LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam dijeni për veprimet e saj. Kryemadhi: Boll u more me llafe grash

Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, të cilët janë të pranishëm në sallë. Ashtu si edhe në seancën e kaluar, avokati Llanaj nuk është lejuar të hyjë në sallën e gjyqit. Shkak është bërë refuzimi i tij për t’iu nënshtruar kontrollit të çantës nga punonjësit e sigurisë së gjykatës. Ndërkohë, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kundërshtuar akuzat që rëndojnë mbi klientin e tij. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Cakrani ka deklaruar se ato nuk mbështeten në prova dhe se çështja CEZ-DIA nuk qëndron ligjërisht. Ish-Presidenti Ilir Meta hodhi poshtë akuzat që lidhen me çështjen CEZ-DIA, duke deklaruar se pretendimet Dritan Prifti janë të pavërteta. Meta ka përmendur dëshminë e njërit prej ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek, ku deklaron ai ka thënë në vitin 2011 se nuk e njeh Kastriot Imsailajn dhe ai që ia ka prezantuar ka qenë Qazim Tepshi, ambasadori i Shqipërisë në Çeki.

7 artikuj për këtë temë.

15 ORE ME PARE

Avokati i Metës: Ai mendon se Shatku është komplotist, përmendet 327 herë në dosje

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
Ilir Meta

TIRANË- Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani, duke folur gjatë një deklarate për mediat pas seancën në GJKKO, komentoi edhe debatin mes ish-bashkëshortëve Meta dhe Kryemadhi. Cakrani tha se agravimi i Metës erdhi pasi në dosje kushëriri i Monika Kryemadhit përmendet 327 herë dhe ish-presidenti e sheh atë si komplotist. 

“Nuk duhet ta agravojmë sikur ishte një zënkë, ishte një moment kur u përmend Shatku, dëshmitar kyç, këto lindën sepse nëse Shatku do të ishte thirrur, s’do të kishin këtë konflikt. Shatku përmendet 327 herë në dosje dhe nuk është thirrur, kjo duket siku ka një komplot. Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë dhe nuk dihet ende pse po mbahet. Ishte tension dhe ngritje zëri e Metës, Shatku është kushëriri i Kryemadhit dhe Meta ka mendimin e tij, mendon se ka komplotuar. As Kryemadhi as Shatku s’kanë bërë komplote, e kanë bërë McGonigal, Dumani dhe Kim. Meta ka thirrur dhe Gonigal si dëshmitar sepse ka dyshime se në vitin 2017, ai ka qenë në Shqipëri. Atë vit sapo kishte marrë postin e kreut të Republikës dhe ndaj tij nisi një sulm, ku McGonifal , Yuri Kim dhe kundërshtarë kanë bërë që të jetë në atë gjendje”, tha Cakrani./Dosja.al

15 ORE ME PARE

"Emri im është fuqia ime"/ Meta: Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
lir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë Së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në gjykatë kërkoi kryerjen e një ekspertize të pavarur financiare për pasuritë dhe të ardhurat e tij. Ai deklaroi se deri javën e ardhshme do të rakordohet me avokatin për ndarjen e dëshmitarëve sipas episodeve të çështjes. Po ashtu Meta ngriti dyshime mbi mënyrën e llogaritjes së pasurive të tij dhe theksoi se gabimet e konstatuara nuk janë të rastësishme.

"Sa për dëshmitarët, deri javën tjetër do të rakordohem me avokatin për t’i ndarë sipas episodeve. Gabimet e bëra në llogaritjen e pasurive nuk është rastësi. Ekspertiza financiare ime nuk është rastësi. Fakti që unë kam bërë kallëzim për rrëmbimin tim dhe ende sot nuk jam pyetur, kjo nuk është rastësi. Kërkoj që metodologjia që është përdorur për prokurorët, të bëhet edhe për mua. Unë kam qenë deputet, në rrogat më të larta të shtetit që 22 vjeç.

Unë kam qenë ministër i jashtëm. Kam qene të paktën 300 ditë jashtë shtetit, kam marrë shumë dieta. Mora një përgjigje: Nuk janë llogaritur dietat, se dietat i merr për t’i shpenzuar. Është absurde t’i thuash një ministri të jashtëm, që e presin me shoqërues, me dreka darka zyrtare, që i ke shpenzuar.

Është absurde kur ti del jashtë vendit si president, ku sapo zbret, të pret “Secret Servise” dhe gjithcka tjetër është e paguar, të pretendosh se duhet të shkosh në dyqan t’i shpenzosh. Kërkoj një ekspertizë të pavarur, duke perdorur metodologjinë e përdour për prokurët e gjyqtarët nga vettingu. Jam Ilir Meta. Emri im është fuqia ime.

Nuk kam cenuar kurrë intetes kombëtar, publik, apo personal të dikujt. Unë kam njohur vetëm rrogën e shtetit. Edhe rrogën e kam depozituar në shtëpi. Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort. Të shihet cdo e ardhur e ligjshme qe kam pasur, e që rezulton në dokumentet e shtetit”, deklaroi Meta./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Shtyhet seanca në Themel për Metën dhe Kryemadhin, ja kur do mbahet e rradhës

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
Monika Kryemadhi, Ilir Meta

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shtyrë për në 9 korrik. Seanca e sotme u zhvillua me debate të ashpra mes dy ish-bashkëshortëve të cilët shkëmbyen akuza të ndërsjella mes tyre.

Gjatë fjalës së tij në gjykatë, Meta kërkoi kryerjen e një ekspertize të pavarur financiare për pasuritë dhe të ardhurat e tij. Ai deklaroi se deri javën e ardhshme do të rakordohet me avokatin për ndarjen e dëshmitarëve sipas episodeve të çështjes.

Po ashtu ai ngriti dyshime mbi mënyrën e llogaritjes së pasurive të tij dhe theksoi se gabimet e konstatuara nuk janë të rastësishme./Dosja.al

20 ORE ME PARE

“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me llafe grash!

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përfshirë në një debat verbal përpara trupit gjykues. Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve të dorëzuara si prova nga prokuroria.

“Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi,” deklaroi Meta.

Kryemadhi u përgjigj duke thënë se ai merret me thashethemet e Tedi Blushit dhe ish-kreut të SPAK Altin Dumani. Më tej Kryemadhi ka deklaruar se ka 4 vite që duron Tedi Blushin dhe i drejtohet ashpër atij teksa dhe ai është prezent në sallë.

“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit? Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”

Pas debatit ka pasur ndërhyrje nga gjykata ku ka paralajmëruar palët se do t’i nxjerrë nga salla.

“Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni”, tha trupa gjykuese./Dosja.al

21 ORE ME PARE

Meta për CEZ DIA: Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës! Mesazhin nuk e nisa unë...

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
Ilir meta

TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka dhënë dëshminë e tij sot në GJKKO në lidhje me gjyqin që po mbahet ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Gjatë seancës, Meta hodhi poshtë akuzat që lidhen me çështjen CEZ-DIA, duke deklaruar se pretendimet Dritan Prifti janë të pavërteta. 

Meta ka përmendur dëshminë e njërit prej ish-drejtuesve të CEZ, Josef Heisek, ku deklaron ai ka thënë në vitin 2011 se nuk e njeh Kastriot Imsailajn dhe ai që ia ka prezantuar ka qenë Qazim Tepshi, ambasadori i Shqipërisë në Çeki.

“Do bëj dy plotësime për CEZ DIA. Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ DIA. Ka një email që i ka dërguar Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA-s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës. Ky Dritan Prifti thotë që “nuk kam firmosur kurrë, mund ta kem takuar.

Në dëshminë e tij, z. Heisek në 2011 thotë: Nuk e njoh personin që më prezantoi CEZ DIA. Më pas, në 2014, kujton se ia prezantoi Qazim Tepshi. Ishin disa kompani, ka thënë ai, “dhe ne morëm disa të dhëna për DIA-n. Ajo që na bindi ishte DIA amerikane. Më sill mua patronazhistin që e ka nisur. Është shumë e thjeshtë me teknologjinë që ka avancuar që të niset një mesazh i tillë. Unë isha në opozitë. Është e pamundur që unë të nisja një mesazh të tillë për diçka që do të ndodhte 14 muaj më pas.”, deklaroi Meta./Dosja.al

21 ORE ME PARE

Gjyqi për Metën e Kryemadhin/ Avokati Çakrani: Çështja CEZ-DIA, konspiracion shtetëror

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam

TIRANË- Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kundërshtuar akuzat që rëndojnë mbi klientin e tij. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Cakrani ka deklaruar se ato nuk mbështeten në prova dhe se çështja CEZ-DIA nuk qëndron ligjërisht.

Ai ka pretenduar gjithashtu shkelje procedurale dhe mungesë të analizës financiare në dosje.

“Intervistat e gazetarëve me Ervis Metajn dhe Vojsava Ismailajn duhet të deklarohen të papërdorshme dhe të përjashtohen nga gjykimi. Po ashtu, të përjashtohen nga gjykimi provat lidhur me CEZ-DIA: Mesazhi SMS i vitit 2009; Video-përgjimi i Dritan Priftit, sepse thëniet e tij nuk mund të provohen pasi ai ka ndërruar jetë. Dritan Prifti merrej me incizime, fuste njerëzit në zyrë dhe i regjistronte. Nuk duhet ta përmendim se sot është i ndjerë, por kështu është. Materialet nga arbitrazhi janë absolutisht të ndaluara të përdoren si prova në një proces penal në vendin tonë, kur ato janë marrë sipas procedurave të atij arbitrazhi. Edhe nëse konsiderohen intervistat, ato nuk përbëjnë fakt penal. Intervistuesi orienton bisedën. Nuk janë të besueshme. Sa i përket mesazhit ‘Deri nesër më duhen 200’, aty nuk ka asgjë që të provojë pretendimin e prokurorisë se bëhet fjalë për 200 mijë euro. Ndërkohë Meta ishte deputet dhe kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të imunitetit parlamentar. Nuk ka të dhëna se si është ruajtur kjo provë për 15 vjet. Të përjashtohet nga fashikulli dhe të deklarohet e papërdorshme", tha Cakrani.

Dosja Meta-Kryemadhi

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

21 ORE ME PARE

Gjyqi me themel/ Paraqiten Meta- Kryemadhi në GJKKO

Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam
Meta -Kryemadhi

TIRANË- Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, të cilët janë të pranishëm në sallë.

Situata është tensionuar pas refuzimit të avokatit të Kryemadhit, Redi Llanaj, për t'iu nënshtruar kontrollit të çantës, çka bëri që ai të mos lejohet të marrë pjesë në proces. Ndërkohë, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, po kundërshton zyrtarisht akuzat e ngritura nga SPAK.

Dosja Meta-Kryemadhi

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

gjyqi me themel meta-kryemadhi

Sondazh

Poll

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit