LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e kryeministrit: Arrestoni Ramën

• Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 34-t radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. • Qytetarët fillimisht janë mblodhur në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. • Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë. • Gjatë marshimit drejt kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur një zëri: Arrestoni Ramën, Rama në burg, Berisha në burg, Lironi çunat, Dorëheqje dhe Ju erdhi fundi. • Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin drejt Komisariatit nr.3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar gjatë protestës së djeshme para Parlamentit. •  Gjatë marshimit, protestuesit ka brohoritur një zëri: "Lironi çunat", “Polici e krimit” dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "O Ilir o legen prite Saliun se po vjen" dhe “Nesër më shumë".

22 artikuj për këtë temë.

13 ORE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

TIRANË- Gjatë marshimit kilometrik në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë shprehur revoltën kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. "Rama në burg, Berisha në burg", ishte thirrja që brohoritën në kor qytetarët. Prej 34 ditësh qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria dhe njëkohësisht largimin e kryedemokratit Sali Berisha. 

Pamjet nga tubimi tregojnë një numër të madh qytetarësh në bulevard, ndërkohë që gjatë marshimit janë dëgjuar edhe slogane të tjera të ashpra drejtuar kryeministrit dhe kryedemokratit. “Rama, Sala, f*ck you”, ishte një nga thirrjet që protestuesit brohoritën një zëri./Dosja.al

13 ORE ME PARE

PAMJET/ Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
pamjet

TIRANË- Mijëra qytetarë kanë "pushtuar" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protestës së djeshme para Parlamentit. “Lironi çunat”, “Ju erdhi fundi”, “Nesër më shumë”, janë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur edhe një sërë sloganesh kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe slogane të tjera të ashpra drejtuar kryeministrit dhe kryedemokratit Sali Berisha. “Rama, Sala, f*ck you”, ishte një nga thirrjet që protestuesit brohoritën një zëri./Dosja.al

14 ORE ME PARE

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës, protestuesit në kor: Ju erdhi fundi (VIDEO)

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
pamjet

TIRANË- Në ditën e 34-t të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama, "flamingot" kanë "pushtuar" Bulevardin para kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit me 'flamingo' në duar kaluan mes turmës së mbledhur para Kryeministrisë. 

Protesta nisi fillimisht kundër projektit të ndërtimeve në zonën e Zvërnecit, por më pas u shtri edhe në kërkesa më të gjera. Pamjet nga tubimi tregojnë një numër të madh qytetarësh në bulevard, ndërsa flamingot janë kthyer në një nga elementët më të dallueshëm të protestës./Dosja.al

14 ORE ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesi: Banda e Ramës më grabiti dje djalin...policia bënte sehir

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Foto

TIRANË- Në protestën e 34-të, njëri prej protestuesve ka ngritur akuza të rënda ndaj drejtuesve të qeverisë teksa duke iu referuar ngjarjeve të fundit, ka kërkuar edhe arrestimin e truprojës së Ulsi Manjës. Në fjalimin e tij ai është shprehur se banda e Ramës i grabiti djalin gjatë protestës para Parlamentit teksa policia bënte sehir.

“Ju kërkoj falje që erdha pak me vonesë, por isha me arsye, sepse një bandë, me në krye Ulsi Manjën, e nxitur nga Taulant Balla dhe kreu i bandës Edi Rama, ma grabiti djalin, i cili po pinte kafe në një lokal.

Dje u shkel ligji me grabitjen e çunave tanë. Policia bënte sehir. Të arrestohet bodyguardi i Ulsi Manjës, Saimir Koka. Ju erdhi fundi,” u shpreh ai./Dosja.al

14 ORE ME PARE

“Nesër më shumë", mijëra qytetarë nisin marshimin drejt Komisariatit nr. 3: Lironi çunat

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
pamjet

TIRANË- Pas përfundimit të fjalime para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protestës së djeshme para Parlamentit. “Lironi çunat”, “Ju erdhi fundi”, “Nesër më shumë”, janë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.

Protesta e lajmëruar para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe konfrontime mes efektivëve dhe protestuesve. Si pasojë e kësaj, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues për në komisariat. Një situatë tjetër e tensionuar ishte edhe çarja e kordonin e policisë, gjë e cila ka sjellë edhe konfrontimin e tyre fizik.

Nën thirrjet "Qeveri e krimit", ata kanë vijuar revoltën e tyre, ndërsa policia ka përdorur ndaj tyre, sprej lotsjellës. Kjo sjellë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të disa prej protestuesve.

Gjatë tubimit, disa kanë goditur makinat e policisë, ndërsa disa të tjera kanë hedhur ndaj tyre vezë dhe gur. Kulmi i agravimit të protestës ishte një efektiv që po kryente detyrën për ruajtjen e rendit, u godit me gur në kokë nga një protestues. Më pas, ambientet e jashtme të Parlamentit u kthyen në qendra të përplasjeve dhe tensioneve ku efektivët e policisë janë përplasur fizikisht me protestuesit./Dosja.al

14 ORE ME PARE

FOTOGALERIA/ Pankartat ‘pikante’ dominojnë protestën e 34-t kundër qeverisë: Asnjë arritje e Ramës nuk ia heq përgjegjësinë

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

TIRANË- Protesta e 34-t radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës.

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

Disa nga pankartat ‘pikante’ që dominojnë në protestë janë: “Monopolin e forcës? E thua vetë. Monopolin e babëzisë? E shohim ne.", “No corruption. No fear. No silence”. “Asnjë arritje e Ramës nuk ia heq përgjegjësinë”, dhe “Kur flet populli: akuzohet. Kur del skandali: arsyetohet”./Dosja.al

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

14 ORE ME PARE

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat (VIDEO)

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Foto

TIRANË- Protesta në Tiranë, ka shënuar ditën e saj të 34-të të revoltës qytetare kundër sistemit. Fakti që kjo protestë është prezantuar si paqësore krijon siguri për pjesëmarrjen e fëmijëve në tubim.

Një vajzë e vogël është ngjitur ditës e sotme në podium në të cilin ka kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar ditën e djeshme, teksa nuk ka munguar edhe thirrja karakteristike “Rama jepe doëheqjen”.

Protestoj për një Shqipëri të lirë, dhe jo për një Shqipëri të varfër që shitet. Policia rrahu protestuesit dje dhe i dërgoi në burg. Po ne nuk do ta lëmë me kaq sepse ne e duam Shqipërinë nuk duam ta shesim atë. Liroi çunat! Rama jepe dorëheqjen!”, tha ajo./Dosja.al

14 ORE ME PARE

Përlotet qytetarja nga protesta: Të moshuarit nuk kanë para, mbajnë radhën për pensionin çdo muaj

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

TIRANË- Një protestuese, duke folur nga protesta tha se ka ardhur në protestë, pasi dikur ka pasur tre biznese që sot i janë mbyllur dhe tani punon si sanitare. E përlotur, protestuesja deklaroi se pensionistët nuk kanë lekë për të blerë perime dhe fruta dhe mbajnë radhën për pensionet. Qytetarja ndau edhe vështirësitë ekonomike që, sipas saj, e kanë prekur ndër vite.

“Ata djem kanë mbajtur peshën, nuk kanë thyer asnjë copë xhami dhe janë dhunuar. Kjo rini ndezi dritën e zemrave të shqiptarëve, janë shkendijë e pastër drite. Edhe ata që janë në kafene e dëshirojnë kët ditë, mos mendoni se ata nuk janë cenuar. Ne vuajmë për drejtësi, që nga data 1 kam ardhur çdo ditë, sepse jam 45 vjeçe dhe nuk kam dalë nga kufijtë e vendit.
Mu mbyllën tre biznese në Astir dhe sot jam pastruesë, pensionistët më vinin me 200 lekë dhe blinin nga një perime, e unë thoja çfarë bëj unë këtu. Në Astir pesnionistët çdo muaj mbajnë radhën që në orën 5 sepse shteti s’ka lekët t’ju japë”, tha ajo./Dosja.al

15 ORE ME PARE

"Lironi çunat e arrestuar"/ Emigranti: Ne jemi populli më pro-amerikan dhe pro-BE

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

TIRANË- Një protestues deklaroi nga protesta se shqiptarët janë populli më pro-amamerikan dhe më pro-europian në Ballkan. Ai theksoi se protesta po mbahet kundër politikanëve dhe pushtetarëve që kanë grabitur Shqipërinë, ndërkohë i bëri thirrje qeverisë për dorëheqje dhe për lirimin e të arrestuarve dje para Kuvendit. Protestuesi i bëri gjithashtu thirrje të gjithë diasporës që të bëjnë filmime nga pikat kufitare nëse i ndalojnë dhe të tregojmë se si vepron diktatura.

“Interesat politike shitën një demokraci falsë dhe larguan të gjithë qytetarët dhe studentët. Rama në burg dhe të gjithë ata që i ndjekin nga pas. Mua më kanë dekoruar pishtar i demokracisë, por i kam refuzuar. Sepse këta janë këlyshë të bolshevizmit, janë me mision që të vjedhin e grabisin shqiptarët e pastaj t’i largojnë nga Shqipëria. I bëj një pyetje kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë, kur flet për ata 850 mijë vetë kontratë, a i ke pyet ata votues pse janë larguar. Ata atje janë gati të sheshin edhe familjet e tyre për pushtet.

Asnjë nga ne nuk jemi kundër investimeve evropiane dhe amerikane, ne jemi populli më amerikan që e duam demokracinë, por këta që janë duan ta vjedhin Shqipërinë. Rinia dhe diaspora është e ardhmja e Shqipërisë dhe do e çojnë në BE, jo këta hajdutët këtu. Jemi në momente të vështira, populli lufton për ekzistencë, ose ne, ose ata. Thirrje të gjithë diasporës që të bëjnë filmime nga pikat kufitare nëse i ndalojnë, që të tregojmë se si vepron diktatura. I bëj thirrje edhe Ministrisë së Brendshme që të lirojnë ata çunat e arrestuar, sepse janë patriotë të vërtetë, janë atdhetarë, ndaj t’i lirojnë sa më parë”, tha emigranti./Dosja.al

15 ORE ME PARE

Stuhia e fortë godet Elbasanin, rrëzohen pemë dhe dëmtohet një shtyllë e tensionit të mesëm

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Foto

ELBASAN- Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, që përfshiu mesditën e së premtes qytetin e Elbasanit, shkaktoi probleme në disa zona, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e strukturave të emergjencës.

Për shkak të erës së fortë, dy pemë u rrëzuan, ndërsa në disa pjesë të qytetit u këputën degë, duke krijuar rrezik për automjetet dhe kalimtarët. Po ashtu, u dëmtua edhe një shtyllë e tensionit të mesëm.

Pas njoftimeve të marra, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike dolën menjëherë në terren për të larguar pemët dhe degët e rrëzuara, me qëllim rikthimin e normalitetit dhe shmangien e çdo rreziku. Ndërkohë që, punonjësit e OSHEE-së ndërhynë për të siguruar dhe riparuar shtyllën e dëmtuar, në mënyrë që të garantohej siguria dhe vijimësia e furnizimit me energji elektrike.

Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stuhive me erëra të forta. Sipas autoriteteve, përveç pemëve dhe degëve, rrezik mund të paraqesin edhe objekte të ndryshme që mund të shkëputen nga ballkonet apo tarracat e ndërtesave.

Qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë përkeqësimit të motit, pasi fenomene të tilla atmosferike janë intensive, por zakonisht zgjasin për një periudhë të shkurtër. Autoritetet nënvizojnë se zbatimi i këtyre masave është i rëndësishëm për sigurinë e të gjithëve./Dosja.al

15 ORE ME PARE

Dita e 34-të e protestës/ Pensionisti: Iu mohojnë punën shqiptarëve, kanë falsifikuar ligjin 7703

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Foto

TIRANË- Një pensionist mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë në ditën e 34-të të saj. Ai akuzoi qeverinë se po u mohon qytetarëve vitet e punës përmes falsifikimit të ligjit 7703.

Pensionisti u bëri thirrje institucioneve të reagojnë ndaj këtij problemi. Ai i kërkoi gjithashtu Policisë së Shtetit të mos pengojë fjalën e lirë, por të përqendrohet në luftën kundër krimit të organizuar.

70% e popullit kanë këtë fat që iu mohohet puna nga ky shtet kriminal. Iu mohojnë punën shqiptarëve, kanë falsifikuar ligjin 7703, përmes sistemit kompjuterik, dokumentet janë rrudhur.

Janë kundër popullit, po vidhen pensionet, nga Astrit Hado dhe kryeministri Edi Rama.Na kanë vjedhur pensionet të dalin para ligjit. Policia e Shtetit të mos luftojë fjalën e lirë, por krimin e organizuar” tha ai./Dosja.al

15 ORE ME PARE

"Duan të sjellin oligarkinë në Universitete"/ Pedagogu në protestë: Rama duhet të japë dorëheqje, ose të prangoset nga SPAK

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Sandër Kovaçi

TIRANË- Pedagogu Sandër Kovaçi deklaroi nga protesta se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet dhe të japë llogari para drejtësisë. Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje të gjithë intelektualëve, qytetarëve e të gjitha shtresave që t’i bashkohen sheshit për të ndërtuar një vend të ri dhe të drejtë.

“Kanë ngritur një oligarki edhe në universitete. Tre mundësi ka Edi Rama, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë Shqipërisë së re me anë të zbatimit të 5 pikave të protestës, së dyti, është t’i shkojë SPAK dhe ta prangosë në zyrë. Kjo është rruga e dytë dhe them ta ndihmojmë me këto dy rrugë që të mos ndodhë e treta, të përfundojë si Çaushesku. I bëj thirrje të gjithë intelektualëve, të gjithë profesorëve të vijnë këtu në shesh dhe të qëndrojmë derisa të ndërtohen institucionet e Shqipërisë evropiane”, tha ai./Dosja.al

15 ORE ME PARE

“Zëri ynë dëgjohet edhe në Senatin amerikan", protestuesi para kryeministrisë: Senatori Ossoff mbështet revolucionin tonë për Shqipërinë e re

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Ilir Xhemalaj

TIRANË- Qytetari, Ilir Xhemalaj, duke folur gjatë protestës para kryeministrisë tha se zëri i protestuesve shqiptarë ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përmendi edhe reagimin e senatorit amerikan Jon Ossoff. Protestuesi u shpreh se Ossoff denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit dhe mbështeti revolucionin e protestuesve për Shqipërinë e re. Sipas tij, mbështetja nga Senati i SHBA-së tregon qartë se lufta kundër korrupsionit i ka kaluar kufijtë dhe nuk ndalet më.

"Sot zëri ynë dëgjohet lart, deri në dyert e Senatit amerikan në Washington. Sot ne nuk jemi vetëm, senatori amerikan Jon Ossoff ngriti zërin për ne, denoncoi marrëveshjet e errëta të pushtetit dhe mbështeti revolucionin tonë për Shqipërinë e re. Falenderojmë senatorin Ossoff dhe miqtë tanë në Senatin amerikan që mbrojnë të vërtetën dhe dinjitetin e popullit shqiptar. Kjo mbështetje nga Senati i SHBA tregon qartë se lufta jonë kundër korrupsionit i ka kaluar kufijtë dhe nuk ndalet më. Nuk ka forcë më të madhe se ajo e një populli të bashkuar. Historia po shkruhet në këtë shesh dhe ne jemi në anën fitimtare. Për Shqipërinë tonë, për flamurin kuq e zi, për aleaten tonë të përhershme SHBA, përpara deri në fitore, Zoti e bekoftë Shqipërinë," tha Aktivisti Ilir Xhemalaj./Dosja.al

15 ORE ME PARE

"Distancohuni nga çdo akt dhune"/ Qytetarja thirrje Policisë së Shtetit: Detyra juaj është të garantoni sigurinë e qytetarëve

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Foto ilustruese

TIRANË- Qytetarja Sidorela Vatnikaj mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë. Ajo i bëri thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë kontrollet ndaj emigrantëve që po vijnë në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës.

Vatnikaj tha se më 4 korrik është parashikuar të zhvillohet protesta më e madhe mbarëkombëtare. Sipas saj, në këtë tubim pritet të marrin pjesë edhe shqiptarë nga diaspora për të mbështetur njëri-tjetrin.

“Të shqetësuar për kontrolle të imtësishme në kufi për diasporën që po vjen në Tiranë. Ndalni dhunën dhe represionin policor. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e nesërme të distancohet nga çdo akt dhune dhe nga tolerimi i personave të infiltruar. Detyra juaj është të garantoni sigurinë e qytetarëve, jo të nxisni dhunë. U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që do t’i bashkohen nesër protestës të mbrojnë karakterin paqësor të saj”, u shpreh ajo./Dosja.al

15 ORE ME PARE

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja nga Gjermania thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

TIRANË- Një emigrante nga Gjermania deklaroi gjatë fjalës së para kryeministrisë se sistemi politik 35-vjeçar duhet të dalë jashtë çdo vendimmarrjeje në Shqipëri. Emigrantja i bëri thirrje kryeministrit të dorëhiqet dhe të lirojë protestuesit e arrestuar dje para Kuvendit. Në fund, ajo u bëri thirrje edhe Kryedemokratit Sali Berisha që të mos fusë spiunë me përça tubimin. 

“Rama në burg, Berisha në burg. Edi Rama, liroi djemtë e nanave që janë atje, njëri atje ka edhe fëmijë të sëmurë, nuk e di a ke fëmijë ti apo s’ke, të kujt i ke ti? Ai ka fëmijë të sëmurë, ai ka dalë për fëmijët, për të drejtat e veta, që të ketë Shqipëri më të mirë. Kërkojmë qeveri provizore, asnjë parti i sistemit 35 vjeçar nuk duhet të ekzistojë dhe të mos ekzistojë. Ne duam qeveri provizore dhe referendum, ku të vendosë populli. Qëndroni sepse duhet bërë referendumi patjetër, nuk duam më parti, janë këlysha të Enverit, spiunë, të degjeneruar.

Dhe atë F*ck yu ta them ty, Berishës dhe gjithë të tjerëve si ju. Populli duhet të vendosë dhe jo ju, partitë. Nesër presim gjithë diasporën me ardhë nesër. I them hajdeni ta çlirojmë Shqipërinë njëherë e mirë, qëndroni, diaspora do vijë patjetër, intelektualët do vijnë, do bëhet me patjetër. I them mos i fut spiunat këtu, i ke qit intelektualët në rrugë të madhe, mes tyre edhe babën tim, që krijoi shoqatën e të persekutuarve dhe nuk e le të bënte parti. Sali Berisha, nuk vjen më në pushtet ti. Qytetarët të vijnë këtu, intelektualët, diaspora”, u shpreh qytetarja./Dosja.al

15 ORE ME PARE

Qytetarja para kryeministrisë: Protesta është e drejtë kushtetuese! Dënojmë përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Foto

TIRANË- Protesta e zhvilluar këtë të premte shënon ditën e 34-të të revoltës qytetare për rrëzimin e klasës politike. Qytetarja Sidorela Vatnikaj gjatë fjalimit të saj foli për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve gjatë protestës para Parlamentit duke theksuar edhe shqetësimet e ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për dhunën e ushtruar.

“Pas ngjarjes së djeshme ne kemi përgatitur një deklaratë. Deklaratë kundër dhunës: Protesta është e drejtë kushtetuese, çdo përpjekje për ta frikësuar apo shtypur përbën shkeljen e të drejtës themelore. Dënojmë përdorimin e gazit pa paralajmërim, shtyrjen e protestuesve. Monitorimi i KSHH ka konstatuar tejkalim të kompetencave të policisë. I kërkojmë policisë të japë shpjegime dhe të mundësojë hetim të pavaruar për tejkalim të kompetencave, çdo efektiv duhet të mbajë përgjegjësi. Dhuna e ushtruar ndaj një protestuesi në Zvërnec, nuk ishte rast i izoluar sepse një grup protestuesish dje u përballën me dhunë joproporcionale. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm, ndalimet arbitrare dhe dhuna nuk mund të përdoren si mjet frikësimi”, shprehu ajo./Dosja.al

16 ORE ME PARE

"Ja ku është prova e krimit"/ Qytetari bën “varëse” me bombat me gaz lotësjellës: Rama ka lekë të blejë këto nga serbi që t’i përdorë kundër popullit

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

TIRANË- Një protestues ka deklaruar se ka mbledhur disa bomba me gaz lotsjellës, të cilat janë përdorur nga policia gjatë protestës para Kuvendit. Qytetari theksoi se këto materiale janë përdorur ndaj protestuesve dhe qytetarëve të pranishëm, por janë me efekt të dyfishtë dhe që përdoren për kafshët. Protestuesi u bëri thirrje ekspertëve që të verifikojnë objektet, teksa shtoi se bombat e mbledhura i bëri si gjerdan për kryeministrit Edi Rama kur shqiptarët ta bëjnë “nuse”.

"Në mbështetje të deklaratës së Sidorelës, ja kush është prova e krimit. Edi Rama ka lekë të blejë nga Serbia bomba për të qëlluar popullin e tij, por nuk ka lekë t’u japë pensionistëve. Këto janë bombat që janë përdorur dje. Kaq munda të mbledh, se e kemi si zakon të pastrojmë vendin dhe po pastrojmë edhe mbeturinat e mbeturinave. Ja tek i keni bombat.

Këto që shihni këtu janë me efekt të dyfishtë, përdoren kundër kafshëve dhe ai i ka përdorur kundër popullit. Aty ka pasur qytetarë, turistë, kam qenë edhe vetë aty, rruga ishte e hapur. Temperatura ishte 35 gradë dhe ai përdori bomba kundër popullit të tij. Prandaj i lutem ekspertëve t’i marrin këto dhe t’i verifikojnë se çfarë janë. Unë i kam bërë në mënyrë simbolike varëse, se një ditë ne atë do ta bëjmë nuse dhe gjerdanin do t’ia varim ne," tha Protestuesi./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Shqipëria nuk shitet

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

TIRANË- Në ditën e 34-të protestës vazhdonë marshimi i qytetarëve nga sheshi "Skënderbej" drejt gondinës së Kryeministrisë, në të cilën qytetarët do të mbajnë fjalimet e tyre.

Protestuesit i drejtohen kreut të qeverisë të lirojë qytetarët e arrestuar gjatë protestës së djeshme, teksa kërkojnë largimin e tij në mënyrë të padiskutueshme.

"Edi Rama dil në bulevard! Atdheu është i yni jo biznes privat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ‘Shqipëria nuk shitet”, “Rama jepe dorëheqjen", “Rama fuck you”,“Lironi çunat”, ishin thirrjet e protestuesve./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Dita e 34-të e protestës/ Pensionisti: Me bonusin Rama u tall si gjithmonë me ne

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Foto

TIRANË- Në ditën e 34-të të protestës nuk kanë munguar reagimet e qytetarëve të cilët nisën grumbullimin e tyre në shëshin “Skënderbej”, për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Krteministrisë.

Një pensionist i është bashkuar protestës së sotme teksa shpreh pakënaqësinë e tij ndaj bonusit të pensioneve të cilin e ka cilësuar si ofendues.

Me bonusin Rama u tall si gjithmonë me ne. 5 mijë lekë nuk jepen as për fëmijë. Rama duhet të mbledhë mendjen.

Të gjithë bujqit që hedhin prodhimin, të bllokojnë rrugët me mjetet e tyre. Nëse bllokohen rrugët për 3 ditë, Rama nuk ka jetë, do të dorëzohet,” u shpreh ai.

Ai i bëri gjithashtu thirrje pensionistëve që t’i bashkohen protestës./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Dita e 34-të e protestës/ Emigranti i kthyer nga Greqia: Vota e diasporës u manipulua

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
Foto

TIRANË- Një emigrant është kthyer ditën e sotme nga Greqia për tu bërë pjesë e protestës teksa ka deklaruar se vota e diasporës u stimulua nga patronazhistët.

Arsyeja e kthimit të tij në atdhe është dhunimi i ushtrar nga forcat policore gjatë protestës para Parlamentit, teksa njëkohësisht shprehet se ndihen të vjedhur dhe të intenuar.

“Kam ardhur nga Athina me një grup emigrantësh, jemi të indinjuar me atë rastin e babait të fëmijës me aftësi të kufizuara. Nuk më mbante vendi sepse nuk dua që ëndrra ime e viteve 90 të jetë kjo.

Kam qenë organizator i protestave të vogla, në sheshin “Sintagma”, prezenca linte për të dëshiruar, sepse ka shumë patronazhistë. Thasët me vota i morën në posta, i çuan në posta dhe jo në adresa. Ne s’jemi të paguar, jemi të internuar, të shkelmuar sidomos nga ky kryeministër i marrë peng.

Jemi të zhvatur, të zhgënjyer, kërkojmë të japin dorëheqjen. Kushtet atje ku do të shkojë do të jenë shumë më të mira sesa ato të parardhësve të tij. Popullit i ka shkuar thika në eshtë”, tha ai./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Protestuesit nisen drejt kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg 

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”. Prej 34 ditësh, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike.

“Lironi çunat tanë”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte thirrja kryesore duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar nga Policia të enjten para Kuvendit./Dosja.al

16 ORE ME PARE

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi (VIDEO)

"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të
pamjet

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 34-t radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Qytetarët fillimisht janë mblodhur në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas pritet të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku dhe do të mbajnë fjalime.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë./Dosja.al

protesta per largimin e rames

Sondazh

Poll

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri