LIVE UPDATES
Aktualitet

100 Ditë! Artan Hoxha bën ‘bilancin’ e Policisë së Shtetit

15 Tetor 2021, 15:54 Nga DOSJA
100 Ditë! Artan Hoxha bën ‘bilancin’ e Policisë

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë ‘bilancin’ e 100 ditëshit të vendosur si ultimatum nga kryeministri Edi Rama për Policinë e Shtetit. Në një postim në profilin e tij në Facebook, në ditën që skadon dhe 100-ditëshi i Policisë së Shtetit, Hoxha shkruan se në këto 100 ditë u rrit çmimi i kanabisit dhe në Shqipëri u fut fara e rë ‘gorrilla’ që ka ardhur nga Spanja. Hoxha përmend sasitë me kokainë që janë kapur në Portin e Durrësit, për të cilat shton se Policia e Shtetit nuk e ka ‘vënë ujin në zjarr’ për këtë gjë, duke lënë që droga të marrë dhe emra ‘brand’esh mode si ‘Philipp Plein’ ‘Prada’ apo edhe shumë të tjera. Referuar avionit të vogël sportiv që ra në Vermosh të Shkodrës, Hoxha shton se në 100 ditë u rikthye fenomeni pas 5 viteve qetësi. Sipas gazetarit, avioni ra nga sasia e madhe e drogës që mbante. I vetmi lajm i mirë sipas Hoxhës është pagesa e orëve shtesë për punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk i merrnin prej katër vitesh.

Statusi i plotë:

Skadoi “ultimatumi” 100 ditor i kryeministrit…Sot skadon ultimatumi 100 ditor, i vendosur nga kryeministri Rama per Policine e Shtetit…Po çfare ndodhi ne keto 100 dite?! Se pari, njeriu(Ardi Veliu) qe duhet te rivendoste ne efiçence te plote trupen policore, nuk eshte me drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit…Tashme kemi nje drejtor te ri(Gledis Nano), i cili duhet te beje bilancin e 100 diteve te para te drejtimit te tij.Se dyti; gjate ketyre 100 diteve, memorialit te “Deshmoreve te Atdheut” nga radhet e Policise se Shtetit, ju shtua nje yll i ri. Nga 224 deshmore, tani kemi 225. Gjate diteve te ultimatumit kryeministror, mesuam prej tij, se “çmimi i kanabisit ne tregun europian mbetet shume i larte. Kjo ne saj te uljes se ndjeshme te siperfaqes se kultivuar ne Shqiperi”….Nuk e di pse me vjen ndermend ajo batuta e filmit “Skenderbeu”;…“Dhe çakejt nder male do qeshin me ty”…Narkotrafikantet e shfrytezuan 100 diteshin, per te kultivuar nje fare te re kanabisi. Nje kultivar te modifikuar ne Spanje, por te aplikuar per here te pare ne Shqiperi. Bimes se paligjshme te quajtur “Gorrilla” i mjaftuan vetem 60 dite diell per te dhene nje produkt me 25% THC, nje perqindje gati dy here me e larte e narkotikut se çdo fare kanabisi e kultivuar deri tani ne Shqiperi. Mbi te gjitha me çmimin prej 4500 euro per kilogram, “Gorrilla” ploteson edhe “kriteret” e kryeministrit, duke treguar pse çmimi ne treg qendron kaq i larte. Gjate ketyre 100 diteve te ultimatumit, u kapen kater konteniere bananesh me kokaine ne portin e Durresit. Nje konteiner i peste u gjet i hapur ne pjesen frigoriferike te tij(trafikantet ne kete rast e kishin marre mallin para policise). Por askush nuk e vuri ujin ne zjarr, nen moton “ku ha ujku le te haje dhe çakalli”…Edhe pse sasite e kapura, te ardhura nga Ekuadori, ishin si asnjehere tjeter ne sasi te vogel. Po bereqavers edhe me kaq…

Gjate ketyre 100 diteve, policia sa here ka kryer operacione me blerje te stimuluar ne treg, jo vetem qe ka gjetur kokaine lehtesisht, por ka zbuluar edhe brandin me ne mode. “Buket” e kokaines se kapur, kane patur te stampuar marken “Philipp Plein”, me nje pasterti kristali mbi 90% dhe çmim shumice 38-40 mije euro per kg. Fakti qe gjendet kaq lehtesisht kokaine ne treg, deshmon se tashme ne jemi nje baze operacionale e narkotrafikut, me depot e mbushura plot. Gjate ketyre 100 diteve, policia ka kapur ne operacione me blerje te stimuluar, mina me telekomande apo armatim luftarak te çfaredo kalibri, sa here ka tentuar te bleje nga trafikantet e armeve. Kur minat e sofistikuara apo armet, gjenden kaq lehtesisht ne qarkullim, kjo deshmon pse grupet kriminale e kane kaq te lehte te lajne hesapet me njeri-tjetrin.  Ne afatin 100 ditor te ultimatumit, pas 5 vitesh qetesie “u be e mundur” te mbetej serish ne toke nje avion narkotrafiku, te cilin mbipesha e makuterise se trafikanteve nuk e lejoi te ngrihej ne ajer. Por sepaku ne mesuam se veç pistave per avionet e narkotrafikut ne jug dhe Shqiperine e mesme, tashme kemi dhe pista ne zonen e Alpeve, ne veri te vendit… Nuk do te mjaftonte nje nate dimri per te treguar gjithe çfare ndodhi gjate ketyre 100 diteve, por sepaku 12 mije policet e Shqiperise, punonjesit me te keq paguar ne kete vend, moren nje lajm te mire.Nje nga vendimet e para te Drejtorit te ri te Policise, ishte llogaritja e oreve te punes jashte orarit, qe nuk jane paguar nga viti 2017….Sigurisht, kush priste qe kryeministri te bente sot, nje bilanc te ultimatumit 100 ditor, ka mbetur i zhgenjyer…Gjithsesi jeta vazhdon…

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 100 diteshi i policise ardi veliu artan hoxha edi rama gledis nano 100 diteshi i policise ardi veliu artan hoxha edi rama gledis nano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj