Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor në Kosovë, pritet nisja e numërimit të votave
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
“140 hajdutët rritën rrogat tyre, duhet të dorëhiqen”/ Pensionisti i bashkohet protestës: Rama nuk &eu...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
• Procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, është mbyllur zyrtarish në orën 19:00. • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e personave të cilët kanë marrë pjesë në votim. • Sipas KQZ-së, të drejtën e votës e kanë ushtruar 675 mijë e 950 persona, që përbën 34,49 për qind të elektoratit të regjistruar. • Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 2 milionë e 92 mijë e 174 qytetarë. • Ndërkohë, për herë të parë në procesin zgjedhor morën pjesë 22 mijë e 685 votues të rinj. • Votimi është zhvilluar në 949 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 550 vendvotime të shpërndara në të gjithë territorin e Kosovës. • Edhe kësaj radhe, procesi u monitorua nga mijëra vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. • Në garë morën pjesë 22 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore. • Vetëvendosja garoi në koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja konkuruan të vetme. • Pjesë e kësaj gare ishte edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila i priu listës për deputetë të LDK-së, partisë ku ishte pjesë përpara mandatit presidencial. • E vetme garoi edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. • Një ditë më parë ka votuar diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. • Sipas të dhënave zyrtare, nga 27.724 votues të regjistruar jashtë vendit kanë votuar 22.414 qytetarë, ose 80.85% e tyre. • Procesi është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, përfshirë ambasada dhe konsullata në Evropë, SHBA dhe Kanada. • Zgjedhjet u ndoqën me interes edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka kërkuar krijimin e institucioneve të qëndrueshme për të çuar përpara reformat dhe procesin e integrimit evropian.
7 artikuj për këtë temë.
KOSOVA- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se me mbylljen e qendrave të votimit, nis faza vendimtare e procesit zgjedhor - numërimi i votave.
Ajo tha se çdo votë përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u bëri thirrje personave përgjegjës që të angazhohen me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke uruar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve./Dosja.al
KOSOVA- 72 kutitë e para të votimit, në Kosovë janë numëruar. Nga numërimi i tyre ka rezultuar se ajo që deri në këto momente është Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit me 34.18%.
Ajo ndiqet nga PDK me 19.95%, ndërsa LDK vjen e treta me 14.76%. Ndërkohë, Lista Serbe numëron 9.83%./Dosja.al
KOSOVA- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme, është brenda kutive të votimit. Kjo duke theksuar se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u bëri thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën e tyre gjatë procesit të numërimit të votave.
“Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, shkroi Kurti./Dosja.al

KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikuar shifrat e personave të cilët kanë marrë pjesë në votim. Sipas KQZ-së, të drejtën e votës e kanë ushtruar 675 mijë e 950 persona, që përbën 34,49 për qind të elektoratit të regjistruar.
Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 2 milionë e 92 mijë e 174 qytetarë. Ndërkohë, për herë të parë në procesin zgjedhor morën pjesë 22 mijë e 685 votues të rinj.
Votimi është zhvilluar në 949 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 550 vendvotime të shpërndara në të gjithë territorin e Kosovës./Dosja.al
KOSOVA- Procesi zgjedhor në Kosovë është mbyllur në orën 19:00. Qytetarët që ndodhen brenda qendrave, kanë të drejtë të përfundojnë procesin e votimit.
Deri në orën 17:00, mbi 560 mijë veta ushtruan të drejtën e tyre. Rreth 200 mijë më pak krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Dosja.al
KOSOVË- Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Sapo janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, analisti Bleron Baraliu ka bërë publike projeksionet e tij për rezultatin e partive politike.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm, ndërkohë që për pozitën e dytë është duke u zhvilluar një garë e ngushtë mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)./Dosja.al
KOSOVA- Procesi zgjedhor në Kosovë sapo ka përfunduar. Menjëherë pas kësaj kanë dalë përgjigjet e exit poll-eve të para. I pari që kryeson listën është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja me 42%.
Lëvizja Vetëvendosja ndiqet nga PDK me 21.6% të votave, ndërsa LDK me vetëm 17%./Dosja.al
