“Cilën dorëheqje duan këta?”/ Rama nga Elbasani: Protesta është një çorodi! Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
Protesta e tetë kundër projektit në Zvërnec/ Nis grumbullimi në sheshin "Skërndërbej" 7 Qershor, 18:08 ...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Sot është dita e tetë e protestave kundër projektit të Zvërnecin në Tiranë. • Qytetarët po grumbullohen në sheshin “Skënderbej” me pankarta ku kërkohet burgosja e Ramës dhe Berishës. •Tubimi pritet të vijojnë me pjesëmarrës të shumtë në numër, duke i'u bashkiar studentët nga diaspora.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta e tetë e qytetarëve ka nisur në Tiranë. Ata filluan marshimin e tyre nga sheshi 'Skënderbej' dhe u zhvendosën drejt ambienteve të Kryeministrisë.
Protestës së ditës së sotme i janë bashkuar edhe pencionistët, të cilët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Një nga pensionistët tha se Rama nuk është më kryeministër për popullin shqiptar. Ai kërkoj që 140 deputetet, të cilët i cilësoi si 'hajdutë' të dorëhiqen gjithashtu.
“140 hajdutët që rritën rrogat e tyre dhe i lanë pensionistët. Të 140 ata duhet të japin dorëheqjen. Të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe të mos mbeten të përjetshëm. Të hiqet vendimi i turpshëm, këshillohet gjyqtari me 4 muret…Rama nuk është më kryeministër, ne këtu e kemi shkarkuar, të shkojë prona te i zoti. Jam 100 % dakord që Rama në burg dhe Berisha në burg”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Gazetari Klevin Muka i është bashkuar protestës së sotme që po zhvillohet para Kryeministrisë, duke mbajtur një fjalim të ashpër ndaj situatës aktuale në vend.
Ai ka theksuar se organizatorët e vërtetë janë të rinjtë shqipëtarë të cilët duan drejtësi. Në qendër të kritikave të tij ishin dështimet në sektorët kryesorë të shërbimeve publike, ndërsa thirrja për dorëheqjen e qeverisë ishte thelbi i mesazhit të tij.
“I gjithë ky organizimi këtu quhet rinia shqiptare. Bravo për të gjithë prindërit që janë këtu. Fëmijët tanë besoj që do të jenë krenarë. Duam drejtësi, duam drejtësi. Sot urojnë mos shkofsh nëpër spitale sepse sistemi shëndetësor është një tmerr i vërtetë që mos vaftë as hazmi. Ta bëjmë këtë luftë edhe për gjyshërit e gjyshet tona. Për minatorët që sot janë në mëshirë të fatit.
", u shpreh gazetari./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur tek sheshi para Kryeministrisë pas marshimit të tyre të parë nga sheshi "Skëndërbej".
Teksa fjalimet e njëpasnjëshme po jepen në podiumin para zyrës së kryeministrit Rama, turma po buçet: "Boll është boll".
“Jemi sërish këtu për një qëllim. Gardhi u hoq, të heqim edhe këta! Koha që të kthejmë në Shqipëri fëmijët e larguar në emigrim. Boll është boll! Zoti kryeministër, kam një lajm për ty, disaspora këtë radhë nuk do të vijë për pushime por për protestë”, tha një prej protestueseve.
Kjo është protesta e tetë e organizuar në kryeqytet kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec dhe qeverisë Rama./Dosja.al
TIRANË- Sot është dita e tetë e protestave kundër projektit të Zvërnecin në Tiranë.
Qytetarët po grumbullohen në sheshin “Skënderbej” me pankarta ku kërkohet burgosja e Ramës dhe Berishës. Tubimi pritet të vijojnë me pjesëmarrës të shumtë në numër, duke i'u bashkiar studentët nga diaspora./Dosja.al