LIVE UPDATES
Bota

3 mijë biznese mbyllen gjatë pandemisë në Kosovë, ekspertët: Është gjendje e rëndë

3 Janar 2022, 15:47 Nga DOSJA
3 mijë biznese mbyllen gjatë pandemisë në Kosovë,

KOSOVË- Pandemia COVID-19 ndikoi që të mbyllen rreth 3000 biznese në Kosovë në dy vitet e fundit. Kosovapress shkruan se vetëm në vitin 2021 janë mbyllur gjysma e tyre rreth 1,519 biznese. Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar që të shuhen një numër kaq i madh i bizneseve, është edhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes.

Numri më i madh i këtyre bizneseve që janë mbyllur kanë ushtruar veprimtari në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese. Në listën e bizneseve të falimentuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit. Në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë kanw treguar se gjatë vitit 2020 kanë falimentuar 1346 biznese, ndërkaq më 2021 janë shuar 1519 ose 173 më shumë se në vitin 2020.

“Arsyeja e shuarjeve është kryesisht shuarje vullnetare”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thekson se si rezultat i performancës së dobët ekonomike të bizneseve në vend, është rritur në vazhdimësi numri i kompanive të shuara. Krasniqi shpreson se Qeveria e Kosovës do të miratojë një pako mbështetëse për bizneset si rrjedhojë edhe krizës energjetike në vend.

“Kosova si çdo shtet tjetër ka falimentim të bizneseve, dhe hapje të bizneseve të reja, kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të pandemisë, dhe për shkak të pamundësisë së bizneseve që të afarojnë në këtë gjendje që nuk është e lehtë. Është gjendje shumë e rëndë, po shpresojmë të kemi një ofertë më të mirë të bizneseve, një trajtim më të mirë të të bërit biznes në mënyrë që të kemi edhe rritje ekonomike, rritje të punësimit dhe mirëqenie. Ne po shpresojmë që Qeveria do të dalë edhe me një program të përkrahjes së bizneseve për dëmet që është duke i shkaktuar edhe me goditjen e radhës, që është energjia elektrike”, theksoi Krasniqi.

Derisa ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka thënë se numri i bizneseve që janë të falimentuara është edhe më i lartë se ky prej rreth 3 mijë sosh të raportuara më shifra zyrtare. Mulaj pohon se për shkak të procedurave të kërkuara nga shteti, mbi dhjetëra mijëra biznese nuk janë mbyllur e as nuk e ushtrojnë veprimtarinë e tyre biznesore, dhe kështu siç thotë ai, kanë mbetur pezull.

“Ky numër rreth 3 mijë biznese që janë mbyllur në këto dy vjet, një pjesë e tyre është për pasojë e pandemisë COVID-19, por edhe për pasojë e gjendjes së situatës ekonomike. Por, është edhe një numër i madh, mbi dhjetëra-mijëra biznese të cilat as nuk janë mbyllur, e as nuk e kanë filluar procesin e mbylljes së aktivitetit biznesor dhe realisht kanë mbetur pezull. Kështu që është një numër shumë i madh, dhe realisht ky numër i bizneseve të cilat edhe nuk e kanë mbyllur biznesin, por edhe nuk afarojnë në këtë kohë, i krijojnë problem jo vetëm Administratës Tatimore, por klimës së të bërit biznes në Kosovë, për shkak se potencialisht mund të rrisin edhe informalitetin në Kosovë”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në dy vitet e fundit janë regjistruar gjithsej 19,863 biznese. Prej tyre, 9802 gjatë vitit 2020 ndërsa 10,061 në vitin e kaluar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ismet mulaj mbyllen 3 mije biznese ne kosove skënder krasniqi ismet mulaj mbyllen 3 mije biznese ne kosove skënder krasniqi

Sondazh

Poll
Bota 3 Janar 2022, 14:32

VIDEO/ Fund i pandemisë apo e ardhme me virusin

KOSOVË- Variante të reja të koronavirusit SARS-COV-2 vazhdojnë të shfaqen. Njerëzit vazhdojnë të preken nga sëmundja që e shkakton ai, COVID-19.A do të për...

Bota 3 Janar 2022, 14:16

Ligji i ri/ Austria miraton vetëvrasjen e asistuar

AUSTRI- Një ligj që lejon vetëvrasjen e asistuar ka hyrë në fuqi në Austri. BBC raporton se Austria ka lejuar vetëvrasjen për të rriturit që janë të sëmurë përf...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj