LIVE UPDATES
Sport

Sonte dhe nesër kualifikohen dhe 6 skuadra në Botëror, 3 grupe luajnë ndeshjet e fundit...

Tre grupe të Botërorit: D, E dhe F, sonte dhe nesër në të gdhirë, do të luajnë ndeshjet e fundit në këtë fazë.

25 Qershor 2026, 18:11 Nga DOSJA

Sonte dhe nesër kualifikohen dhe 6 skuadra në Botëror, 3 grupe

SHBA - Gjermania do të zbresë sonte në fushë e relaksuar, pasi ka siguruar vendin e parë në grupin E. Në ndeshjen e fundit të grupit në orën 22:00, ‘panzerat’ do të përballen me Ekuadorin që kërkon fitoren për të shpresuar te kualifikimi.

Amerikano-jugorët kanë vetëm 1 pikë dhe çdo rezultat tjetër do ta pamundësonte objektivin, ndërsa në të njëjtën orë në fushë do të luhet edhe Kuraçao-Bregu i Fildishtë.

Fitorja për secilën nga përfaqësueset do të thoshte kualifikim edhe pse Kuraçao ka vetëm 1 pikë, ndërsa Bregu i Fildishtë ka 3 dhe është në vendin e dytë. Megjithatë afrikanët e shohin përballjen kundër Kuraçaos si një mundësi të artë për 3 pikët dhe për të mos rrezikuar si vend i tretë.

Në orën 01:00 të mëngjesit në fushë do të jetë Holanda që do të kërkojë përballë Tunizë së eliminuar të mbrojë vendin e parë në grupin F. ‘Portokallinjtë’ aktualisht kanë 4 pikë, po si Japonia që në të njëjtën orë do të përballet me Suedinë që ka 3 pikë.

Ky duel pritet të jetë shumë i zjarrtë pasi përcakton në rastin më të keq vendin e dytë, por matematikisht lufton edhe për të parin. Në grupin F vendi i parë ka shumë rëndësi, pasi kush renditet i dyti në 1/16 do të ketë përballë Brazilin.

Grupi D do të luajë ndeshjet e fundit në orën 04:00 të mëngjesit, teksa SHBA-të të kualifikuara si vendi i parë përballen me Turqinë e eliminuar. E gjithë vëmendja do të jetë te dueli tjetër mes Australisë dhe Paraguajit, pasi të dyja kanë nga 3 pikë.

Aktualisht vendin e dytë e mban Australia me golavarazh më të mirë, ndërsa një barazim ka gjasa ti kualifikojë të dy kombëtaret.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër