranzit dhe më pas në transportimin drejt magazinave  tek përpunimi kimik ka pajisje gjurmuese të tjera veç atyre të vendosur nga ata; me transportin më pas nëpër Europë si Belgjikë, Hollandë, Itali, Mbretëri e Bashkuar.

Dy personat nën hetim Hamzai e Koçeku kanë bashkëveprim të vazhdueshëm, të cilët investojnë dhe shpenzojnë në lidhje me një laboratorë të ndodhur në Kolumbi e Ekuador, me përgjegjës shtetas shqiptar, i cili siguron furnizim, përpunim, rrugë transporti për shumë grupe kriminale shqiptare; përfshihen në trafikim të lëndëve narkotike nga këto shtete, e dokumentuar kjo me kapjen e sasisë prej 441 kg në Barcelonë Spanjë; përfshihen në përpunimin e lëndës narkotike në Belgjikë, me qëllim trafikimin më pas në vende të tjera; si dhe përfshihen në transportim të lëndëve narkotike nga këto shtete në drejtim të Evropës, duke ndarë fitimet dhe shpenzimet; ata ndihmojnë njëri-tjetrin në dërgimin e forcës punëtorë në laboratorin në Ekuador, siç është rasti i personit nën hetim Dritan Aga, Arsen Gerbi dhe Muhamet Mersini; udhëtimi i cili organizohet nëpërmjet prerjes së biletave pranë agjensisë nëpërmjet personit nën hetim Orgest Birçaj, nëpërmjet shoqërisë “Top Seven” sh.p.k., me aktivitet ndër të tjera agjensi udhëtimi. Personi nën hetim Alfredo Hamzai dhe Luciano Koçeku për shkak të lidhjeve direkte me laboratorin e ndodhur në Ekuador e Kolumbi, konsiderohen si furnizues të lëndës narkotike, sipas kërkesave që kanë personat nën hetim O.S, Orgest Birçaj, Adrian e Elton Memeti; personi nën hetim Alfredo Hamzai, siguron informacione në lidhje me ngarkesat që kontrollohen dhe problematikat që ata kanë në trafikimin që vetë personat nën hetim kryejnë në kuadër të trafikimit të lëndës narkotike; ndërsa personi nën hetim O.S për shkak të lidhjeve që ai ka në Shqipëri ofron informacione nëse në Shqipëri ka të dhëna për personat nën hetim.

Nga ana tjetër sigurohet treg për shitje masive si dhe transport në vende të ndryshme të Evropës si në Itali nëpërmjet personave nën hetim Orgest Birçaj dhe O.S, të cilët kanë rrjetin e tyre të trafikimit, në Angli nëpërmjet personit nën hetim Luciano Koçeku dhe në Zvicër nga personat nën hetim Elton Memeti dhe Adrian Rama; ata sigurojnë lëndë narkotikë dhe transport për njëri-tjetrin sipas kërkesave të shpejta që ata, duke bashkëvepruar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme në drejtim të veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndë narkotike.

Personi nën hetim Luciano Koçeku nga ana tjetër ka rrjetin e tij të trafikimit të lëndëve narkotikëve të drejtuar, pjesë e të cilit janë vëllëzerët e tij Luciano Koçeku të cilët veprojnë nën drejtimin e këtij të fundit kryesisht në Angli dhe Belgjikë si dhe personat nën hetim Astrit Vladi e Kastriot Vladi, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar për të cilët po vijojnë hetimet. Personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale e njohin njëri-tjetrin; ndihmojnë njëri-tjetrin në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe ato organizohen në pastrimin e parave, si dhe ndihmojnë njëri-tjetrin me veprime aktive konkrete në këtë veprimtari të pastrimit të parave, duke gjeneruar dhe pastruar miliona euro nga kjo veprimtari kriminale. 

Episodet e trafikimit:

-Personat nën hetim Alfredo Hamzai, Orgest Birçaj dhe Luçiano Koçeku në bashkëpunim të vecantë me njëri-tjetrin, me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë trafikuar lëndën narkotike “Kokainë” prej 441 kg në Spanjë, Barcelonë ku janë arrestuar shtetasit Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj e Gian Luca Ciprian.

-Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin e me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë përpunuar në mënyrë masive lëndë narkotike në magazinat e ndodhura në Belgjikë dhe Holandë, ku gjatë kontrolleve të kryera në këto magazina janë konstatuar, ndër tjera, përbërës kimik, lëndë narkotike, pajisje e shënime për shpenzime të kryera nga personat nën hetim.

-Në kuadër të kësaj veprimtarie kriminale janë përftuar të dhëna në lidhje me rënie të sasive të konsiderueshme, gjatë trafikimit me të njëjtën mënyrë të vepruari të grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku të dërguara nga Paraguaji nëpërmjet shoqërisë Maxi Grans në pronësi të shtetasit Luis Sebrano, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.

-Në datat 17 dhjetor 2020 janë sekuestruar 600 kg; në datën 25 dhjetor janë sekuestruar 1.2 ton; në datën 24 dhjetor janë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike kokainë dhe në datën 24.04.2020 një ton (sasi për të cilat Luçiano Koçeku është shprehur se i janë sekuestruar nga autoritetet ligjzbatuese).

-Më datë 29.05.2020, në Angli u sekuestrua një sasi prej 162 kg kokainë e trafikuar nga grupi kriminal. esohet se gjatë periudhës 2 maj – 29 maj 2020 është trafikuar një sasi totale prej 882.5 kg, e cila i atribuohet grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku. kokaine në Portine

-Në datën 28.10.2020 është sekuestruar sasia prej 1.435 kg lëndë narkotike Roterdamit, që i përket personit nën hetim Alfredo Hamzai.

-Në datat 21.06.2020 është sekuestruar në Itali lëndë narkotike “cannabis sattiva' dhe në datën 01.07.2020 është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 22.026 kg kokainë që i përket personit nën hetim Orgest Birçaj./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë