Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Shqipëria, si vend i cili negocion me BE-në për integrimin e plotë në të, është e detyruar ligjërisht që çdo hap që ndërmerr në drejtim të zonave të mbrojtura, të respektojë me përpikmëri ligjin evropian.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e kryeministrit Rama, pasi sipas tij, ai mashtroi kompanitë dhe lëshoi lejen e ndërtimit në janar të këtij viti. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Shqipëria, si vend i cili negocion me BE-në për integrimin e plotë në të, është e detyruar ligjërisht që çdo hap që ndërmerr në drejtim të zonave të mbrojtura, të respektojë me përpikmëri ligjin evropian.
Lideri i opozitës shtoi se Rama ka kryer një krim të shëmtuar, pasi ka ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura, gjë të cilës PD e ka kundërshtuar me forcë ndryshimin e tij. Kryedemokrati tha se Komisioni Evropian ka kërkuar largimin e amendamenteve që bëri ai, ndërsa Rama sipas tij, mashtron kur thotë se nuk ka ndryshuar gjë.
Ben Hasani: Përshëndetje Doktor, Edi Rama në fjalimin e tij kilometrik sot ia hodhi fajin rrjeteve sociale për protestën qytetare që sonte pritet të jetë më e madhja. Siç duket, Edi Rama nuk shikon asnjë problem tek vetja dhe qeveria e tij, por sipas tij fajin e ka algoritmi. Si i komentoni këto qëndrime?
Sali Berisha: Unë këto qëndrime i komentoj si trillime, si fantazi e sëmurë, si verbëri nga pushteti i Edi Ramës.
Unë dua të theksoj këtu se dosja e Zvërnecit është fund e krye përgjegjësi direkte e Edi Ramës për mungesën totale të transparencës dhe dhunimin nen për nen të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare. Edi Rama përpiqet të fshihet, por mesa kuptoj unë, ai në mënyrë absolute ka mashtruar kompaninë dhe kompanitë pasi në kundërshtim me të gjitha kushtet ligjore, ai ka lëshuar lejen e zhvillimit, për hir të së vërtetës, çka ai e fsheh, ai ka lëshuar në janar të këtij viti edhe lejen e ndërtimit. Dhe ka lëshuar lejen e ndërtimit për tre blloqe. Dhe kompania me noter ka kërkuar anulimin e lejeve të ndërtimit.
Edi Rama i fsheh të gjitha këto. Edi Rama tani përpiqet t’i vendosë në ligj gjërat, por mashtron.
E kam thënë dhe e them përsëri se Shqipëria, si vend i cili negocion me BE-në për integrimin e plotë në BE, është e detyruar ligjërisht që çdo hap që ndërmerr në drejtim të zonave të mbrojtura, peizazheve të mbrojtura, rezervateve të paprekshme natyrore, parqeve kombëtare, është e detyruar të respektojë me përpikmëri ligjin evropian Natyra 2000 dhe direktivën e BE për habitatet dhe zogjtë që janë të viteve 2006-2008. Të ndalemi pak këtu. Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar duke ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura dhe duke i krijuar dorës së tij të zezë për t’u shtrirë aty ku nuk duhet të shtrihet.
PD e kundërshtoi me forcën më të madhe atë ndryshim dy vite më parë.
Komisioni Evropian ka kërkuar largimin e amendamenteve që bëri ai. Edi Rama mashtron kur thotë se nuk kemi ndryshuar gjë. Përveç kësaj, ka një ligj që ndalon dhënien e lejeve të ndërtimit apo zhvillimit aty ku ka konflikt gjyqësor privat. Dhe sot aty ka disa konflikte gjyqësore dhe ai bën lojë fjalësh. Jo, nëse ka konflikt gjyqësor, pritet zgjidhja e konfliktit. Dhe kur mbrapa lind konflikt gjyqësor, ligji thotë se palës së dëmtuar i përgjigjet qeveria. Edi Rama ka shumëzuar me zero komunitetin lokal, kusht themelor i Konventës së Aarhusit, konventë në të cilën Shqipëria është palë dhe detyron palët që për çdo veprim në zonë, duhet të konsultohen me komunitetin lokal. Edi Rama ka dhënë lejet e ndërtimit dhe lejet e zhvillimit pa u bërë, siç kërkon direktiva evropiane dhe ligji shqiptar, pa u bërë vlerësimi i mjedisit, pa ua bërë vlerësimi i përshtatshmërisë që është kushti i parë.
Asnjë nga këto hapa nuk është bërë. Tani thotë se po bëhen. Po duheshin bërë më përpara. Sepse në qoftë se vlerësimi i papërshtatshmërisë thotë se nuk mund të investosh, nuk mund të investosh. Kjo direktive nuk është pa garant. Është gjykata evropiane e Luksemburgut që gjykon njëlloj si për të drejtat e tjera çështjet e mjedisit me rreptësinë më të madhe. Edi Rama të gjitha këto i ka mbuluar sikur ta kishte pronë të tij. Sikur po punonte në oborrin e tij. Edhe në oborrin e tij nuk mund të punonte në këtë mënyrë. Ai ka mashtruar, ka vepruar si sulltan i një sulltanati mesjetar. Kështu që nuk e kanë fajin as algoritmet, as influencerët, as interneti jo e jo, po fajin e ka ai që e konsideron Shqipërinë çiflig të tij dhe që për interesa të veta është i gatshëm të marrë çdo vendim./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama citoi thirrjen e protestuesve për një "Shqipëri të re”, për të ci...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, nuk beson...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ka parë shumë mesazhe përmes të cilave ka kuptuar se ka lënë për...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se nuk mund ta pranojë që Tirana të bëhet një tur sfilate, p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se qeveria do të vazhdoj të ecë përpara, pasi kjo është d...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për analistin Fatos Lubonja, për të cilin tha se i kërkon llogari p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se njerëz që nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se shoqëria ka hyrë në një ferr social,...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se protesta është bërë një treg karrierash dhe likes. Në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se protestuesit kanë nevojë për n...