LIVE UPDATES
Sport

Vendimi fundit i FIFA-s ‘trondit’ Botërorin…

Rezultatet e përballjeve direkte në fund vlejnë më shumë se golavarazhi

20 Qershor 2026, 18:24 Nga DOSJA

Vendimi fundit i FIFA-s ‘trondit’ Botërorin…

SHBA - FIFA ka vendosur një ndryshim të rëndësishëm në rregulloren e Kampionatit Botëror 2026, një vendim që tashmë ka ndikuar drejtpërdrejt në fatin e disa kombëtareve dhe që mund të luajë rol kyç edhe në garën për kreun e grupit të Anglisë.

Ndërsa faza e grupeve po hyn në ndeshjet e saj të dyta, disa skuadra kanë siguruar tashmë kualifikimin për në raundin e 32-të, ndërsa të tjera janë eliminuar para kohe.

Një nga ekipet që ka prerë biletën për fazën tjetër është SHBA-ja e drejtuar nga Mauricio Pochettino. Amerikanët mposhtën Australinë 2-0 në Seattle, duke siguruar matematikisht kualifikimin edhe pse kanë ende për të luajtur sfidën e fundit të grupit ndaj Turqisë.

Në krahun tjetër, Turqia i dha lamtumirën turneut pas humbjes 1-0 ndaj Paraguajit, ndërsa Haiti u eliminua pas disfatës 3-0 kundër Brazilit.

Në pamje të parë, të dyja skuadrat ruanin ende shanse teorike për të avancuar, pasi ndodheshin vetëm tre pikë larg vendeve kualifikuese. Megjithatë, një ndryshim i ri në kriteret e renditjes së FIFA-s ua mbylli çdo mundësi.

Deri në këtë edicion të Botërorit, skuadrat me pikë të barabarta renditeshin fillimisht sipas golaverazhit të përgjithshëm. Por FIFA ka vendosur që në Kupën e Botës 2026 përparësi të ketë rezultati në përballjet direkte mes ekipeve.

Kjo do të thotë se Turqia, e mundur nga Paraguaji dhe Australia, nuk mund t’i kalojë këto dy kombëtare në renditje edhe nëse fiton ndeshjen e fundit ndaj SHBA-së dhe barazohet me to në pikë.

I njëjti rregull vlen edhe për Haitin. Kombëtarja karaibiane ka humbur ndaj Brazilit dhe Skocisë, ndaj edhe në rast se arrin të barazohet me skocezët në pikë pas ndeshjes së fundit, do të mbetet pas tyre për shkak të humbjes në përballjen direkte.

Ky ndryshim mund të ketë ndikim edhe te Anglia. Nëse skuadra e Thomas Tuchel fiton ndaj Ganës dhe Panamaja nuk arrin të mposhtë Kroacinë, anglezët do të sigurojnë vendin e parë në Grupin L një ndeshje përpara përfundimit të fazës së grupeve.

Edhe Gana mund të përfitojë nga ky rregull. Nëse fiton përballë Anglisë dhe Kroacia nuk merr tri pikët ndaj Panamasë, atëherë afrikanët do të ngjiten në krye të grupit.

Një tjetër skuadër që ka përfituar nga sistemi i ri është Meksika. Bashkëorganizatorët e Botërorit kanë fituar dy ndeshjet e para kundër Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut, duke siguruar kualifikimin për në raundin e 32-të.

FIFA ka ndryshuar disa herë kriteret e renditjes gjatë historisë së Kupës së Botës. Deri në vitin 1966 përdorej raporti i golave, ndërsa nga viti 1970 u aplikua sistemi i golaverazhit. Tani, për herë të parë pas dekadash, përparësi do t’u jepet rezultateve direkte mes skuadrave.

Sipas FIFA-s, qëllimi i këtij ndryshimi është të zvogëlojë ndikimin e fitoreve me diferenca shumë të thella në renditje. Kështu, rezultate si fitorja 7-1 e Gjermanisë ndaj Kuracaos nuk do të kenë më peshën vendimtare që kishin më parë në garën për kualifikim, duke e bërë konkurrencën më të drejtë dhe më të balancuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë