Sot dita e 8 e revoltës, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”
Protesta e tetë kundër projektit në Zvërnec/ Nis grumbullimi në sheshin "Skërndërbej" 7 Qershor, 18:08 ...
Protesta e tetë kundër projektit në Zvërnec/ Nis grumbullimi në sheshin "Skërndërbej" 7 Qershor, 18:08 ...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Nëse në muajin maj Pep Guardiola do të ngrejë edhe një herë trofeun e Premier League, kjo fitore në transfertë mund të duket si një ndalesë e zakonshme në rrugëtimin drejt titullit. Por në realitet, për Manchester Cityn ishte një triumf i ndërtuar me shumë vuajtje, karakter dhe rezistencë.
ANGLI - Nëse në muajin maj Pep Guardiola do të ngrejë edhe një herë trofeun e Premier League, kjo fitore në transfertë mund të duket si një ndalesë e zakonshme në rrugëtimin drejt titullit. Por në realitet, për Manchester Cityn ishte një triumf i ndërtuar me shumë vuajtje, karakter dhe rezistencë.
City mori tre pikë të arta falë dy golave të Erling Haaland dhe një realizimi vendimtar nga Phil Foden, pavarësisht faktit se Crystal Palace ishte skuadra më e mirë për pjesë të gjata të ndeshjes. Vendasit krijuan raste të shumta, goditën traversën dhe shtyllën, ndërsa Mateta, Sarr, Pino dhe Wharton ushtruan presion të vazhdueshëm mbi mbrojtjen e kampionëve.
Yeremy Pino goditi traversën, Adam Wharton shtyllën, ndërsa Palace dha vazhdimisht sinjale se goli ishte çështje minutash. Megjithatë, City nuk u thye. Edhe në momentet kur dukej se fati i skuadrës së Guardiolës do të mbaronte, kampionët qëndruan në këmbë.
Goli i parë erdhi në minutën e 41-të, në vetëm prekjen e nëntë të Haaland në gjithë pjesën e parë, një tregues i qartë se City ishte shpesh në prapavijë. Matheus Nunes pati hapësirën e rrallë për të krosuar nga e djathta dhe Haaland, më i fortë dhe më i vendosur se Chris Richards, u ngrit lart duke goditur saktë me kokë. Një realizim tipik për norvegjezin, që konfirmon pse ai mbetet makina më e frikshme e golit në Premier League.
Palace nuk u dorëzua as pas pushimit. Wharton vazhdoi të ishte dirigjenti i aksioneve sulmuese, duke vënë në vështirësi Cityn edhe në startin e pjesës së dytë, por Gianluigi Donnarumma dhe mbrojtja ia dolën të përballojnë stuhinë.
Në minutën e 69-të erdhi momenti i Phil Foden. Pas një lëvizjeje nga krahu i majtë drejt qendrës, anglezi mori topin jashtë zone dhe me të majtën lëshoi një goditje të ulët e të saktë, duke mposhtur Dean Henderson dhe duke shënuar golin e tij të gjashtë në pesë ndeshjet e fundit. Një tjetër sinjal i fortë për Thomas Tuchel, i cili po e ndjek nga afër formën e mesfushorit anglez.
Haaland vulosi gjithçka në minutën e fundit, duke realizuar nga pika e bardhë pasi Henderson shkaktoi penallti ndaj Savinhos. Norvegjezi e mbylli ndeshjen me dy gola dhe një tjetër paraqitje vendimtare.
Pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Palace dhe atmosferës së zjarrtë në “Holmesdale End”, City tregoi qetësi dhe pjekuri, cilësi që shpesh dallojnë kampionët. Një fitore që mban skuadrën e Guardiolës ngjitur pas Arsenalit dhe që dërgon një mesazh të qartë: gara për titull është ende larg përfundimit.
B.T (Dosja.al)
Mohamed Salah EGJIPT - Vendi i udhëhequr nga Mohamed Salah krenohet me një histori unike, një udhëheqës ende vendimtar dhe një...
SPANJE - Real Madridi, i cili shpesh është i prekur nga një mbrojtje e dobët këtë sezon, po përgatitet për nj&eum...
KATAR - Skuadra braziliane Flamengo u kualifikua dje për në finalen e Kupës Ndërkontinentale 2025, pasi mposhti skuadrën egjiptiane P...
ANGLI - Shumë nga "yjet" që luajnë në ligën më të mirë në botë kanë shprehur pakënaqësinë ...
SPANJE - Parashikohen reshje të dendura shiu në zonën e Valencias dhe në të gjithë bregdetin lindor të vendit, gjë q&eum...
MAROK - Spekulimet kanë mbaruar. Achraf Hakimi, mbrojtësi maroken i PSG-së, do të përfaqësojë vendin e tij në...
SHBA - Në mundje, ekziston një rregull i pashkruar që të gjithë mundësit duhet të humbasin ndeshjen e tyre të dal...
TURQI - "Shijoje Icardin edhe për disa muaj, pastaj do të të mungojë." Mauro dhe Galatasaray nuk kanë qenë kurrë...
ITALI - Juventusi i përket familjes Agnelli, dhe familja Agnelli është Juventusi. Kjo, shkurt, është ndjenja e Michel Platinit, numri...
AUSTRALI - Roger Federer do të rikthehet në skenën e disa prej triumfeve të tij më të mëdha në janar, kur të jet&eu...