LIVE UPDATES
Politike

“Ky është investimi më i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do kishte folur për Rrjollin

Ai tha se vendit i duhet sa më shumë turizëm elitar, sepse Shqipëria nuk mund të mbetet vetëm me turizmin masiv.

12 Qershor 2026, 19:09 Nga E.d
“Ky është investimi më i madh që i ka ardhur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi projektin i cili pritet të zhvillohet në Zvërnec si investimin më të madh që i ka ardhur ndonjëherë Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e PS, Rama u shpreh se nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do kishte folur për Rrjollin.

Ai tha se vendit i duhet sa më shumë turizëm elitar, sepse Shqipëria nuk mund të mbetet vetëm me turizmin masiv. Rama shtoi se sfida e qeverisë është të respektojë dhe të mbrojë natyrën duke u zhvilluar.

“Në fund, më lini të kthehemi te ne. Jemi në një moment kur ajo që po ndodh me shumëkënd që nuk del në protestë apo që nuk e mbështet atë protestë për ndonjë parti të vjetër, të re apo edhe në bark të bulevardit, fatkeqësisht po krijon një lloj sakëlldie ndaj nesh. Kjo duhet të na shqetësojë ne, prandaj zgjedhjet e radhës në parti duhet t’i ushqejmë me një proces të ndershëm për ata njerëz që kanë nevojë të shohin një perspektivë të qartë, të cilën e ka vetëm Partia Socialiste.


Të gjithë duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh nuk është vetëm ajo që duket, por është shumë më delikate dhe më e rëndësishme për të ardhmen sesa një investim në Zvërnec. Pa llogaritur ulërimat dhe zhurmat e një kategorie njerëzish që kujtojnë se u bë deti kos. Një grup karnavalesh, të dëgjuar për shumë arsye, kanë dalë si kërpudhat pas shiut për të ngushëlluar paaftësinë e tyre dhe pamundësinë për të dhënë shumë më tepër.

Kjo është shumë më e ndërlikuar se kaq. Ky është investimi më i madh që i ka ardhur Shqipërisë në historinë e saj dhe ky vend nuk e ka luksin, kurrsesi, ta refuzojë. Natyrisht që për këtë investim ka vend për debat dhe vigjilencë; kjo është e drejtë dhe demokratike. Por ajo që nuk është e drejtë dhe nuk është e tolerueshme është që sa herë guxojmë të kemi një ambicie të madhe, ajo shpallet krim para se të projektohet, sapo thuhet, sapo artikulohet.

Çdo përpjekje për zhvillim bëhet armike e natyrës. Natyra nuk mbrohet duke mbajtur një vend të varfër. Na thonë të mbrojmë Vjosën se është i vetmi lum i egër, ndërkohë që ata i kanë zbutur të gjithë lumenjtë e tyre. Sfida jonë është të respektojmë dhe të mbrojmë natyrën duke u zhvilluar. Ne nuk jemi budallai i lagjes. Shqipëria i ka të gjitha ato që i duhen dhe ajo që duhet shtuar është guximi për të ëndërruar më fort dhe kuraja për të përballuar investime të tilla të mëdha.

Një përplasje mes të mëdhenjve nuk është puna jonë. Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme, do të kishte thënë diçka për Rrjollin. Këtu fjala nuk është për flamingot, Zvërnecin apo ndonjë gjë tjetër, por për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata nuk mund t’i përdorin shqiptarët si ‘mish për top’.

Ne na duhet sa më shumë turizëm elitar, sepse çdo lek që vjen është dyfishi i asaj që futet në ekonominë e komunitetit dhe të vendit. Këta turistë vijnë me shumë para, pak trafik dhe pak plehra. Shqipëria nuk mund të mbetet vetëm me turizmin masiv, nuk mund të mbetet pas Greqisë dhe Malit të Zi. Shqipëria është e thirrur vetëm që të hapë portën.

Ky vend ka disa bekime, që ua detyron të parëve tanë; i detyrohet besës dhe mikpritjes. Gjyshërit tanë nuk i dorëzuan hebrenjtë dhe historia e shqiptarëve është ajo e njerëzve që, përtej feve, kanë zotëruar respektin për tjetrin dhe për mikun”, u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!