Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Ai shtoi gjithashtu se pjesë e kësaj turme janë edhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ‘like' dhe që nuk paguajnë asnjë kokërr leku taksë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ashpër ndaj protestuesve të cilët prej disa ditësh kanë mbushur sheshet plot. Në podkastin e tij, "Flasim", Rama ka zgjedhur që ti sulmojë këta protestues, duke i quajtur ata delirantë dhe të marrë. Ai shtoi gjithashtu se pjesë e kësaj turme janë edhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ‘like' dhe që nuk paguajnë asnjë kokërr leku taksë.
"Po, ndërkohë, mos harroni që ka një mundësi shumë të madhe që gjithë këto rrëmuja që dalin nëpër media, nëpër rrjete online, ndryshe nga çfarë është realiteti këtu, që ka një turmë në bulevard, një turmë shumë biodiverse, që nga të marrët që fusin rrethin katror dhe pastaj e quajnë rrethin katror, te lloj-lloj personazhesh që kërkojnë “like” dhe që jetojnë me “like”. Influencera që fitojnë paratë e dynjasë përmes rrjeteve sociale dhe s’paguajnë një kokërr leku, një kokërr leku taksë.
Të tjerë që janë delirantë, me flamurin të lidhur këtu në fyt dhe që e vënë qeleshen si një certifikatë pastërtie patriotike; të tjerë që janë realisht të shqetësuar, vajza dhe djem që duan të shfryjnë pakënaqësitë e tyre etj. Është një turmë normale, s’ka asnjë problem. Por kjo që turma normale kthehet në qindra mijëra njerëz që po vlojnë në Shqipëri do të dëmtojë turizmin, çuna, goca. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të çregjistrimeve në Sarandë, disa shenja shqetësuese, pak, por para se të bëhet trend që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit.
Mbase këtë doni. Unë nuk besoj që këtë doni, por mbase ky është edhe qëllimi, që të jetojmë vetëm me flamingot, të cilët 99.99% e atyre që i mbrojnë s’i kam parë ndonjëherë me sy. Nuk e di. Shikojeni këtë punë. Në ndërkohë që projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit “Flasim” u ndal dhe te punimet e Samitit BE–Ballkani Perë...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në K...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama kanë shpërthyer ndaj gazetarëve dhe mediave ndërkombëtare që kanë rapor...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për takimin që pati me banorët e Zvërnecit, pas protestave për kundërshtimin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se zgjedhja e Shqipërisë në krye të Forest Europe, ku marrin pjesë...
foto ilustruese KOSOVË- Në Kosovë zhvillohet këtë të diel (07.06) zgjedhjet e jashtëzakonshmeparlamentare...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar dje në zonën ...
EUROPË- Vala e protestave kundër Kryeministrit Edi Rama ka kapërcyar kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë edhe në...
Kreshnik Radoniqi KOSOVË- Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht në mbarë Kosovën, ku qendrat e votimit u hapën në orën 0...
foto ilustruese KOSOVË- Kosova sot shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi politika dështoi të zgjidhte presidentin e ri. Pas ...