FOTOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria
13 Qersh...
Sport
VIDEO / Chelsea gjen fitoren, por “humbet” Armando Brojën!
Pati minuta edhe për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, i cili u aktivizua në të 75-ën dhe në të 84-ën pati një rast të artë shënimi, por e shpërdoroi në mënyrën më të keqe të mundshme.
16 Dhjetor 2023, 18:49Nga DOSJA
ANGLI - Chelsea rikthehet te fitorja, teksa ka triumfuar me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Sheffield United. Ndonëse me një kundërshtar modest përballë, londinezët e Pochettinos vuajtën jo pak, duke gjetur golin e avantazhit vetëm në fillim të pjesës së dytë me anë të Palmer.
Ndërsa në minutën e 61-të Jackson shënoi edhe golin e dytë.
Pati minuta edhe për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, i cili u aktivizua në të 75-ën dhe në të 84-ën pati një rast të artë shënimi, por e shpërdoroi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Palmer shërbeu për sulmuesin brenda zonës, por ndonëse me portën bosh, Broja gjuajti keq, ndërsa tre minuta më vonë humbi një tjetër mundësi shënimi, por këtë herë jo aq flagrante.