LIVE UPDATES
Aktualitet

10-vjeçari i munguar i drejtësisë/ Sadushi e pranon hapur: Gjykata e Lartë po shqyrton ende dosjet e vitit 2010-2011, në te

29 Dhjetor 2020, 13:53 Nga DOSJA
10-vjeçari i munguar i drejtësisë/ Sadushi e pranon hapur:

TIRANË– Zëvendës kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka pranuar publikisht se në këtë institucion ende po shqyrtohen dosjet e vitit 2010-2011. Në një deklaratë për mediat, Sadushi tha se në një bilanc të bërë për tetë muajt e fundit ka vënë re se bashkë me kolegët ka shqyrtuar rreth dy mijë çështje të viteve 2010-2011 dhe rrjedhimisht, në dhjetë vjeçarin e fundit, shqiptarëve u ka munguar Gjykata e Lartë.

I pyetur se kur do të plotësohet Gjykata e Lartë në mënyrë që ngarkesa prej 35 mijë dosjesh të vijë në ulje, Sdushi tha se gjithçka varet nga vijueshmëria e punës së Këshillit të Lartë Gjyqësor, por që të paktën duhet të jenë 15 anëtarë. Në total, Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ndërsa për momentin ka vetëm tre të tillë: Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Çështja që pritet të ketë një vendimmarrje të shpejtë nga Gjykata e Lartë sipas Sadushit është rekursi i ish-Ministrit Saimir Tahiri, që kërkoi regjistrimin e dosjes për rishqyrtimin e çështjes.


Këto çështje janë të ndara në prill-dhjetor 2020 me një total 1,957 çështje, nga të cilat 858 vendime (përfundimtare dhe të ndërmjetme) që i përkasin Kolegjit Administrativ, 627 vendime të Kolegjit Civil dhe 471 vendime të Kolegjit Penal.

Gjykata e Lartë ka një ngarkesë prej 35 mijë dosjesh të akumuluara ndër vite dhe që janë në pritje të një vendimmarrjeje dhe për periudhën Prill-Dhjetor 2020 u shqyrtuan 1,957 çështje, nga të cilat 858 vendime (përfundimtare dhe të ndërmjetme) që i përkasin Kolegjit Administrativ, 627 vendime të Kolegjit Civil dhe 471 vendime të Kolegjit Penal. Sipas Sadushit, pas formatimit të plotë të Gjykatës së Lartë, me 6 trupa gjykuese, numri vjetor i çështjeve të shqyrtuara të arrijë në afro 12,000 çështje.

DEKLARATA ZYRTARE:

Ndodhem sot përballë jush, në këtë takim të fundvitit, me detyrimin dhe njëkohësisht dëshirën për të informuar opinionin publik mbi aktualitetin, por edhe për të përçuar besimin se pavarësisht numrit të kufizuar të gjyqtarëve, Gjykata e Lartë po e kryen funksionin e vet kushtetues. Duke parë dhe analizuar të dhënat statistikore, si dhe qëndrimet e mbajtura për konsolidimin e praktikës nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë, krijohet besimi dhe jepet shpresa se situata po ndryshon. Gjykata e Lartë gjendet prej muajsh nën presionin pozitiv të opinionit publik, vendas e ndërkombëtar, të palëve që kërkojnë dhënien e drejtësisë, të gjykatave dhe praktikantëve të së drejtës që orientohen për praktikën gjyqësore, por edhe të medias, të cilët presin funksionimin e saj të plotë.

Transparenca në komunikim është me rëndësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënien e besimit të publikut tek gjyqësori, në përgjithësi dhe tek Gjykata e Lartë, në veçanti. Sfidat kryesore të trupës së re gjyqësore, të emëruar në muajin Mars të këtij viti, ishin identifikimi i situatës, marrja e masave organizative procedurale, si dhe hartimi i një metodologjie, që do të ndihmonin në trajtimin efikas dhe cilësor të dosjeve të shumta që prisnin prej vitesh, duke mos ceduar nga objektivi strategjik i shndërrimit të Gjykatës së Lartë në modelin e një gjykate ligji, që konsolidon dhe nuk ç’orienton praktikën gjyqësore, me synim fitimin e legjitimitetit institucional dhe rritjen e besueshmërisë në publik.

Trupa e re me 3 gjyqtarë u përball me një ngarkesë prej 35,196 çështje gjyqësore të pashqyrtuara; me çështje të ardhura në Gjykatë në vitit 2010 e 2011 që prisnin shqyrtimin, të cilat ngarkoheshin, jo vetëm me detyrimin për t’u gjykuar sipas ligjit të kohës (i ndryshuar disa herë), por edhe me kompleksitetin e kthimit për rigjykim dhe mbajtjes së hapur të konflikteve të hershme mes palëve; me një numër të konsiderueshëm të vendimeve të formës së prerë të pezulluara që në vitin 2013; me vendime të prishura e të kthyera për rigjykim nga gjykatat e apelit; me një numër të lartë ankimesh të veçanta, por edhe me mjaft çështje të mbetura pezull prej vitesh, për shkak të ngritjes së mosmarrëveshjes së kompetencës nga gjykatat, apo të konflikteve juridiksionale etj.

Vështirësitë e trupës gjyqësore lidhen jo vetëm me mungesën e gjyqtarëve, por edhe me stafin e reduktuar të këshilltarëve ligjorë, të cilët ndihmojnë vendimmarrjen e Gjykatës.  Përveç kësaj, trupa gjyqësore nisi punën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht në kohën kur të gjithë strukturat shtetërore pezulluan veprimtarinë e tyre, si pasojë e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Megjithatë, nëpërmjet angazhimit të gjyqtarëve dhe të gjithë stafit të Gjykatës së Lartë, ashtu si edhe të mbështetjes të partnerëve ndërkombëtarë (Projektit “Justice for all” të USAID- si dhe EURALIUS) një pjesë e konsiderueshme e vështirësive të rifillimit të punës, u tejkaluan.

Rifunksionimi i Gjykatës së Lartë pas një periudhe 2 vjeçare dhe me një bazë të re kushtetuese dhe ligjore në kuadër të reformës në drejtësi të vitit 2016 kërkonte kryerjen e analizës dhe interpretimit të ligjit, me synim bërjen funksionale të Gjykatës së Lartë, me të paktën tre gjyqtarë. U mbajtën qëndrime në disa vendime të rëndësishme (stare decisis), të cilat zgjidhën dilemat që kishin ekzistuar për përbërjen e trupit gjykues, për ligjin e zbatueshëm, për natyrën e dhomës së këshillimit, për formën e paraqitjes së rekurseve apo për gjobitjen e palëve për rekurse abuzive, për elementet përmbajtësor të vendimeve të pezullimit, për gjykimin përfundimtar të ankimeve të veçanta, për shmangien e konfondimit nga gjykatat në çështjet e juridiksionit ose të kompetencës, etj.

Trupa prej 3 gjyqtarësh e Gjykatës së Lartë, bazuar në një metodologji të qartë të hartuar prej tyre që me fillimin e detyrës, kishte si objektiv shqyrtimin sa më parë të çështjeve më të hershme dhe atyre urgjente. Rezultati i kësaj metodologjie është: për periudhën Prill-Dhjetor 2020 u shqyrtuan 1,957 çështje, nga të cilat 858 vendime (përfundimtare dhe të ndërmjetme) që i përkasin Kolegjit Administrativ, 627 vendime të Kolegjit Civil dhe 471 vendime të Kolegjit Penal.

Natyrisht, evadimi i afro 2,000 çështjeve nga tre gjyqtarë, për një periudhë 8 mujore, nuk është ajo që presin me padurim qytetarët nga Gjykata e Lartë, por sidoqoftë është një e dhënë tepër optimiste. Efekti i vendimmarrjes konseguente ka qenë jo vetëm orientimi i drejtë i praktikës gjyqësore në zbatimin e ligjit, por edhe uljen e numrit të rekurseve të reja që depozitohen, sipas kuadrit të ri kushtetues dhe ligjor të gjykimit në Gjykatë të Lartë. Pavarësisht shkakut, është fakt që gjatë vitit 2020 janë depozituar në Gjykatën e Lartë më pak se gjysma e çështjeve që janë  regjistruar gjatë vitit 2019. Ky ritëm krejt i ndryshëm i veprimtarisë gjyqësore që evidentohet tek metodologjia e ndjekur, por edhe efektiviteti i punës së trupës gjyqësore ka krijuar tashmë bazën e nevojshme dhe mundësinë që pas formatimit të plotë të Gjykatës së Lartë, me 6 trupa gjykuese, numri vjetor i çështjeve të shqyrtuara të arrijë në afro 12,000 çështje. Ju sjellim në kujtesë që Gjykata e Lartë, në funksionimin e saj të plotë, ka shqyrtuar vetëm 4,413 vendime, në vitin 2017 dhe 2,330 vendime, në vitin 2018.

Krahas organizimit të ndryshëm të prirur drejt efektivitetit të veprimtarisë gjyqësore, një vlerë e shtuar në performancën e Gjykatës së Lartë, është edhe nisma e ndërmarrë nga Projekti “Justice for all” (USAID) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mbi përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Vlera e këtij projekti ka filluar ndërkohë të evidentohet, por do jetë më konkrete në muajt e parë të vitit 2021. Nëpërmjet këtij projekti është realizuar inventarizimi i 22,995 çështje (66% e të gjithë volumit të çështjeve në gjykatë), ku secila prej tyre është rishikuar fizikisht, është filtruar sipas 42 pikave të veçanta të të dhënave dhe është regjistruar në databazë.

Nëpërmjet këtyre të dhënave, Gjykata ka krijuar plane individuale për veprim, për çështjet penale, civile dhe administrative, të cilat do t’i japin një eficencë në rritje veprimtarisë së saj gjyqësore. Ky angazhim i përbashkët ka qenë qartësisht orientues për objektivat tona. Ato mund të përmblidhen kryesisht në këto çështje: Plotësimi në muajt e parë të vitit 2021, me të paktën një trupë të re gjyqtarësh dhe, në vijimësi, formatimi i plotë i përbërjes së saj, identifikimi i çështjeve ligjore me përmbajtje të njëjtë në lëndë që synon marrjen e vendimeve që unifikojnë praktikën gjyqësore, miratimi së fundmi i modelit të strukturës së Gjykatës së Lartë, si dhe përshtatja e saj me nevojat e gjykimit që paraqiten nga realiteti i ri kushtetues dhe ligjor, miratimi brenda tremujorit të parë të vitit 2021 të ndryshimeve të domosdoshme në legjislacionin procedural, të cilat e bëjnë më efektiv gjykimin në Gjykatën e Lartë, finalizimi me sukses i emërimit të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Realizimi sa më parë i këtyre objektivave dhe angazhimi i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve, të përfshirë në këtë proces, janë tregues të rëndësishëm dhe shpresëdhënës se drejtësia do të bëhet. Tiranë, më 29.12.2020.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i gjykates se larte sokol sadushi bilanci i gjykates se larte sokol sadushi

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 13:26

Big Market reagon për mediat

Shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit “Big Market” ka reaguar me një deklaratë për shtyp të botuar në faqen e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen fatkeqe ...

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 10:41

Irani fillon testimin e vaksinës së tij

IRAN– Sipas një raporti të mediave lokale Irani ka filluar testimin e vaksinës së tij të bërë në vend për herë të pare.Tayebeh Mokhber, vajza e zyrtarit të lart...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta