LIVE UPDATES
Bota

26 vjet nga përfundimi i luftës, Bosnja nuk i ka zgjidhur mosmarrëveshjet me fqinjët

11 Nëntor 2021, 14:51 Nga DOSJA
26 vjet nga përfundimi i luftës, Bosnja nuk i ka zgjidhur

SARAJEVË – Pavarësisht faktit që kanë kaluar 26 vjet që nga përfundimi i luftës, Bosnje dhe Hercegovina nuk i ka zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare me Serbinë dhe Kroacinë.

Kjo temë sërish doli në pah gjatë vizitës së zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Sarajevë. Bosnja ka arritur marrëveshje me Kroacinë, mirëpo ajo nuk është ratifikuar në parlamentet përkatëse. Marrëveshja me Serbinë ende nuk është nënshkruar për shkak të disa pikave kontestuese.

Kanë kaluar 11 vjet që kur është mbajtur takimi i fundit mes dy komisioneve shtetërore. Pas takimit me Escobarin më 8 nëntor, anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, tha se “asgjë në lidhje me ndryshimin e kufijve siç janë të përcaktuar në Dejton nuk do të jetë e pranueshme për Shtetet e Bashkuara”. Anëtari tjetër i Presidencës, Shefik Xhaferoviq, tha se “marrëveshjet për kufirin shtetëror duhet të finalizohen menjëherë, pasi kufijtë edhe sot janë të njëjtë me ditën e njohjes ndërkombëtare të Bosnje dhe Hercegovinës”.

Sipas të dhënave të autoriteteve shtetërore, vija kufitare më e gjatë e Bosnjës është me Kroacinë, gjithsej 1001 kilometra, pastaj me Serbinë, 302 kilometra dhe me Malin e Zi, 225 kilometra. Deri më tani, çështjen e kufirit, Bosnje dhe Hercegovina e ka të rregulluar vetëm me Malin e Zi përmes një marrëveshjeje, e cila ishte nënshkruar në Vjenë më 2015.

Cilat territore janë të diskutueshme me Serbinë?

Në negociatat ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë diskutohen për katër territore në lindje të Bosnjes, të cilat gjithsej mbulojnë 40 kilometra katrorë.

Ato janë: Zona e Hidrocentralit në Zvornik, Hidrocentrali Bajina- Bashta, pjesa e hekurudhës Beograd-Bar dhe enklava Mexhureçje, e cila është pjesë e komunës së Rudos, por është e rrethuar tërësisht nga territori i Pribojit në Serbi. Dy komisionet shtetërore janë takuar për herë të fundit më 29 qershor të vitit 2010. Ndërkohë, ka pasur përpjekje për të gjetur një kompromis, por gjithçka ka mbetur në nivel jozyrtar.

Marrëveshja për trekëndëshin kufitar ndërmjet Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi është nënshkruar në vitin 2019, por përveç kësaj praktikisht asgjë nuk është bërë për më shumë se dhjetë vjet, tha për Radion Evropa e Lirë, Zheljko Obradoviq, zëvendëskryetar i Komisionit për Kufijtë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Mendoj se në rend të parë për këtë çështje nevojitet vullneti politik për të filluar zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe për t’u dhënë nxitje shtesë organeve të ekspertëve, komisioneve kufitare, madje edhe sektorëve të tjerë, për ta zgjidhur këtë çështje. Gjithçka që është kërkuar nga Beogradi nuk është e pazgjidhshme”, thekson Obradoviq.

Ringjallja e frikës në Bosnje

Obradoviq shton se Beogradi kërkoi që kufiri të korrigjohej në katër lokacionet në të njëjtën kohë duke e vënë këtë edhe si kusht për vazhdimin e negociatave. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (RFE) nëse ka pasur veprime konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Komisioni për Kufijtë i Bosnje dhe Hercegovinës, përveç që nuk është takuar me kolegët e Komisionit nga Serbia për më shumë se një dekadë, nuk ka mbajtur as takim të vetin që nga muaji korrik kur autoritetet e Republikës Sërpska (një nga dy entitetet e Bosnje dhe Hercegovinës) bojkotuan pjesëmarrjen në institucionet shtetërore në nivel qëndror.

Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonin në Novi Sad, thotë se kufijtë nuk janë e vetmja çështje e hapur ndërmjet shteteve të ish-Jugosllavisë. Sipas tij, ekzistojnë edhe problemet e personave të pagjetur, të drejtave të pakicave dhe çështje të tjera. Megjithatë, sipas tij, çështja e kufijve do të ishte mirë të zgjidhej më herët pasi mund të çojë në tensione të caktuara.

“Është e çuditshme që ka kaluar më shumë se një çerek shekulli nga përfundimi i luftës dhe ato çështje nuk janë zgjidhur ende. Për secilën çështje ekzistojnë komisionet ndërshtetërore, të cilat mund të ofrojnë zgjidhje, të cilat pastaj mund të diskutohen”, thekson Popov.

Ai rikujton se problem në këtë rast janë edhe lidhjet e veçanta ndërmjet Serbisë dhe Republika Sërpskas, sepse shumë çështje zgjidhen në relacionin Beograd-Banja Llukë, në vend se të zgjidhen mes Beogradit dhe Sarajevës.

“Kjo flet edhe për qëndrimin e Serbisë ndaj Republika Sërpskas, por edhe Bosnje dhe Hercegovinës në tërësi”, tha Popov.

Në fillim të vitit 2019, kryetari i atëhershëm i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, përmes një letre të hapur i kishte bërë thirrje Kroacisë që të ratifikojë dhe Serbisë të nënshkruajë një marrëveshje kufitare me Bosnje dhe Hercegovinën.

“Duke pasur parasysh atmosferën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, e cila kohët e fundit është shoqëruar me provokime, ide ogurzeza për përcaktimin e kufijve të rinj bazuar në parimet etnike, ndërlidhjet tendencioze dhe dashakeqe të Bosnje e Hercegovinës me marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe aktivitetet dhe mesazhet e ngjashme fqinjësore të këqija, besoj se pikërisht tani, është koha, të ndryshohen paradigmat aktuale, të cilat çojnë në një rrugë pa krye. Ajo që Ballkani Perëndimor ka më shumë nevojë nuk janë politikat dhe ndarjet e reja hegjemoniste, por politikat pozitive, dialogu, paqja, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe progresi”, pati thënë Zvizdiq.

Shkëmbimi i territoreve ka ekzistuar si një nga mundësitë në tyezën e diskutimeve në fund të vitit 2017. Atëbotë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim me anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës propozoi shkëmbimin e territoreve në komunat Rudo dhe Priboj mbi parimin “metër për metër”. Anëtari i atëhershëm i Presidencës, Mladen Ivaniq, i tha Radios Evropa e Lirë se Bosnje dhe Hercegovina iu përgjigj negativisht kësaj ideje.

“Është një hapësirë që nuk është problematike nga pikëpamja etnike dhe as nuk mund të prodhojë ndonjë pasojë negative në aspektin e marrëdhënieve etnike”, thekson Ivaniq, sipas të cilit Serbia synon të korigjojë pjesë të territorit në Rudo.

Eksperti i pronave shtetërore, Muharem Cero, beson se çështja kyçe në mosmarrëveshjen e demarkacionit është lumi Drina.

“Bëhet fjalë për potencialin energjetik të lumit Drina dhe çështja kyçe e demarkacionit mes këtyre dy vendeve është përcaktimi i kufijve në Drinë”, thekson Cero.

Komisioni Kufitar i Bosnje dhe Hercegovinës thotë se çështja e hidrocentraleve nuk duhet të jetë patjetër një çështje e mosmarrëveshjeve kufitare dhe se ajo mund të zgjidhet nga ekspertë në fushën e energjisë, me një marrëveshje të veçantë dypalëshe për përdorimin e këtyre objekteve energjetike. Kjo, sipas tyre është edhe praktikë evropiane.

Hidrocentralet në Zvornik dhe Bajina-Bashtata në lumin Drina kanë një kapacitet prej 400 megavatësh. Energjia elektrike e prodhuar në këto hidrocentrale përdoret plotësisht vetëm nga Serbia. Të dyja hidrocentralet janë ndërtuar nga Republika e Serbisë në kohën kur ishte pjesë e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ). Për dekada, Serbia ka përfituar nga potenciali i lumit Drina pa i bërë asnjë shpagim Bosnje dhe Hercegovinës. Problemet e tilla datojnë që nga shpërbërja e Jugosllavisë së atëhershme kur resurset e prodhimeve të energjisë së një shteti mbetën në kufijtë e shtetit tjetër.

Marrëveshja me Kroacinë, në pritje të ratifikimit

Sa i takon Kroacisë, të diskutueshme janë kufiri rreth brezit detar të Bosnje dhe Hercegovinës pranë Neumit, majës së gadishullit Klek dhe shkëmbinjve Shkol i Madh dhe Shkol i Vogël, si dhe demarkacioni në lumin Una afër Kostajnicës. Marrëveshjen të dyja vendet e kanë nënshkruar në vitin 2005, pas së cilës pritej ratifikimi në të dy parlamentet shtetërore. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.

“Gjithçka është harmonizuar, por Zagrebi zyrtar ka paraqitur një kundërshtim për shkak të kufirit në det, i cili mbulon rreth pesë kilometra, sepse Kroacia ka arritur në disa informacione të reja”, thotë Zheljko Obradoviq.

Çështja e kufirit mes Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kroacisë u zgjidh kryesisht në vitin 1999, përmes një marrëveshjeje midis kryetarit të atëhershëm të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, dhe ish-presidentit kroat, Franjo Tugjman. Ata ishin marrë vesh që kufiri detar të ishte vija e mesme midis dy vendeve.

“Unë mendoj se ka vullnet politik për zgjidhjen e këtij problemi, por mendoj se askush nuk është i prirur të merret me të, sepse ka një marrëveshje dhe gjithçka funksionon”, tha Zheljko Tërkanjic, gazetar i gazetës Jutarnji List të Zagrebit.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë se për zgjidhjen e këtij problemi, pengesë paraqesin autoritetet lokale.

“Sapo të hapet çështja e asaj marrëveshjeje, menjëherë paraqiten zëra nga autoritetet lokale dhe gjithmonë del dikush që është i prirur të krijojë probleme”, tha Tërkanjic.

Ai rikujtoi se, duke pasur parasysh se tashmë ekziston një marrëveshje për kufirin ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë nuk ka nevojë që çështja të shndërrohet sikur Gjiri i Piranit, për të cilin Kroacia dhe Sllovenia iu drejtuan procesit të arbitrazhit. Megjithatë, Muharem Cero vlerëson se ndërtimi i urës së Peleshacit tashmë në njëfarë mënyre ka krijuar paragjykimin se kjo mosmarrëveshje është në favor të Kroacisë.

“Zgjidhja e atij kufiri përcakton gjithashtu qasjen e Bosnje dhe Hercegovinës në ujërat ndërkombëtare”, thotë Cero.

Ai vlerëson se kjo është çështje edhe e integritetit të shtetit, sepse fqinjët e Bosnje dhe Hercegovinës nuk e kanë perceptimin për këtë vend siç e kanë për veten e tyre dhe se, sipas tyre, Bosnje dhe Hercegovina është një “vend në pritje”. Komisioni Kufitar i Bosnjës rikujton se, sot ka shtete anëtare të BE-së që nuk i kanë zgjidhur çështjet e tyre kufitare, siç është Gjermania dhe Holanda apo Portugalia dhe Spanja.

Kufijtë në Ballkanin Perëndimor u vendosën nga një komision ndërkombëtar i arbitrazhit, i njohur si Komisioni i Badinterit në vitin 1991, i cili siguroi një kornizë për formimin e shteteve të pavarura në territorin e ish RSFJ-së. Komisioni u krijua në të njëjtin vit nga Këshilli i Ministrave të Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE – paraardhëse e Bashkimit Evropian), me qëllim zgjidhjen paqësore të krizës në Jugosllavi, e cila atëherë ishte në prag të shpërbërjes.

Kornizë për krijimin e shteteve të pavarura ishte Kushtetuta jugosllave e vitit 1974. Anëtarët e komisionit ishin kryetarët e gjykatave kushtetuese të shteteve anëtare të BEE-së, ndërsa emri me të cilin ajo njihet në publik është vënë sipas kreut të komisionit, Robert Badinter, president i atëhershëm i Gjykatës Kushtetuese të Francës.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bosnje e hercegovinë bosnje-hercegovina gabriel escobar serbia bosnje e hercegovinë bosnje-hercegovina gabriel escobar serbia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje