LIVE UPDATES
Sport

Zyrtare/ UEFA e ashpër, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobitet 128 mijë euro…

UEFA vendosi që ndeshjen e pezulluar Rumani - Kosovë (0-0) ta regjistrojë 3-0 në tavolinë për rumunët, pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj.

20 Nëntor 2024, 18:48 Nga DOSJA
Zyrtare/ UEFA e ashpër, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në

ZVICER - UEFA marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht. Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultatin zyrtar 3-0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit të Disiplinës.

Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 128 mijë euro për thirrje raciste, hedhje të objekteve në fushë, fërshëllimë të himnit etj; si edhe me një ndeshje pa praninë e tifozëve për shkak të thirrjeve raciste apo diskriminuese të tifozëve të saj. Me 6 mijë euro gjobë u gjobit edhe Federata e Kosovës.

Më 15 nëntor Rumania dhe Kosova u përballën në Bukuresht për Nations League. Sfida u ndërpre në minutën 90+3, kur kapiteni i dardanëve, Amir Rrahmani tërhoqi ekipin e tij nga fusha pas thirrjeve raciste të tifozëve vendas kundër shqiptarëve.

"Serbia, Serbia" dhe "Kosova është Serbi" ushtonin në arenën e Bukureshtit, me Rrahmanin që para vendimit kishte njoftuar tre herë më parë arbitrin, por pa marrë një përgjigje.

Pas më shumë se një ore në dhomat e zhveshjes, shumë bisedave, tensionit mes palëve dhe komunikimit mes zyrtarëve, Kosova nuk u kthye në fushë, duke ndjerë një racizëm të përsëritur në Bukuresht, njëjtë si një vit më parë.

Me sfidën që ishte 0-0 dhe donte vetëm dy minuta të përfundonte, Kosova nuk u kthye në fushë dhe ndeshja u mbyll.

Tanimë ekipi i Franco Fodas ka pësuar humbje në tavolinë dhe në renditje ka -1 pikë. Kështu shqiptarët tej Drinit e mbyllin Grupin C2 të Ligës së Kombeve me 12 pikë në vendin e dytë, tre pikë pas Rumanisë kryesuese. Dardanët janë në play-off për një shans më shumë ngjitjeje në Ligën B.

Kujtojmë se pas incidentit dhe një vendimi të pritshëm jo në favor të Kosovës, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tha se këtë çështje do e dërgonin në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS). Pritet që zyrtarizimi i humbjes të vejë në lëvizje edhe organet e futbollit në Kosovë, për të marrë të drejtën e pretenduar.

Detajimi i gjobave për Rumaninë dhe vendimet…

Të shpallë ndeshjen e Ligës së Kombeve 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u luajt më 15 nëntor 2024, si një ndeshje e braktisur nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

UEFA vendos:

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50.00 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si shoqatë mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj ( në lidhje me thirrjet ksenofobike).

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30.00 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9.000 euro për hedhjen e sendeve.

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4.500 euro për ndezjen e fishekzjarreve .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8.000 euro për përdorimin e treguesit lazer .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12.500 euro për shkak të shqetësimit gjatë himnit kombëtar .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14.000 euro për bllokimin e rrugëve publike .

Të paralajmërojë Federatën Rumune të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë