Së fundmi ai është shprehur se nga ky institucion i shtetit nuk i ka ardhur asnjë informacion me pretendimin e ruajtjes se konfidencialitetit. Pra sipas Bejtjas, nuk ka ardhur një informacion konkret dhe nga kjo është detyruar që të nisë një letër të dytë.
“Unë jam i bindur se vendimin përkatës me shifrën përkatëse te penalizimit, Avokatura e Shtetit e disponon sepse është një nga palët ne Gjyq. Dhe serish, për hir të transparencës po e provoj me një letër të dyte me shpresën se Avokatura e Shtetit do të heqë dore nga konfidencialiteti vullnetar kundrejt detyrimit ligjor të transparencës per Publikun Shqiptar.”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Edhe nje here koha per transparence per ceshtjen “Becchetti”
Mbas kerkeses time per transparence nga Avokatura e Shtetit per te ashtuquajturen ceshtje “Becchetti”, duke qene i bindur se sqarimet per nje ceshtje te tille i takojne shtetit tim dhe jo nje pale private, me erdhi pergjigjia si me poshte nga avokatura e shtetit (ne foto).
Sic e shikoni dhe vete nuk jepet asnje informacion mbi pretendimin e ruajtjes se konfidencialitetit. Nderkohe qe dhe vete Konventa ICSID, sic e kam shpjeguar dhe nje here, i lejon palet ne menyre te njeanshme, te heqin dore ne cdo moment nga ky konfidencialitet.
Une jam i bindur se vendimin perkates me shifren perkatese te penalizimit, Avokatura e Shtetit e disponon sepse eshte nje nga palet ne Gjyq.
Dhe serish, per hir te transparences po e provoj me nje leter te dyte me shpresen se Avokatura e Shtetit do te heqe dore nga konfidencialiteti vullnetar kundrejt detyrimit ligjor te transparences per Publikun Shqiptar. Shkresen time po e publikoj ketu me poshte:
“Lënda: Përgjigje Tuajës Nr. 1788/1 datë 28.05.2019
Për: Z. Artur Metani Avokat i Përgjithshëm i Shtetit Avokatura e Shtetit Rr. “Abdi Toptani”, Nr. Nr. 5, Kati 4, Tiranë
Nga: Z. Andi Bejtja Gazetar i Lirë (Freelance) [email protected] I nderuar Z. Avokat i Shtetit,
Po Ju drejtohem sërish sot pas përgjigjes Tuaj me shkresën me Nr. 1788/1 datë 28.05.2019 mbas kërkesës time për informacion për sa I përket çështjes të ashtuquajtur “Becchetti”. E gjej letrën Tuaj shumë të paqartë dhe të paplotë në lidhje me Vendimin e Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 të datës 24 Prill 2019 për mbylljen e TV Agon Channel në vitin 2015. Në fakt, në shkresënTuaj Ju i referoheni detyrimeve të konfidencialitetit me palën tjetër dhe shprehimisht thoni se Avokatura e Shtetit “është në pamundësi për t’ju siguruar informacion, duke qënë se procesi gjyqësor në fjale i nënshtrohet konfidencialitetit dhe të dy palët ndërgjygjëse nuk kanë dhënë miratim për publikimin e vendimit”, por pa përmendur nenet përkatëse të Konventës apo Rregullores mbi të cilin bazohet ky detyrim konfidencialitet i supozuar prej Jush. Më tepër, nga kjo përgjigje Juaja të krijohet përshtypja se më shumë po i shërbeni në mënyrë të paligjshme mostransparencës se sa transparencës për një vendim sensitiv për publikun dhe buxhetin e shtetit shqitar. Ndaj, po Ju drejtohem edhe njëherë me këtë shkresë duke Ju kujtuar se bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” që garanton njohjen e publikut me informacionin që mbahet nga autoritetet publike në kuadër të transparencës e përgjegjshmërisë së tyre, Institucioni që Ju përfaqësoni ka detyrimin ligjor të informojë publikun për një çështje me rëndësi për ta, siç është çështja ICSID me nr. ARB/15/28. Dua të di se çfarë ka më shumë rëndësi për Ju: konfidencialiteti nga i cili mund të hiqet dorë në çdo moment nga secila prej palëve në mënyrë të njëanshme, apo përgjegjësia juaj për transparencë dhe për të informuar publikun? Përveç sa më sipër, sa i përket listës së mosmarrëveshjeve me Francesco Becchetti-n, dua gjithashtu të di se sa çështje janë të hapura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriu (Strasburg). Mbetem në pritje të informacionit të kërkuar më sipër mund të cilin mund të ma në postën elektronike personale: [email protected]
Me repsekt, Andi Bejtja”.
Foto të kërkesës:
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Është zbardhur vrasja e ish-policit Arben Bilali, i cili u vra në muajin janar të këtij viti pranë banesës së tij. Policia ka vënë në pranga 40...
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të martën të rrëzojë kërkesën e Shërbimit Informativ Shtetëror duke urdhëruar deklasifikimin e të dhënave statistikore d...
Krujë-Një mega-operacion po zhvillohet në Fushë-Krujë dhe në malësinë e Krujës kundër trafikimit të drogës. Dosja.al mëson se rreth 20 furgona dhe mjete të FNS...
Tiranë- Në emisionin të “Paekspozuarit”, ka pasur një debat mes Ylli Rakipit dhe ish-presidentit, Bamir Topit.Debati lindi teksa biseduan për rolin e Sali Beri...
GREQI- Media greke “CNN” ka nxjerrë një foto ku duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarit Bandiol Tusha, i vrarë në burgun e Koridhalosit. ...
TIRANË– Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme tek Poliklinika Nr.1 mes kreut të qendrës dhe një mjekeje.Mësohet se fillimisht debati ka nisur ver...
Ditën e sotme u nda nga jeta pjestari i grupit të parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika. Gjatë karrierës së tij 41-vjeçare, “Meti” ka luajtur mjaft role, n...
TIRANË- Një ditë pas prishjes së disa dyqaneve tek Slevia ka ardhur dhe një reagim nga banorët e zonës. Faqja në Facebook, me emrin “Tirona” ka bërë thirrj...
SHKODËR– Lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka bërë bashkë task-forcën në prefekturën e Qarkut të Shkodrës, ku nuk munguan përfaqësues të La...
VLORË- Ditën e sotme u nda nga jeta një prej parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika i njohur si “Meti”.Por si u krijua një prej grupeve më të dashura të humor...