Dita e 20 e revoltës popullore/ Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërhe...
Sport
VIDEO / Xhaka shënon dhe jep lajmin e madh familjar…
Fillimisht Xhaka ishte pjesëmarrës tek goli i parë i Leverkusenit duke asistuar për Exequiel Palacios i cili shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2-1.
23 Nëntor 2024, 18:58Nga DOSJA
GJERMANI - Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-2 në shtëpi ndaj Heidenheimit në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit gjerman.
Ndonëse ishin mysafirët ata që në fakt kishin epërsinë prej dy golave, ‘Aspirinat’ nuk u dorëzuan deri në fund dhe rikthyen rezultatin në favorin e tyre. Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, shkëlqeu në këtë takim duke shënuar gol dhe duke asistuar tek një tjetër.
Fillimisht Xhaka ishte pjesëmarrës tek goli i parë i Leverkusenit duke asistuar për Exequiel Palacios i cili shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2-1.
Më pas Xhaka kaloi në rolin e golashënuesit kur në minutën e 82-të shënoi një gol spektakolar për rezultatin përfundimtar të takimit 5-2. E më e veçantë se vet goli ishte festimi që bëri ylli shqiptar duke sinjalizuar se do të bëhet sërish baba. Ky ishte vetëm goli i dytë i Xhakës në këtë edicion të garave në Bundesliga teksa ka edhe katër asistime.
SHBA - Malang Sarr dhe Mauricio Pochettino nuk do t'i kalojnë pushimet së bashku. Vitin e kaluar, kur ishte trajner i Chelseat, argjentinasi u pyet p&...