Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar për media, ka treguar se kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut deri në pavarësinë e Kosovës, në 22 vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s.
Abdixhiku ka thënë se asnjëherë s’mund të harrojmë punën e madhe që NATO me të gjitha kontingjentet e saj ka bërë në Kosovë.
“Sot, ne kujtojmë Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova, Familjen Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilin qytetar të Kosovës, që dhanë jetën e tyre që gjeneratat tona ta gëzojnë lirinë”, ka deklaruar Abdixhiku.
Komunikata e plotë:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përkujton dhe falënderon të gjithë ata që dhanë kontribut deri në pavarësinë e Kosovës, në 22 vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s.
“Sot, Kosova shënon Ditën e Çlirimit. Njëzet e dy vjet më parë, NATO-ja me fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, shënoi fillimin e fundit të luftës së kahmotshme në Kosovë.
Asnjëherë s’mund të harrojmë punën e madhe që NATO me të gjitha kontigjentet e saj ka bërë në Kosovë edhe në kohën e intervenimit 78 ditë dhe netë që i dhanë fund gjenocidit e masakrave ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe mundësuan kthimin e qindra mijëra refugjatëve në shtëpitë e tyre.
Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë u vu në mbrojtje të vlerave të paqes dhe demokracisë.
Sot, ne shprehim mirënjohjen e thellë për Aleancën Veriatlantike dhe bashkësinë ndërkombëtare që u vunë në mbrojtje të luftës së drejtë të popullit tonë për Liri, Pavarësi e Demokraci.
U jemi thellësisht mirënjohës të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë që edhe sot vazhdojnë ta ndihmojnë forcimin e demokracisë së vendit tonë.
Sot, ne kujtojmë Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova, Familjen Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilin qytetar të Kosovës, që dhanë jetën e tyre që gjeneratat tona ta gëzojnë lirinë.”
Sot mbushen 22 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë, që shënon çlirimin e Kosovës. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homaxhe pranë pllakës përkujtimore për ushtarët e rënë të NATO-s, ku shoqërohej nga presidentja Osmani ...
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin ...
KOSOVË– Në 22 vjetorin e hyrjes në Kosovë, KFOR-i ka përkujtuar këtë ditë me një video, duke siguruar se do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor, në ofri...
KOSOVË- Sot mbushen 22 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë, që shënon çlirimin e Kosovës. Më 12 qershor të...
BRITANI– Mbretëresha Britanike Elizabeth II si duket e ka marrë me shumë sportivitet samitin e G7 që po zhvillohet në Britani.Teksa liderit e G7 po pozonin për ...
SHBA– Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor, është...
BRITANI– Samiti i G7-s shënon ditën e dytë të takimeve zyrtare në Cornwell të Britanisë, ku siç është theksuar më herët temat kryesore janë pandemia, kli...
SHBA- Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland paralajmëroi të premten se Departamenti i Drejtësisë do të kundërshtonte me forcë përpjek...
GJERMANI- Të dielën (13.06.) qeveria gjermane do të heqë rajone të tjera nga lista e zonave të rrezikut për virusin Covid-19.Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe H...
Një liturgji fetare nga disa pelegrinë të Kishës Ortodokse Serbe të udhëhequr nga peshkopi Teodosije, që u mbajt së fundmi në objektin e një strukture të një ki...