LIVE UPDATES
Sport

140 milionë euro, përfitimi i Shqipërisë nga finalja e Conference League

26 Prill 2022, 11:45 Nga DOSJA

TIRANE – Finalja e UEFA Europa Conference League që do të zhvillohet në Tiranë është një nga ngjarjet më të mëdha që do të presë Shqipëria më 25 maj. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” pritet ta vendosë vendin tonë në qendër të mediave ndërkombëtare përgjatë këtij muaji.

Zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Fatjon Kodra, ka qenë i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi” në Euronews Albania, ku ka folur për rëndësinë e këtij aktiviteti madhor e historik për Shqipërinë, si arriti Federata Shqiptare e Futbollit të bindë UEFA-n për ta organizuar këtë finale në Shqipëri, çfarë impakti do të sjellë kjo ndeshje në ekonominë e vendit, ndryshimet e stadiumit, siguria, biletat, si dhe emrat e mëdhenj që do të vizitojnë Tiranën në këtë ditë.

Rëndësia e një aktiviteti të tillë në Tiranë – Është një ngjarje që kalon çdo lloj ngjarje tjetër që mund të ketë pritur Shqipëria në gjithë historinë e saj, qoftë politike, qoftë samite apo ngjarje kulturore. Është në ngjarje e përmasave ndërkombëtare ku janë të angazhuara institucione shumë të rëndësishme siç është UEFA dhe ku pritet të vijnë klube me emër dhe të zhvillojnë një finale në Tiranë. Ne kemi gati dy vite që punojmë në Shqipëri për organizimin e kësaj finaleje. Impakti do të jetë shumë i madh për Shqipërinë, pasi nuk fiton thjesht futbolli, por fiton Shqipëria, fiton imazhi.

Impakti financiar? – Do të jetë i konsiderueshëm. Me një përllogaritje që është bërë, pritet të ketë një impakt rreth 140 milionë euro në total përgjatë gjithë atyre ditëve. Ne kemi nisur punën në terren që prej shtatorit të kaluar dhe thuajse çdo muaj kanë ardhur delegacione të UEFA-s që kanë inspektuar çdo gjë, që nga aeroporti, stadiumet, mënyra si do të lëvizin tifozët, ku do të grumbullohen tifozët, çështjet e transmetimit televiziv, etj. Është bërë dhe po bëhet një punë shumë e madhe, ku tani jemi në momentin final ku gjërat normalisht bëhen më voluminoze dhe më konkrete.

Programi i vullnetarëve – Në bashkëpunim me UEFA-n, kemi hapur procesin e aplikimit për vullnetarët për këtë finale që në muajin janar. Do të ketë të paktën 400 vullnetarë që do të angazhohen në këtë finale, numri i aplikimeve ka qenë mbi 2700 dhe çfarë është më interesante, ka pasur edhe shumë aplikime nga jashtë. Ne shpresojmë që kjo të jetë një nisje e mbarë dhe për të ardhmen, pasi nëse e marrim si shembull, edhe në ndeshje të Kombëtares ka nevojë për kontribut shtesë dhe vullnetarët janë një ndihmë e madhe.

Si e fitoi FSHF-ja të drejtën për të organizuar finalen? – Stadiumi ishte pikënisja. Para 8 vitesh nuk kishim një stadium që të përmbushte kriteret e UEFA-s dhe rrezikonte t’i luante ndeshjet e kombëtares jashtë. Me ndërtimin e stadiumit, që është i kategorisë së 4-t të UEFA-s, ku mund të luhen ndeshje të çdo niveli ndërkombëtar, kemi bërë menjëherë aplikimin, që është një punë voluminoze, ku UEFA duhet të bindej përmes fakteve dhe dokumentave që Shqipëria mund të përballojë një aktivitet të këtij niveli, qoftë në aspektin aeroportual, hotelerisë, stadiumit, eksperiencave që UEFA ka pasur më parë me FSHF-në, që është shumë e rëndësishme. Një nga arsyet kryesore ka qenë edhe se FSHF-ja “në sytë” e UEFA-s është një partner i besueshëm. Ka pasur edhe në të kaluarën aktivitete, kemi bërë ndeshje ndërkombëtare ku janë organizuar shumë mirë, duke bindur kështu këtë institucion futbolli.

Biletat për këtë finale – Përveç pjesës së rezervuar për tifozët, në shitje të përgjithshme UEFA ka nxjerrë diku te 7000-8000 bileta që mund të blihen nga kushdo, por duke qenë se ka shumë kërkesa, e vetmja mënyrë është të regjistroheni në faqen e UEFA-s, uefa.tickets. Procesi i shitjes nis në ditët e para të majit dhe nëse e fiton, bileta do të merret vetëm elektronikisht. Deri në katër bileta mund të marrë një tifoz, jo më shumë. Edhe çmimet nuk do të jenë shumë të larta.

Emrat e mëdhenj që pritet të vijnë në Tiranë – Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin pritet të jetë në Tiranë, por edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, përpos emrave të tjerë të mëdhenj të njohur të futbollit.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #bashkiatirane #conferenceleague #finalja fshf tirana uefa #bashkiatirane #conferenceleague #finalja fshf tirana uefa


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj