Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
23 vjet nga tragjedia e Otrantos, historia e trishtë e 81 shqiptarëve të vrarë nga anija italiane
28 Mars 2020, 17:06Nga DOSJA
TIRANË–23 vite më parë, në 28 mars të vitit 1997 u vranë barbarisht 81 shqiptarët në Kanalin e Otrantos. Gjatë pasdites së 28 marsit të 1997 nga porti i Vlorës u nis anija e vjetër “Kater i Rades” me 115 emigrantë në bord, me destinacion Italinë.
Mëngjesin e asaj dite mediat italiane njoftuan se marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për bllokim detar është antikushtetuese. Në kuadër të këtij vendimi qeveria italiane kishte dërguar flotën ushtarake në kanalin e Otrantos për të ndaluar të gjithë shqiptarët që braktisnin Shqipërinë nga lufta civile.
Pas nisjes dhe kalimit në ujrat e Italisë anija “Kater i Rades” u përball me goditjet e anijes luftarake “Sibilla”.
Anija “Sibilla” iu afrua shumë anijes shqiptare, aq sa pasagjerët “Katerit” panë dy burra mbi urën e anijes, ku njëri prej tyre drejtonte një mitraloz dhe tjetri i bënte fotografi, e nga ana tjetër mbi kokat e tyre fluturonte një helikopter i marinës italiane, ku e gjithë ngjarja tragjike po filmohej nga lartë.
Nuk zgjati shumë shpresa se do ti shpëtonin atij iluzioni, dhe befas harku i anijes “Sibilla” goditi anijen shqiptare duke e bërë që të rrotullohet rreth vetes. Aty ishte tmerr teksa njerëzit mundoheshin të shpëtonin, disa dolën jashtë anijes, të tjerë rrëshkitën në ujë, por anija “Kater” u ngrit lart e më pas u fundos.
Me dy goditje të forta të anijes italiane, anija shqiptare u përmbysur e gjitha.
Ata që nuk dinin të notonin u munduan të hipnin mbi anije, por shumë gra e fëmijë u mbytën sepse nuk mundën dot të dilnin nga pjesa e poshtme e saj.
Ata që shpëtuan me gomonet që ju hodhi anija italiane arritën të shkonin deri në Brindizi, por kur policia i mori nuk lejoi asnjë media t’iu afrohej atyre.
Pas gjashtë muajsh, autoritetet nxorrën nga fundi i detit anijen e mbytur, “Kateri i Radës” ku brenda saj u gjenden shumë kufoma.
Por ajo plagë e hapur 23 vite më parë nuk ka arritur të shërohet kurrë. Autoritet italine fshehën për vite me radhë pamjet makabre kur goditën anijen me shqiptarë.
Kujtojmë që komandanti i anijes Sibilla u dënua vetëm me 2 vite burg, ndërsa Komandanti shqiptar i anijes Kater i Radës me 3 vite burg.
Por edhe pas kaq shumë vitesh familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi, pasi humbën tragjikisht njerëzit e tyre të dashur si shkak i sulmit nga anija italiane.
Për çdo vit familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos kanë hedhur buqeta me lule në portin e Vlorës. Ata vazhdimisht i kanë bërë thirrje shtetit dhe kërkojnë dëmshpërblimin që nuk e kanë marrë ende.
Megjithatë tragjedia e vitit të zi, 1997, nuk ndaloi aspak mijëra shqiptarë të tjerë që ju drejtuan Italisë, ku sot punojnë e jetojnë atje. Nëse 23 vite më parë e kishin të pamundur të shkelnin Italinë si në rastin e tragjedisë së Otrantos, sot shqiptarët e kanë më të lehtë të shkojnë në shtetin fqinj.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Një tjetër rast me COVID-19 është konfirmuar këtë pasdite në Shkodër. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se rasti i radhës është nga familja e e ...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë ka qenë sot në Rinas, ku u dha një mesazh mjekëse shqiptarë që po shkojnë drejt Italisë për të ndihmuar kolegët e tyre atj...
TIRANË- Në Rinas kanë mbërritur 10 mjekët dhe 20 infermierët, të cilët do të shkojnë në Itali ku do ndihmojnë kolegët e tyre për të shpëtuar jetët e pacie...
TIRANË- Ambasada Amerikanë në Tiranë ka njoftuar të gjithë shtetasit amerikan që jetojnë në Shqipëri se janë anuluar të gjitha fluturimet komerciale. Në nj...
TIRANE- Deputeti i shtruar me koronavirus në spitalin Infektiv, Adriatik Alimadhi, ka komentuar gjendjen e tij shëndetësore në rrjetet sociale. Alimadhi ka përd...
GJIROKASTËR- Dy shqiptarë që po ktheheshin nga Greqia dyshohet se janë infektuar me COVID-19. Sipas informacioneve mësohet se të dyshuarit janë rreth moshë...
TIRANE- Policia e Shtetit njofton se nga e hëna të gjithë ata qytetarë me përjashtim të pensionistëve të cilëve iu ndalohet lëvizja, që nuk kanë me vete autoriz...
Nesër në orën 02:00 do të ndodhë ndryshimi i orës dhe akrepat do të ecin 60 minuta përpara. Kështu duke filluar nga nesër, të gjithë do të flemë një orë më pak ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një video-live është “kapur” sërish me komentuesit e tij, duke siguruar që për pensionistet janë akorduar 20 mln lekë plus...
TIRANË– Një i ri ia ka dalë të mundë pandeminë që po trondit botën. Me valixhe në dorë, ai pret të lërë spitalin Infektiv dhe të kthehet në banesën e...