Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarwt e Elbasanit, në kuadër të 35-vjetorit të PS-së. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se PS ka mundësin që ta vendos Shqipërinë atje ku e donin rilindasit. Kryeministri e ka cilësuar protestën e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit një çorodi, ndërsa shtoi se mjedisi po ngatërrohet me qëllime të tjera. • Rama tha se vendi ka potencialin natyror për të qenë një vend i pasur, duke e kthyer këtë bukuri në një motor të ekonomisë. • Në lidhje me këtë, ai mori shembullin e Greqisë dhe Malit të Zi. • Lideri i qeverisë tha se Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut. • Nga Elbasani, Rama u shpreh se projektit që po i bëhet rezistencë është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Evropë prej shumë vitesh. • Në të njejtën kohë ai i është përgjigjur kërkesës së protestuesve, të cilat prej ditësh kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga qeveria. • Në lidhje me këtë, Rama tha se nëse e bën këtë gjë, nuk ka kush e përfaqëson Shqipërinë në BE. • Më tej, kryeministri tha se PS është shpëtimtare dhe jo tradhtare e Shqipërisë, duke shtuar se mbi 800 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora kanë votuar për të. • Kreu i qeverisë u shpreh se kur mori pushtetin flamingot vriteshin me çifte. • Rama u shpreh se blogerët, të cilët sipas tij nuk lënë lek pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, po pretendojnë se luftojnë korrupsionin, ndërsa theksoi se ata nuk paguajnë asnjë euro taksë. • Në 35-vjetorin e PS në Elbasan, Rama ngriti akuza ndaj aktivistëve dhe gazetarëve pjesëmarrës në protestën kundër projektit të Zvërnecit, duke thënë se po bëjnë propagandë në mbrojtje të mjedisit apo kauzave të tjera, ndërsa sipas tij, qëllimi i vërtetë është sulmi ndaj mazhorancës.
7 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se blogerët, të cilët sipas tij nuk lënë lek pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, po pretendojnë se luftojnë korrupsionin, ndërsa theksoi se ata nuk paguajnë asnjë euro taksë.
Në 35-vjetorin e PS në Elbasan, Rama ngriti akuza ndaj aktivistëve dhe gazetarëve pjesëmarrës në protestën kundër projektit të Zvërnecit, duke thënë se po bëjnë propagandë në mbrojtje të mjedisit apo kauzave të tjera, ndërsa sipas tij, qëllimi i vërtetë është sulmi ndaj mazhorancës.
Ai gjithashtu theksoi se mazhoranca nuk kërkon të dëmtojë mjedisin me këtë projekt përkundrazi, Rama u shpreh se, jo më kot edhe flamingot kanë ngjyrën e PS.
"Flamingot edhe ngjyrën nuk e kanë rastësisht të PS-së. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë lek pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar i ri, dhe një euro taksë nuk paguajnë. Disa analistë dhe gazetarë që paguhen me lekë nën dorë u qajnë hallin flamingove. Moral mua dhe PS-së të maten mirë kush e bën. Po nuk pati blogerë sot, kanë qenë në Palasë. Do mbrojnë Shqipërinë këta nga një forcë që vendin e gjeti në llum, e mori në krahë kur nuk I hapej asnjë derë. E bëri Shqipërinë një vend ku kushdo e thotë me krenari është shqiptarë.", tha Rama./Dosja.al
ELBASAN- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se PS është shpëtimtare dhe jo tradhtare e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mbi 800 mijë qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora kanë votuar për Partinë Socialiste.
Kreu i qeverisë u shpreh se kur mori pushtetin flamingot vriteshin me çifte. Sipas tij, PS është shpëtimtare e faunës së Shqipërisë.
Edi Rama: Nëse unë dhe ju do të ishim tradhtarët, nuk do të kishim pritur njerëzit 35 vjet ta merrnin vesh, nuk do të kishin ardhur për të votuar për PS mbi 800 mijë njerëz nga Shqipëria e diaspora. Nëse unë dhe ju do të ishim tradhtarët, atëherë nuk ka patronazhist apo organizatë që mund të përmbajë një popull të shkojë në votim.
Ne jemi shpëtimtarët, jo tradhtarët. Kur morëm detyrën, ishte një vend i zhytur në llum. Vriteshin me çifte flamingot për qejf. Jemi shpëtimtarët e faunës së Shqipërisë, vumë moratoriumin 10-vjeçar kundër gjuetisë. Regjistrat ku janë të regjistruar shpendët dhe kafshët e Shqipërisë tregojnë se si janë shtuar. Flamingot nuk vinin fare, ata janë zogj shtegtarë, sepse i prisnin horrat me pushkë e çifte dhe kishin liri të bënin masakër./Dosja.al
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesës së protestuesve, të cilat prej ditësh kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga qeveria. Nga Elbasani, Rama tha se nëse e bën këtë, nuk ka kush e përfaqëson Shqipërinë në BE.
“Nëse je i shqetësuar për flamengot, për natyrën, sesi një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën, je i pari që je i interesuar për faktet, jo për gënjeshtrat. Je i pari që do të dëgjosh si është e vërteta dhe jo të bësh tangërllikun: ‘Nuk duam të dëgjojmë, duam dorëheqjen’. Cilën dorëheqjen? Dorëheqjen nga misioni i PS për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kush do i dali në mbrojtje Shqipërisë, ta përfaqësojë atje?”, tha Rama./Dosja.al
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut. Nga Elbasani, Rama u shpreh se projektit që po i bëhet rezistencë është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Evropë prej shumë vitesh.
Ai tha se shqiptarët janë të zotët e kësaj toke këtu, por shtëpia është e hapur për të gjithë.
Edi Rama: Projektit që po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde është një investim prej 4 miliardë eurosh dhe është investimi më i madh në Evropë prej shumë vitesh, dhe ne ta bëjmë si lopa? Kur thotë populli, “e mbush kupën dhe i bie me shqelm në fund”? T’i tregojmë botës një vend krejt ndryshe nga sa jemi? Ta bëjmë si lopa duke e shpërndarë nëpër gjithë ato lumenj dhe kanale të llumit të rrjeteve sociale, lloj-lloj mesazhesh krejt të gabuara ku shqiptarët thonë atë që nuk e kanë thënë kurrë: “Shqipëria është e shqiptarëve”.
Shqipëria nuk është e shqiptarëve, sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, dhe këtë e thotë Kanuni. Shqiptarët janë të zotët e kësaj toke këtu, por shtëpia është e hapur për të gjithë. “Shqipëria është e shqiptarëve” të kujton atë sloganin e tmerrshëm të Gjermanisë naziste: “Gjermania është e gjermanëve”. Gjermaninë e gjermanëve, ata që e udhëhoqën atë komb me atë slogan, e katandisën dhe e bënë delen e zezë të botës./Dosja.al
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar protestën e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit një çorodi. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e Elbasanit, Rama u shpreh se po ngatërrohet mjedisi me qëllime të tjera.
Rama tha se vendi ka potencialin natyror për të qenë një vend i pasur, duke e kthyer këtë bukuri në një motor të ekonomisë. Në lidhje me këtë, ai mori shembullin e Greqisë dhe Malit të Zi.
Edi Rama: Kemi potencialin natyror për të qenë një vend i pasur, duke e kthyer këtë bukuri në një motor të ekonomisë sonë, siç kanë bërë të tjerët. Shihni rreth e rrotull fqinjët tanë, shikoni Greqinë. Shikoni se çfarë ka bërë me turizmin dhe sa shumë ka fituar, shihni edhe Malin e Zi. Një vend më i vogël se Shqipëria, me një territor më të vogël dhe me pasuri më të pakta, prej vitesh është në krye të klasifikimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për paga, pensione dhe mbështetje financiare.
Është një vend që nuk ka industri dhe bujqësi, shumë produkte i marrin nga Shqipëria, të ardhurat për frymë janë më të larta sa edhe vetë Serbia. Vetëm për një arsye, Mali i Zi ka bërë atë që na ka ardhur radha ta bëjmë ne, për të cilën ka dalë në protestë ata atje dhe është krijuar kjo çorodi e madhe, duke ngatërruar pasionin për mjedisin, ndjenjat e dashurisë për natyrën me lloj-lloj axhendash dhe qëllimesh të tjera./Dosja.al
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se vendi është më parë se kurrë intergrimit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e Elbasanit, Rama u shpreh se PS ka mundësinë që ta vendos Shqipërinë atje ku e donin rilindasit.
Kryeministri theksoi se BE nuk ekzistonte kur rilindasit e vendit, donin ta drejtonin vështrimin e popullit nga Europa.
“Kemi humbur disa herë trenin e historisë dhe kemi mbetur jo në stacion, por në buzë humnerash të rrezikshme. Sot jemi më afër se kurrë realizimit të një ëndrre shekullore të shqiptarëve. BE nuk ekzistonte kur rilindasit tanë donin ta drejtonin vështrimin e popullit nga Europa, por Naim Frashëri e la të shkruar amanetin e tij për të gjithë brezat më pas. Amanet që sot është në duart tonë. Sot ne kemi në duart tona mundësinë e madhe që ta ngremë Shqipërinë në krah dhe ta vendosim në atë majë ku e donin rilindasit. Siç thotë Naimi, dielli lind ku perëndon”, tha Rama./Dosja.al
ELBASAN- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në organizimin e 35-vjetorit të PS-së në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, kryeministrit i tërhoqi vëmendjen një pankartë kundër projektit në Zvërnec, që mbante një person.
Në lidhje me këtë, Rama tha se njerëzit në Vlorë janë pro zhvillimit të projektit.
“Ule atë, ule. Bravo! Thashë ta ulni atë parullën, meqë shkruanit: Çfarë ka Vlora, ta bëjmë dhe ne fora’. Vlora, duke filluar nga ata që janë pjesë e atij zhvillimi, janë të gjithë për atë zhvillim. Mos i ngatërroni këto gjëra”, u shpreh Rama./Dosja.al