25 Qershor 2026, 12:38
Nga E. D
Edi Rama
POLONI- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet në Gdańsk të Polonisë. Gjatë fjalës së tij në Konferencë, Rama theksoi se Evropa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës dhe nuk mund të presë derisa t'i bjerë plumbi i fundit. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria mbështet përpjekjet e Ukrainës për të siguruar paqen dhe lirinë, duke theksuar se këto dy objektiva duhet të ecin së bashku.
Ai vlerësoi gjithashtu se rindërtimi i Ukrainës dhe Integrimi Europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor janë procese që përforcojnë njëri-tjetrin dhe kontribuojnë në forcimin e Europës. Duke folur për rëndësinë e investimeve në Ukrainë, Lideri i qeverisë theksoi se rindërtimi nuk duhet parë si një akt bamirësie, por si një investim strategjik për të ardhmen e Europës.
"Jam i sigurt se kontributi më i mirë që prisni nga unë është një fjalë e shkurtër, këtë do të bëj. Besoj se koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë: nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu. Ndërkohë, Ukraina po rindërtohet, ndërsa njëkohësisht mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj.
Nga ana tjetër, ne e shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike. Natyrisht, rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Europa është e aftë ta bëjë këtë. Dhe, në përfundim të kësaj fjale të shkurtër, të cilën jam i bindur se do ta vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës. Ju faleminderit shumë!" tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
25 Qershor 2026, 12:32
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur dek...
Politike
25 Qershor 2026, 12:33
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka paralajmëruar një deklaratë të Organizat&e...
Politike
25 Qershor 2026, 12:29
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi komentoi deklaratat e Ali Ahmetit, Kreut të BDI-së n...
Politike
25 Qershor 2026, 12:26
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi ashpër qeverinë për bllokim...
Politike
25 Qershor 2026, 11:59
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar këtë të enjte me debate t&e...
Politike
25 Qershor 2026, 11:54
E. D
TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej dit&e...
Politike
25 Qershor 2026, 11:51
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se është e turpshme sesi PS fabriko...
Politike
25 Qershor 2026, 11:39
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se arsyeja se përse nuk ës...
Politike
25 Qershor 2026, 11:05
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën në Tiranë, ku thekson se nuk ka asgjë ...
Politike
25 Qershor 2026, 10:12
E. D
Edi Rama
POLONI- Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot dhe nesër në Konferencën për Rindërtimin e Ukrain&eum...