LIVE UPDATES
Sport

Histori kuqezi: 18 vite më parë, kur Kombëtarja ishte në turneun e Bahreinit

7 Janar 2021, 13:08 Nga DOSJA

TIRANE – Vitet 2000 kanë qenë relativisht pozitive për Kombëtaren kuqezi. Shorti për eliminatoret e Botërorit “Kore/Japoni 2002” i vendosi kuqezinjtë përballë dy gjigandëve të futbollit botëror, si Anglia dhe Gjermania. Ndonëse rezultatet ndaj emrave të mëdhenj të futbollit botëror ishin jo pozitive, Kombëtarja shqiptare dhuroi paraqitje mjaft të mira dhe krijoi një bosht që do të vlente edhe për të ardhmen.

Në zyrat e FSHF-së në atë periudhë vinin ftesa për miqësore, apo edhe turne të ndryshëm. Turneu i Iranit, Bilbaos, apo edhe Kosta Rikës, ishin vetëm disa nga ftesat që erdhën në atë periudhë. Drejtuesit e asaj kohe mes shumë opsionesh pranuan ftesën e Bahrejnit, për të marrë pjesë në atë, që quhej turneu i Kryeministrit. Ky turne është zhvilluar fiks 18 vjet më parë në janar të vitit 2002.

“Bahrain Shoot Soccer Tournament 2002” – Bahrein, një vend pa shumë traditë në futboll, vendos të organizojë një turne futbolli, të quajtur ndryshe “Kupa e Kryeministrit”. E veçanta e këtij turneu ishte se organizohej në ditët e para të janarit, data që në ditët e sotme përdoret nga klubet për të zhvilluar fazën përgatitore. Në edicionin e parë, përpos Shqipërisë, u  ftuan edhe Maqedonia edhe Finlanda.

Më 15 dhjetor zyra teknike e turneut hodhi shortin midis 4 ekipeve pjesëmarrëse, Shqipëria, Finlanda, Maqedonia dhe Bahreini. Ekipi ynë kombëtar, ndeshjen e parë e zhvilloi me ekipin e Maqedonisë dhe më pas me Finlandën dhe Bahreinin.

Në vendin arabik treguan kujdes të veçantë për t’u krijuar mundësi kuqezinjve të mbërrijnë në kohën e caktuar në Bahrein. Trajneri i kombëtares, Sulejman Demollari, pasi bisedoi me të gjithë futbollistët që luajnë në kampionatet e vendeve të tjera, u bind se për të plotësuar numrin e nevojshëm duhen thirrur edhe disa nga futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë turne të veçantë është si më poshtë:

Portierët: Blendi Nallbani (Partizani), Ilion Lika (Dinamo), Julian Gjeloshi (Besëlidhja)

Mbrojtësit: Lulzim Hushi (Delémont, Zvicër), Ardit Beqiri (Partizani), Nevil Dede (Tirana), Elvin Beqiri (Vllaznia), Luan Zmijani (Partizani)

Mesfushorët: Paulin Dhëmbi (Dinamo), Edvin Murati (LOSC Lille, Francë), Arjan Peço (Concordia, Zvicër), Redi Jupi (Dinamo), Klodian Duro (Samsunspor, Turqi), Bledi Shkëmbi (Rijeka, Kroaci), Olgerd Muka (Teuta)

Sulmuesit: Florian Myrtaj (SSD Teramo, Itali), Indrit Fortuzi (Tirana), Altin Rraklli (Unterhaching, Gjermani), Klevis Dalipi (Ovarense, Portugali)

Trajner: Sulejman Demollari

Në këtë edicion, të fituar nga Finlanda, kombëtarja shqiptare mori vetëm dy pike, duke u renditur në vendin e tretë. Përpos rezultatit jo të mirë, kjo eksperiencë shërbeu për provimin e lojtarëve të rinj, që më vonë do të aktivizoheshin rregullisht me fanellën kuqezi si Beqiri, Myrtaj, Shkëmbi, apo edhe konfirmimin e Duros.

Turneu i Bahreinit, do të ishte i fundit i këtij lloji për kombëtaren kuqezi, pasi me ndryshimin e rregullores nga FIFA rreth datave të lira, do të ishte e pamundur për kombëtaret të grumbulloheshin kaq gjatë.

SHQIPËRI – MAQEDONI 0-0

Më 05.01.2002, në “Bahrain National Stadium, Riffa”

Gjyqtar: Jassim Karim (Bahrein), shikues: 2000 tifozë

NË FOTO: Lart nga e majta: Nevil DEDE, Ardit BEQIRI, Elvin BEQIRI, Lulzim HUSHI, Indrit FORTUZl. Blendi NALLBANI. Ulur nga e majta: Arian PEÇO, Florian MYRTAJ, Klodian DURO, Edvin MURATI, Altin RRAKLLI

SHQIPËRI – FINLANDË 1-1

Më 07.01.2002, në “Bahrain National Stadium, Riffa”

Shënues: Jari Ilola 0-1 (45’), Indrit Fortuzi 1-1 (71’(p)

Gjyqtar: Abdul Habib (Bahrein), shikues: 4000 tifozë

NË FOTO: Lart nga e majta: Nevil DEDE, Ardit BEQIRI, Elvin BEQIRI, Lulzim HUSHI, Indrit FORTUZl. Blendi NALLBANI. Ulur nga e majta: Arian PEÇO, Florian MYRTAJ, Klodian DURO, Edvin MURATI, Altin RRAKLLI

BAHREIN – SHQIPËRI 3-0

Më 10.01.2002, në “Bahrain National Stadium, Riffa”

Shënues: Jamal 1-0 (42’), Salmane 2-0 (63’), Salmane 3-0 (72’)

Gjyqtar: Qasim Shaaban (Bahrein), shikues: 10000 tifozë

NE FOTO: Lart nga e majta: Redi JUPI, Klevis DALIPI, Florian MYRTAJ, Luan ZMIJANI, Ilion LIKA. Ulur nga e majta: Indrit FORTUZI, Arian PEÇO, Klodian DURO, Olgerd MUKA, Ardit BEQIRI.

B.T (Dosja.al), marrë nga fshf.org

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kombetarja trajneri sulejman demollari turneu i bahreinit fshf kombetarja trajneri sulejman demollari turneu i bahreinit


Sondazh

Poll
Sport 7 Janar 2021, 11:28

Ronaldinjo rigjen “famën”, pas lirisë…

BRAZIL – Ronaldinjo pas muajve të tërë makthi dhe izolimi, tashmë duket se ka vendosur të rikthehet te jeta e tij e lirë dhe dëfrimet, për të cilat shquhe...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj