LIVE UPDATES
Aktualitet

1000$ për kg/ Nga korruptimi tek transporti i kokainës, si operonte karteli Rexhepi

11 Nëntor 2021, 06:50 Nga DOSJA
1000$ për kg/ Nga korruptimi tek transporti i kokainës, si operonte

Përqendrohemi tek organizimi i kartelit të parë shqiptar. Tipar dallues me organizatat e tjera shqiptare është markimi i kokainës me emrin “Kompania Bello”, siç veprojnë edhe kartelet amerikano-latine. Marka “Bello” e ka zanafillën në një bisedë të përgjuar në Mars të vitit 2016 mes Dritan Rexhepit dhe një personi nga Vlora të quajtur Jorin Llambro. Ky i fundit, i thotë se duhet të dalin në treg me emrin e tyre që të njihen më mirë. Në dakordësi, vendosin që pakot me kokainë të shtypen me inicialet C.B- kompania Bello.

“Puna e parë është krijimi i kontakteve, vajtja rezidentë e personave shqiptarë për kontrat direkt me blerësin dhe organzimin e trafikut” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare. “Ata janë bërë aq të fortë, kanë grumbulluar aq shumë lekë, kanë vednosur aq lidhje sa e kanë kuptuar pse të mos jemi dorë e parë, dorë e parë do të thotë fitim maksimal, ose i dyfishuar, trefishuar, kur e merr nga aty te plantacioni sapo prodhuar e merr shumë lirë” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

“Kanë aftësitë financiare, lidhjet kontaktet, shtrirjet gjeografike, lidhjet me organizata, arritjen e menaxhimit marrdhënieve me organizatat e tjera ndërkombëtare që njiheshin se kishin domenin e trafikut si Ndragheta, pra, ky grup ka arritur ti menaxhoje më sukses të gjitha duke patur akses në portet në Evropë, Amerikën e Jugut etj” u shpreh Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë.

Në Ekuador, Dritan Rexhepi ishte njeriu kyç pranë furnitorëve të fuqishëm vendas. Lidhja e tij më e afërt ishte Cesar Emilio Montenegro Castillo. Ai njihet si eksponent i organizatës “Norte dell Valle”, degë e kartelit të trafikantit më të madh në histori, Escobar. Castillo kishte raporte në Meksikë me kartelin e Sinaloas, i drejtuar nga Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, një trafikant në nivelet e Escobarit i ekstraduar para pak vitesh në Shtetet e Bashkuara.

Bazuar në gjetjet e hetimeve, organizata me drejtues 40-vjeçarin shqiptar, dispononte sasi të konsiderueshme kokaine të blerë direkt nga grupet “Narcos” ekuadorianë dhe struktura kapilare e organizatës i ka ndihmuar në shpërndarjen e drogës në të gjithë Evropën”. Kanë besim të punojnë me shqiptarët se shqiptari di ku e kap, nëse del nga radh merr paratë e xhiros apo del nga radha, dinë ku e kapin ku e kërcënojnë, ke familjen e tij në SHiqpëri, vëllain, djalin dhe dinë ku e shtrengojnë të tkhehet pas në atë aventurë që mund të ketë ndërmarrë” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar

Interesante ishte forma e bashkëpunimit dhe pagesës mes kartelit shqiptar dhe atyre ekuadoriane. Për çdo ngarkesë që shqiptarët blinin për të trafikuar në Evropë, asaj i shtohej një sasi e barabartë e cila transportohej dhe shpërndahej për llogari të ekuadorianëve.

Hetimi i realizuar duke përdorur metoda innovative investigimi zbuloi se karteli i fuqishëm i drogës organizonte trafikimin e ngarkesave disa kuintalëshe duke ndjekur rregullin 50 me 50. Pra, gjysma e mallit ishte në pronësi të organizatës shqiptare dhe gjysma në pronësi të atyre amrikano-latine. “Shqiptarët paguajnë duke shitur dhe kokainën e grupit kriminal kolumbian” u shpreh Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë.

Aktivitete nivele tilla kërkojnë vec pagesës dhe mbësdhtetjen e duhur nga organet administrative, se të marrësh përsipër të sjellësh një sasi të madhe në port, nevojitet garanci dhe gjëra të tilla janë të njohura”u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare. Influenca e trafikantëve në disa porte kyç në Evropë theksohet edhe nga materialet e prokurorisë së Firences. Është parë se si grupet shqiptare kontrollojnë drogën nga hyrja te dalja nga porti, veçanërisht në Belgjikë, dhe nga ana tjetër është vërjetur se ky rrjet shpërndarjeje furnizon drejtëpërdrejtë grupe të ndryshme mafioze, organizatat puljeze, organizatat kalabreze.

Në bisedat e përgjuara mes Dritan Rexhepit dhe furnitorëve ekuadorianë, del qartë korruptimi i doganierëve. Për çdo kilogramë kokainë, paguhej 1 mijë dollarë që garantonte sigurinë e mallit. Pra, nëse ngarkesa e mallit ishte 600 kilogramë, fatura e korrupsionit shkonte në 600 mijë dollar për doganierët në Guayaquil.

Transporti realizohej përmes anijeve tregtare nga Amerika latine në Evropë falë aftësisë së trafikantëve për të garantuar ‘dalje të sigurta’ të ngarkesave në portet e Evropës veriore duke u mbështetur në fuqinë e madhe të organizatës në korruptimin e zyrtarëve.

Marrë nga Top Story

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dritan rexhepi kompania bello dritan rexhepi kompania bello

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj