All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

1 vit ulje page deri në 40%, ILD hetim disiplinor për dy magjistratët e Vlorës

11 Tetor 2021, 10:36 Nga DOSJA
1 vit ulje page deri në 40%, ILD hetim disiplinor për dy
All - Paragraf - 1

TIRANË – Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka përfunduar sot hetimin disiplinor për Nazmi Trokën dhe Petrit Alinë, të dy gjyqtarë të Apelit në Vlorë. Në njoftimin e ILD-së, thuhet se kryeinspektori Artur Metani ka vendosur uljen e pagës me 40% deri në një vit për të dy gjyqtarët.

Ky vendim vjen bazuar në vendimin e KLGJ për rikthim për hetim pranë ILD-së, të vendimit të arkivimit të hetimit nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe është pjesë e ankesave që KLGJ ka marrë për mosndëshkim të prokurorëve apo gjyqtarëve që kanë bërë shkelje.

Dokumenti i plotë:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ ulje e pagës deri në 40%, deri në 1 vit” ndaj gjyqtarëve P.A. dhe N.T. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor ndaj magjistratëve P.A. dhe N.T. me detyrë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, bazuar në vendimin e KLGJ për rikthim për hetim pranë ILD-së, të vendimit të arkivimit  të hetimit ndaj dy magjistratëve nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kontekst: Kjo cështje është pjesë e ankesave, që ILD ka trashëguar nga institucionet e tjera (KLGJ në këtë rast),  të cilat po trajtohen me përparësi për të shmangur kulturën e pandëshkueshmërisë apo harresës për shkelje të paraqitura ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve.

Shtetasi J. XH, me nismën e të cilit ka filluar hetimi disiplinor, ka ankimuar më 26.09.2018 vendimin e Inspektoratit të KLD-së, për arkivimin e ankesës së bërë prej tij, ndaj magjistratëve P.A. dhe N.T. Komisioni i përkohshëm i KLGJ-së për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektoratit Këshillit të Lartë të Drejtësisë, më 16.07.2019 vendosi pranimin e ankimimit, duke prishur vendimin e arkivimit të ankesës nga Inspektorati i KLD-së për gjyqtarët e Apelit Vlorë dhe dërgimin e praktikës në ILD, në momentin e krijimit të këtij institucioni.

Në funksion të hetimit disiplinor të vijuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar është konstatuar se bazuar në procedimin penal të regjistruar në vitin 2015, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit J.Xh. për “Heqje të paligjshme të lirisë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit R.A., më 22.10.2015 Gjykata e Rrethit Vlorë ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj R.A., masë e cila nuk  është ekzekutuar. Në datën 21.08.2016, i pandehuri/kërkuesi R.A (në mungesë) përmes avokatit mbrojtës, i kërkon Gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit, kërkesë që u mor në shqyrtim nga një gjyqtar i gatshëm dhe jo trupi gjykues, që po shqyrtonte themelin e çështjes. Më 22.08.2016, Gjykata e Rrethit Vlorë, vendos pranimin e kërkesës së kërkuesit R.A. dhe zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”. Pas ankimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 22.09.2016, Gjykata e Apelit Vlorë vendos: “Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë ushtron rekurs, duke kërkuar Urdhërimin për vendosjen e të pandehurit R.A. nën masën e sigurimit “arrest në burg”.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se: Magjistratët P.A. dhe N.T. me veprimet apo mosveprimet e tyre, nuk kanë zbatuar dhe kanë zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin procedural penal, të konstatuar nga një gjykatë më e lartë. Veprimet e dy magjistratëve janë kryer në shkelje të pikës 4 të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale ku parashikohet qartë se për revokimin a zëvendësimin e masës ekzistuese disponon, jo vetëm gjyqtari i hetimit paraprak, por, në varësi të fazës së procedimit, edhe e njëjta gjykatë, pra ajo që shqyrton kërkesën për gjykim dhe zgjidh përfundimisht në themel çështjen

Shkeljet procedurale të kryera nga magjistratët provohen të jenë kryer me dashje direkte. Magjistratët kanë mbajtur një qëndrim në kundërshtim me ligjin në lidhje me kërkesat e prokurorit, të cilat nuk janë shqyrtuar dhe argumentuar në  rrëzimin e kërkesës së prokurorit, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Duke patur parasysh formimin dhe eksperiencën e tyre të gjatë si gjyqtarë, kanë patur mundësinë të parashikonin pasojat e dëmshme nga veprimet i tyre. Pavarësisht eksperiencës së tyre të gjatë në detyrë, gjyqtarët kanë zbatuar gabim legjislacionin procedural penal, fakt ky i konstatuar nga Gjykata e Lartë.

Veprimet e kryera nga ana e dy magjistratëve ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë. Sjellja e gjyqtarëve në kontekstin profesional është shumë e rëndësishme, pikësëpari nga respektimi dhe zbatimi me rigorozitet i ligjit, i rregullave procedurale, të cilat janë të qartë mbi lëndën që rregullon. Zbatimi i tyre nuk është një akt i vullnetshëm dhe i pavarur i magjistratit, i cili zgjedh t`i respektojë apo jo ato, por është detyrim ligjor për magjistratin, i cili ka detyrë funksionale të tij dhënien e drejtësisë. Sjellja e papërshtatshme e magjistratëve subjekt hetimi disiplinor ka cenuar imazhin e drejtësisë dhe ka ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratëve përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore”propozohet KLGJ-së pranimi i kërkesës së ILD-së për caktimin ndaj magjistratit N.T. me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit  Vlorë dhe magjistratit P.A., me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit  Vlorë (i pezulluar), i masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit” parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artur metani gjyqtaret e vlores nazmi troka dhe petrit alia ild inspektori i larte i drejtesise artur metani gjyqtaret e vlores nazmi troka dhe petrit alia ild inspektori i larte i drejtesise

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj