Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Regjisori shkruan se në fillimet e pushtetit të Ramës njerëzit e besuan atë për artistin dhe njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të.
TIRANË- Regjisori, aktori dhe producenti shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama. Në letrën e tij drejtuar kreut të qeverisë, Shanaj kujton kohët e njohjes me të dhe fillimet e angazhimit politik të tij. Sipas tij, atëherë Rama ishte një njeri që kërkonte ndryshim. Regjisori shkruan se në fillimet e tij, njerëzit e besuan Ramën për artistin dhe njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të.
Më tej, Shanaj shkruan se gjërat filluan të ndryshonin, pasi qeveria dhe njerëzit e tij me të besuar filluan të përballeshin me akuza për korrupsion. Ai shprehet se dy zëvendëskryeministrat e tij, u bënë simbol i një krize të rëndë besimi dhe u krijua përshtypja se pushteti po bëhej gjithnjë e më i mbyllur në vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte më e fortë se përgjegjësia publike. Në fund, ai thotë se mjafton të shohësh zemërimin, mosbesimin dhe reagimin publik për ta kuptuar zhgënjimin.
REAGIMI
REQUIEM PËR NJË BESIM
Edi Rama,
Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që të ka njohur para se pushteti të bëhej pjesë e jetës tënde. Po të shkruaj sepse ndiej se mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj.
Më kujtohet dhjetori i vitit 1990. U ktheve nga Korfuzi dhe shkove drejt Qytetit Studenti, asaj që ishte bërë Meka e Lirisë shqiptare. Ti vije nga bota e artit, nga “Refleksionet”, me bindjen se duhej të ishe pjesë e asaj lëvizjeje që po ndryshonte historinë.
Por dera nuk t’u hap. Po atë natë erdhe në shtëpinë time. Më tregove se Gramos Pashko dhe Arben Imami të kishin propozuar të shkoje në Shkodër për të organizuar strukturat e para të Partisë Demokratike. Nuk kishe pranuar. Me atë ironinë tënde karakteristike the se nuk ishe Vasil Shanto që të bredhje me motor për të krijuar një parti.
Në atë përgjigje kishte diçka që më pëlqeu: Refuzimin për t’u bërë ushtar i verbër i kujtdo. Pak kohë më vonë, në mitingun e madh para Stadiumit “Qemal Stafa”, më kërkove të ndërhyja që të merrje fjalën. Lista e folësve ishte mbyllur. Kur mbarova fjalimin tim, të ftova para turmës.
Ti fole.
Dhe në fund the fjalinë që atëherë bëri bujë:
“Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë. Enver Hitler.”
Ishte një nga deklaratat më të forta që ishin dëgjuar deri në atë moment. Dikush pranë meje tha: “E pe sa radikal është?”
Po, ishe radikal. Por ishte radikalizmi i njeriut që kërkonte ndryshim. Më vonë të pashë të plagosur, të goditur barbarisht, dhe shumë prej nesh u gjendëm pranë teje. Të pashë edhe kur pranove të bëheshe ministër. Më kujtohet shqetësimi yt i asaj kohe. Më kujtohet kur, i mbyllur në dhomë, i mbingarkuar nga përgjegjësia, më the:
“Si pranova të bëhem ministër? Ku e bëj dot unë këtë punë?”
Dhe pikërisht atë njeri besuam. Nuk besuam vetëm artistin. Besuam njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të. Kur më pas u ngjite në majat e politikës shqiptare, të mbështeta. Kam menduar dhe kam thënë se Shqipëria kishte nevojë për më shumë emancipim, për më shumë liri shpirtërore dhe qytetare, sesa për moralizma provinciale.
Por vitet kaluan. Dhe bashkë me to u grumbulluan akuza për korrupsion ndaj ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisjes suaj. Dy zëvendëskryeministra u bënë simbol i një krize të rëndë besimi. U krijua përshtypja se pushteti po bëhej gjithnjë e më i mbyllur në vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte më e fortë se përgjegjësia publike. Ndoshta disa prej këtyre perceptimeve janë të drejta, ndoshta disa jo.
Por një gjë është e sigurt: ato ekzistojnë.
Dhe kur një perceptim pushton mendjen e një pjese të madhe të shoqërisë, ai bëhet realitet politik. Mjafton të shohësh zemërimin, mosbesimin dhe reagimin publik për ta kuptuar. Prandaj sot nuk po shkruaj një aktakuzë politike. Po shkruaj një requiem për një besim. Sepse të kam njohur kur nuk të linin të flisje. Të kam njohur kur dyshoje nëse mund të mbaje mbi supe peshën e një detyre. Të kam njohur kur liria të dukej më e rëndësishme se pushteti.
Dhe pikërisht për këtë arsye pyetja ime është e thjeshtë:
Përse na zhgënjeve?/Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se një nga programet më të ndjekura në Brita...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, p&...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të mbyllë negociatat me Bashkimin Europian deri në fund të ...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partia Socialiste në Vlorë, se vendi nuk mund të...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama foli në 35 vjetorin e PS-së Vlorë për investimin në Zvërnec, duke thën&e...
VLORË- Kryeministri Edi Rama pati një debat në Vlorë teksa po fliste mbi investimin e pritshëm me disa banorë të Zvërn...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit nuk i ka kursyer as ironitë p&...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec do të sjellë zhvillim ekonomik, më shumë punë...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria humbi një mundësi të madhe investimi në turizëm për shk...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Zvërnecit për të diskutuar mbi situatën e pro...