Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Me anë të një reagimi në Facebook, Rama e mbrojti Paketën e Maleve, duke thënë se ajo u jep mundësi banorëve të zonave malore dhe emigrantëve të investojnë në pronat e tyre përmes agroturizmit, agropërpunimit dhe fermave.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër protestuesti të cilët kundërshtojnë Paketën e Maleve, duke i cilësuar kritikat si pjesë e një “budallallëku” që, sipas tij, ka penguar zhvillimin e Shqipërisë për një shekull. Me anë të një reagimi në Facebook, Rama e mbrojti Paketën e Maleve, duke thënë se ajo u jep mundësi banorëve të zonave malore dhe emigrantëve të investojnë në pronat e tyre përmes agroturizmit, agropërpunimit dhe fermave.
Sipas tij, problemi i mungesës së certifikatave të pronësisë për shkak të mospranimit të ligjit 7501 ka penguar prej vitesh aksesin në leje ndërtimi, subvencione shtetërore, fonde të BE-së dhe kredi bankare. Në reagimin e tij, Rama solli si shembull edhe Austrinë dhe modelin e zhvillimit të Alpeve austriake, ku sipas tij turizmi dhe mbrojtja e natyrës kanë ecur paralelisht.
Reagimi i Ramës:
Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit apo edhe ata që kanë tokat e trashëguara në Shqipërinë malore nuk duhet ta gëzojnë pronën e tyre, duke zhvilluar një agroturizëm, një punishte agropërpunimi, një fermë?! Sot, ata nuk marrin çertifikatë me 7501-shin, se e kanë ndarë mesveti tokën sipas kufijve të vjetër dhe nuk e kanë pranuar asnjëherë 7501-shin, po duke mos pasur çertifikatë s’marrin dot as leje, as subvencione nga shteti, as financime nga fondet e BE-së, as kredi nga bankat.
Ndërsa Paketa e Maleve, e cila është zgjidhje e formësuar në vite që ka mbështetjen e tyre dhe po tërheq mijëra emigrantë për të investuar në tokën e tyre, mbyll boshllëkun ligjor, hap rrugën e futjes së kursimeve të emigrantëve në Shqipërinë malore dhe fut malet në ekonominë tonë përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Ah, zonat e mbrojtura, natyra, po, natyra, pemët dhe shqiponjat që do t’i shpëtojë revolucioni imagjinar, duke anulluar Paketën e Maleve
Po Austria? Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur zgjedhja është e prerë me thikë:
Ose natyrë. Ose zhvillim. Po në fakt, zonat e mbrojtura ndahen me kategori të ndryshme dhe kanë nivele të ndryshme mbrojtjeje, nga kategoria I ku ndërtimi përjashtohet totalisht tek për shembull kategoria V, si në pjesën gadishullore të Zvërnecit, ku qysh nga ligji i 2017-ës është e qartë se mund të ndërtohet me kushte të caktuara.
Alpet Austriake janë ndër peizazhet më të mbrojtura dhe më të qendisura në Europë. Brenda dhe përreth zonave të mbrojtura përgjatë tyre gjenden qindra fshatra alpine, hotele, resorte, teleferikë, qendra skijimi, shtigje turistike dhe infrastrukturë moderne që tërheqin miliona vizitorë çdo vit. Rajone si Tiroli apo destinacione si Kitzbühel janë kthyer kaherë në marka globale të turizmit malor. Megjithatë, askush nuk e thotë dot kurrë se Austria sakrifikoi Alpet për turizmin. Përkundrazi. Austria ndërtoi turizmin për Alpet.
Ata njerëz të mençuar e kuptuan nga të parët se peizazhi nuk ishte pengesë për zhvillimin, po ishte vetë themeli i zhvillimit.
Prandaj modeli austriak nuk ishte kurrë: “Mos ndërtoni asgjë.” Por ishte: “Ndërtoni me kujdes. Ndërtoni me cilësi. Ndërtoni aty ku duhet. Mbroni atë që është e pazëvendësueshme.” Sot turizmi gjeneron miliarda euro çdo vit për ekonominë austriake dhe mbështet qindra mijëra vende pune, ndërsa Austria mbetet një nga vendet me standardet më të larta të mbrojtjes së natyrës në Europë. Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.
Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe disiplinën për t’i bërë ata aleatë të njëri-tjetrit, duke rritur qëndrueshmërinë mjedisore të vendit dhe ekonominë shqiptare falë një turizmi cilësor me të ardhura të larta. Sepse kur natyra trajtohet si pasuria më e madhe e një vendi, ajo nuk mbrohet duke e izoluar nga ekonomia, po duke e kthyer në zemrën e ekonomisë.
Prandaj, e përsëris: BUDALLALLËKU QË E KA MBAJTUR SHQIPËRINË PENG 100 VJET, S’KA PËR TA NDALUR DOT TË VAZHDOJË RRUGËN E NISUR PËR TA FUTUR KËTË VEND NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ashpër ndaj protestuesve të cilët prej disa ditësh kanë mbushur sh...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit “Flasim” u ndal dhe te punimet e Samitit BE–Ballkani Perë...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në K...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama kanë shpërthyer ndaj gazetarëve dhe mediave ndërkombëtare që kanë rapor...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për takimin që pati me banorët e Zvërnecit, pas protestave për kundërshtimin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se zgjedhja e Shqipërisë në krye të Forest Europe, ku marrin pjesë...
foto ilustruese KOSOVË- Në Kosovë zhvillohet këtë të diel (07.06) zgjedhjet e jashtëzakonshmeparlamentare...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar dje në zonën ...
EUROPË- Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në...
Kreshnik Radoniqi KOSOVË- Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht në mbarë Kosovën, ku qendrat e votimit u hapën në orën 0...