LIVE UPDATES
Art&Argëtim

27 vjet më pas/ Fije që lidhin vdekjen e Falcones me Gladio: Cosa Nostra vetëm shtypi butonin

20 Maj 2019, 09:05 Nga DOSJA

27 vjet pas vrasjes së gjykatësit Giovanni Falcone, të dhëna të reja kanë dalë në sipërfaqe të cilat vënë në dukje një vrasje me sfond politiko-mafioz, në ndryshim nga ideja e krijuar deri më sot për një atentat që kishte të bënte kryesisht me hakmarrjen e Cosa Nostras dhe konkretisht klanit korleonez që drejtonte asokohe. Në një dokumentar 2.35 orë të gjatë, gazetari Andrea Purgatori ka sjellë intervista dhe dëshmi, ka bërë një sintezë të plotë të asaj që ndodhi më 23 maj 1992, ku makina e Falcones u hodh në erë në autostradën A29 në afërsi të Capaci në Siçili.

Rindërtimi i ngjarjes lidhet me një periudhë që në Itali quhen vite të plumbëta, ose me atë që konsiderohet Mafia e Masakrave, nsiur nga strategjia e korleonezëve për të marrë kontrollin e Cosa Nostras përmes likujdimit fizik të kundërshtarëve dhe me aq sa ka dalë në sipërfaqe dhe dëshmohet edhe nga vrasja spektakolare e deputetit Salvo Lima, në bashkëpunim me segmente të pushtetit në Romë. Në intervistën me zv. prokurorin e Antimafias, Antonino Di Matteo, dalin në pah elementë të rinj që e zgjerojnë kontekstin e këtij atentati, i pasuar me atë të Paolo Borsellinos 57 ditë më vonë në Palermo.

Kështu di Matteo thotë se në atentatin ndaj Falcones kanë marrë pjesë elemenë jashtë Cosa Nostras siçiliane, jo vetëm në ideimin e tij, por edhe në fazën operacionale. Për këtë shkak vrasja e gjykatësit kalon nga konteksti i hakmarrjes së Totto Riinas dhe korleonezëve për shkak të Maksiprocesit që Falcone arriti të organizonte, te konteksti i një akti me qëllime parandalimi.

“Falcone po bën më shumë dëme në Romë sesa në Palermo”,- citon di Matteo Totto Riinan të jetë shprehur gjatë një mbledhjeje të Kupolës.

Ka edhe një aspekt konkluziv që evidentohet qartë dhe që është ai terrorist. Me masakrën e Capaci, Cosa Nostra nisi të zbatonte një politikë terrori, që synonte të krijonte raporte të reja me eksponentë të politikës, raporte të ndryshëm nga ato që kishin tradhëtuar tezat e Cosa Nostras dhe premtimet që kishin bërë…

“Vrasja e Salvo Limës ishte faza e parë e një strategjie politike që mafiozët e quanin krasitja e degëve të thara. Dhe duke përdorur gjithnjë fjalët e Riinës: ata mendonin se duhej bërë luftë që mandej të arrihej paqja. Lufta dhe aktet e dhunshme do të çonin në panik popullsinë për të detyruar dikë nga Shteti që të negocionte me Mafine. Përmes kësaj tratative Riina mendonte të krijonte raporte më të qëndrueshme sesa ato të mëparëshmet”- shprehet zv. prokurori i Antimafias, di Matteo.

Dhe në fakt Riina pati sukses në parashikimin e tij. Pas masakrës pati njerëz nga politika italiane, institucionet e shtetit, që kërkuan të negocionin për të kuptuar se çfarë donte Riina. Kreu i Mafies vazhdoi masakrat për të gjunjëzuar përfundimisht shtetin italian. Një tjetër pistë që e bën më kompleks skenarin është urdhëri i Riinës për të tërhequr nga Roma një komando mafiozësh që do vrisnin me kallashnikov gjykatësin Falcone, për të kaluar drejt atentatit me eksploziv. Di Matteo shpjegon se ka gjasa që Riina të ketë marrë sigurimet e duhura për aktin dhe ndihmën operative nga njerëz jashtë Cosa Nostras.

“Vdiqën ata duhet të vdisnin, por nuk u provokuan pasoja ndaj të tjerëve që kalonin në autostradë. Një operacion kriminal i kryer në mënyrë perfekte.

Edhe dëshmitarët kanë pranuar në procesverbal menjëherë pas masakrës: kryheshin punime nga gjoja punëtorë përpara 23 majit në atë zonë ku Falcone do të hidhej në erë. Të gjitha entet e disponueshme për të kryer punime kanë mohuar se kanë bërë diçka të tillë. E megjithatë ka dëshmitarë që zbulojnë prezencën e atyre që sigurisht nuk ishin mafiozë. U gjet, jo larg nga vendi i shpërthimit, një dorezë nga e cila u izloua gjurma e ADN-së së një femre. Është e vështirë të mendohet se mafiozët të kenë marrë me vete një femër në Capaci” shton di Matteo.

Kush e vrau Falconen? Sigurisht që Mafia, korleonezët, por që nga pikëpamja teknike thjesht shtypën butonin. Dikush tjetër bëri gati infrastrukturën e atentatit më të bujshëm në Italinë e asaj kohe.

“Ka një deklaratë të Bruscas(i dyshuari dhe akuzuari kryesor si ekzekutori) që menjëherë pas kuptoi se makinat ishin hedhur në erë dhe atentati ia kishte dalë me sukses, nuk besonte që “katër injorantë” të kishin qenë në gjendje të kryenin atë lloj pune…Ka ende në hetime që po zhvillohen për të kuptuar nëse bashkë me njerëzit e Mafias aty të kenë qenë edhe persona të tjerë që në padijeni të Cosa Nostras, kanë ndihmuar në realizimin e atij atentati teknikisht kaq të vështirë”- deklaron zv.prokurori.

Kunati i Falcones, Alfredo Morvillo ka bërë të ditur se kohët e fundit, pra pak para vdekjes, gjykatësi në fjalë po i kushtonte një vëmendje shumë të madhe çështjes Gladio dhe mbante me vete një listë të pjesëmarrësve të grupimit në fjalë që u shpërnda në 1990 nga Andreotti. Gladio ishte një operacion i NATO-s, që përfshinte të gjitha vendet e Perëndimit që konsistonte në krijimin e bëthamave aktive të rezistencës në rast të një sulmi sovjetik. Në Itali, operacioni në fjalë u  dekonspirua me skandalin e llozhës sekrete  P2, drejtuar nga Licio Gelli që sipas dyshimeve të shumta kishte marrë nën kontroll një operacion të NATO-s për ta shndërruar atë në një lloj shteti të nëndheshëm që përcaktonte karrierat dhe pushtetin në Itali.

Në këtë kuadër dhe për shkak se Partia Komuniste Italiane ishte shumë e fuqishme, aq sa rrezikonte me Aldo Moron të hynte në pushtet përmes një kompromisi historik, duket se qarqet që kontrollonin P2, nën koperturën legale të një operacioni të NATO-s  kooptuan Cosa Nostran si krah të armatosur publik për të çuar përpara qëllime që përndryshe do të adresoheshin te njerëz të brendshëm të këtij grupimi.

Nga kjo premisë duhet rivlerësuar edhe propaganda e bërë për emfatizimin e rolit të Cosa Nostras në kuptimin se ajo mund të vendoste e vetme për gjëra që kërkonin tjetër lloj pushteti. Mafia ishte alibia më e mirë dhe në fund një viktimë e aksioneve të veta që mundtë bëhej koëk turku. Di Matteo referon me këtë rast një përgjim të Totto Riinës në vitin 2013 ku ish-bosi i Cosa Nostras tregon se pas masakrës ku mbeti i vrarë Falcone, i ishte kërkuar nga bashkëpunëtorët që të urdhëronte se çfarë duhet t’u thuhej shokëve mafiozë për atë që ndodhi?

“Ne duhet të rrimë urtë, pasi nëse merret vesh gjithçka, atëherë Cosa Nostra merr fund”- ishte përgjigja e Riinës.

Në dritën e kësaj dinamike merr tjetër vlerë edhe arratia e kreut aktual të asaj që mbetetet nga trashëgima e klanit të shpërbërë korleonez: Matteo Mesina Denaro. Një person i dënuar nga shteti italian, por që është në dijeni të disa sekreteve që kanë forcën e shantazhit për segmente të këtij shteti. Di Matteo nënkupton se Denaro ka mbështetjen e dikujt në politikë dhe kjo merr kuptim nga rasti i arratisë së paprecedent të Bernardo Provenzanos.

“Nuk mund të konceptohet një arrati kaq e gjatë me aftësinë e fshehjes. Ekziston një rrjet mbulimi jashtë Mafies që vazhdon të mbajë në këmbë rrjetin e arratisë. Ja pse figura e mafiozit nuk duhet asnjëherë nëvlerësuar, vetëm edhe për këtë aspekt…”-përfundon Di Matteo.

Marrë nga: ResPublica

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur andrea purgatori antonio di matteo falcone gladio vrasje andrea purgatori antonio di matteo falcone gladio vrasje


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 19 Maj 2019, 18:02

Fundi i lajmit

TIRANË- Java që lamë na dhuroi emocione dhe show siç vetëm Shqipëria di të japë. Një nga arsyet pse shqiptarëve emigrantë iu mungon vendi ynë është ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje