E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e eksprtëve për të përballuar situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, PD ka bërë publike 11 masat e propozuara nga grupi i punës, për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprures. Masat janë komunikuar nga dr. Mirela Tabaku, e cila duke cituar drejtorin e OBSH tha se nuk ka vend për panik, por duhet të jemi bashkë e të përballojmë këtë situatë.
11 MASAT E PËRCAKTUARA NGA GRUPI I PUNËS I PD
1.Komunikim tejet transparent dhe disa here ne dite me popullatën ne lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria. 2. Prioriteti i rëndësishëm është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës. Për këtë është e rëndësishme të veprohet me shpejtësi nga ana e qeverisë në mënyrë të organizuar, me mendje të kthjellët dhe pa panik. 3. Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse (antivirus protection kit, maskat N95, tutat mbrojtëse, syzet apo vizierat që mbulojnë fytyrën, dorezat, qeset me qafa për veshjen e këpucëve dhe qeset për mbledhjen e mbetjeve).
4. Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambulancat transportuese dhe stafin mjekësor të tyre. 5. Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. Trajnim i kujdesshëm dhe i detajuar i stafeve mjekësore, qoftë për trajtimin e kujdesshëm të pacientëve, ashtu edhe për mbrojtjen e tyre. 6. Fuqizimi dhe shtimi i kapaciteteve te laboratorëve, jo vetëm i atyre epidimiologjikë, viralë, por kudo që ato janë.
7. Mobilizimi dhe vënia në dispozicion e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidimiologë, infeksionistë apo edhe të specialiteteve të tjera dhe që janë aktualisht në pension.8. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese për të gjithë popullatën dhe për personelin mjekësor në të gjitha mediat. 9. Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuarit dhe vetëkarantinim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara. 10. Sigurimi i fondeve të detyrueshme nga ana e qeverisë. 11. Zbatimi me përpikmëri i të gjithë masave dhe protokolleve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Propozimet e PD janë bërë publike disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka treguar masat që ka marrë institucioni që ajo drejton për masat kundër koronavirusit. Në një dekla...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me disa zyrtarë të PD që janë me profesion mjekë, kanë dalë në një deklaratë për mediat. Basha u ka...
TIRANË- Opozita jashtëparlamentare ka reaguar sot pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ka propozuar disa ndryshime në Reformën Zgjedhore. Para mediave Pe...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për shtyp tha se shkollat do të mbyllen për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend pas dy ...
TIRANË- Anëtari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka treguar detaje nga mbledhja e zhvilluar sot për Reformën Zgjedhore. Në një reagim për mediat, deput...
TIRANË- Anëtarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari ka reaguar sot pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore dhe ka bërë me dije se opozita jashtëparlamentare ...
KINË– Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka reaguar lidhur me konfirmimin e dy raste me koronavirus në Shqipëri. Me anë të një statusi në Fac...
TIRANË- Opozita e bashkaur ka dorëzuar sot disa propozime të reja në lidhje me Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e Këshillit Politik që është zhvilluar sot,...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha aktivitetet, ku pritej të ishte i pranishëm ditëN e sotme, për shkak se dy persona në vendin tonë kanë rezult...
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri ka deklaruar se nuk është koha për panik, por sipas tij duhet të merr...