26 Qershor 2026, 19:25
Nga E.d
Rexhina Roci
TIRANA- Aktivistja, Xhorxhina Roci ka denoncuar publikisht deputetet Sara Mile, Romina Kuku dhe Zeqine Caushi të cilat pa lejen e saj kanë marrë një video dhe e kanë postuar në rrjetet e tyre sociale. Përmes një video të postuar në rrjetet e saj sociale, Roci shprehet se përmes kësaj deputetet kanë lejuar dhe nxitur një gjuhë bullizmi dhe urrejtjeje në komentet e postimeve të tyre.
Sipas saj, ata kanë përdorur historinë e saj të tentativës për vetëvrasje dhe kanë lejuar komente të tipit “Hidhu nga kulla e Down Town-it, meqenëse je hedhur nga kati i katërt.” Aktivistja ka kërkuar ndihmën e një konsulenti ligjor, pasi aktualisht nuk ka mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e një avokati.
Gjithashtu, ajo deklaroj se në asnjë moment nuk ka publikuar foto apo video personale të deputeteve në fjalë dhe nuk kam përdorur emrat e tyre në platformat e saj për t’i sulmuar apo shënjestruar drejtpërdrejt.
Xhorxhina Roci: Denoncoj publikisht Sara Milen, Romina Kuku dhe Zeqine Caushin, të cilat, pa lejen time, kanë marrë dhe publikuar në platformat e tyre foto dhe video të publikuara fillimisht në profilin tim. Pavarësisht statusit të tyre si deputete, ato kanë lejuar dhe nxitur një gjuhë bullizmi dhe urrejtjeje në komentet e postimeve të tyre, përfshirë komente të tilla si: “Hidhu nga kulla e Down Town-it, meqenëse je hedhur nga kati i katërt.”
Duke qenë se ato janë në dijeni të traumës që kam përjetuar në moshën rreth 13-vjeçare, kur u hodha nga kati i katërt si pasojë e bullizmit, lejimi i komenteve të tilla përbën, sipas meje, një akt të rëndë dhe të qëllimshëm që nxit gjuhën e urrejtjes dhe dhunën psikologjike ndaj meje.
Kërkoj ndihmën e një konsulenti ligjor, pasi aktualisht nuk kam mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e një avokati. Para se të paraqes kallëzim pranë strukturave të Krimit Kibernetik, dëshiroj të konsultohem juridikisht për të ditur hapat që duhet të ndjek. Gjithashtu, deklaroj se në asnjë moment nuk kam publikuar foto apo video personale të deputeteve në fjalë dhe nuk kam përdorur emrat e tyre në platformat e mia për t’i sulmuar apo shënjestruar drejtpërdrejt. Videot e mia me karakter satirik i referohen fenomeneve aktuale dhe nuk kanë pasur si objektiv sulmin personal ndaj tyre.
Faleminderit! Shihemi në organet kompetente./Dosja.al
zeqine caushi romina kuku sara mile
Politike
26 Qershor 2026, 19:13
D.S
TIRANË- Në ditën e 27-të të protestës kundër politikave qeveritare, zemërimi qytetar ka arritur kulme të rej...
Politike
26 Qershor 2026, 18:40
D.S
kqz
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të zhvillojë mbledhjen e radhës ditën e nesërme, me fillim ...
Politike
26 Qershor 2026, 17:30
E.d
Foto ilustruse
Ftesat për paraqitje në gjykatë, që institucionet e drejtësisë në Kosovë ua kanë dërguar p...
Politike
26 Qershor 2026, 17:10
D.S
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Andis Salla, ka njoftuar se, afati i aplikimit p&...
Politike
26 Qershor 2026, 16:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Akuzat se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një projekt personal, duke vizatuar një vend sipas d...
Politike
26 Qershor 2026, 16:45
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar njoftoi miratimin e disa ligjeve, ku fokusi kryesor mbetet...
Politike
26 Qershor 2026, 15:57
D.S
Edison Memolla
TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gj...
Politike
26 Qershor 2026, 13:53
E. D
TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, ka denoncuar ndërhyrjet që po bëhen në Lumin e Cur...
Politike
26 Qershor 2026, 13:32
E. D
Armend Muja
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mirëpriti në Tiranë homologun e tij nga Kosova, M...
Politike
26 Qershor 2026, 13:08
E. D
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se institucionet...