Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Berisha tha se kryeministri Rama ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve të BE-së.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij.
Ai tha se kryeministri Rama duhet të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve. Berisha tha se kryeministri Rama ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve të BE-së. Në fund, Kryedemokrati tha se kërkesat e paraqitura dhe të formuluara nga protestuesit janë kërkesa që i japin zgjidhje krizës.
Sali Berisha: Prapë vazhdojmë pak më tutje në këtë mes. Në qoftë se e vutë re ju, presidenti i Këshillit Evropian, Costa, në vizitën e tij në mënyrë direkte, të hapur u ndal tek Zvërneci, në të cilën i kujtoi Edi Ramës se duhet të respektosh direktivën e Komisionit Evropian. Direktiva e Komisionit Evropian për peizazhin natyror është e tillë. Mund të ndërtosh duke pasur parasysh katër kushte. Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht. Ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve.
Prandaj presidenti i Këshillit Evropian ndalej dhe i kujtonte se Zvërneci ëshët zonë e mbrojtur për BE dhe nuk ke autoritet të veprosh në kokën tënde dhe xhepin tënd në atë mënyrë. Pra, ka pasur një seri zhvillimesh, ndërsa ky i quante hoxho bondo, bondo hoxho etj, etj me epitete.
Cili prej jush pa intervistën e tij në CNN. Turpi i shekullit, turpi i dheut. U garantoj se Kim Jong Un po të fliste, nuk do fliste ndryshe. Rrekej t’i mbushej mendjen gazetares se nuk ka projekt. Po ti si e dhe lejen e zhvillimit? Pse nuk bën publike çfarë kriteresh ke përcaktuar ti në përputhje me direktivën Natyra 2000, e cila kërkon vlerësimin e përshtatshmërisë, kërkon një seri, kërkon gjetjen e zëvendësimit të habitateve në qoftë se ato preken. Dhe në qoftë se këto nuk ndodhin, ti nuk mund të ndërtosh, është shumë e prerë. Të gjitha këto ky i kapërceu duke thënë se është ndërtuar në filan lagunë. Në qoftë se ndërtohet, ndërtohet në përputhje të plotë me peizazhin dhe je i detyruar që çdo cenim të habitatit ta kompensosh. Jo ta kompensosh mbrapa Dajtit siç bën ai.
Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim shumë të madh dhe mendoj se kërkesat e paraqitura, të formuluara nga protestuesit janë kërkesa që i japin zgjidhje krizës. Ndaj dhe kërkoj menjëherë zbatimin e këtyre kërkesave. Është mashtrim me bisht se kush do i zbatojë kërkesat e tjera në qoftë se ti jep dorëheqjen. Po çfarë je ti, fundi i botës po ike ti. Do i zbatojnë kërkesat e tjera ata të cilët i kanë kundërshtuar aktet që ke nxjerrë ti. Ata të cilët kanë vite që kundërshtojnë me gjykata, në parlament e kudo korporatën tënde të korrupsionit, investitorët strategjikë që i përdore për ministrat e tu dhe akrobatët e tu.
Kanë kundërshtuar me forcë ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtur.
Kush t’i bëjë ato? Ato i bën parlamenti dhe ti duhet të largohesh menjëherë, të dëgjosh zërin e qytetarëve.
Dhe hiq dorë nga intrigat. Ka urdhëruar Blendi Gonxhen tani që në mënyrë që të shuajë protestën të organizojë sa më shumë koncerte. E dënoj këtë praktikë. Pra, të shpenzohen dhjetëra milionë euro për të dëmtuar protestën, e cila ka qëllime shumë të larta dhe jam i bindur se me asgjë nuk mund të pengohet ky uragan pa realizuar qëllimet e tij./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka futur në kurth vajzën dhe dh&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur protestën e qytetarëve , të cilët po ...
Foto ilustruse KOSOVA- Në Kosovë zhvillohet këtë të diel (07.06) zgjedhjet e jashtëzakonshmeparlamentare, t&eu...
Foto ilustruse LUSHNJE- Ditën e sotme anëtarësia e Partisë Demokratike në degën e Lushnjës do të votojë pë...
Ina Zhupa TIRANË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike dhe deputetja e Sarandës, Ina Zhupa ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit ...
Foto ilustruse KOSOVA- Ditën e sotme ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës nga diaspora. Të gji...
Sali Berisha DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në seminarin vjetor të Bashkëpunim...
Foto ilustruse TIRANË- Regjisori, aktori dhe producenti shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se një nga programet më të ndjekura në Brita...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, p&...