LIVE UPDATES
Aktualitet

3 orë! Rastësitë e batutat e Gjiknurit shkaktojnë ‘tërmet’ në komision (kritika e vetme)

22 Shkurt 2022, 22:17 Nga DOSJA
3 orë! Rastësitë e batutat e Gjiknurit shkaktojnë

TIRANË– Në tre orë dëshmi, socialisti Damian Gjiknuri u përball me rastësistë më të mëdha të jetës së tij që edhe demokratja Dhurata Çupi i krahasoi me një ‘telebingo’. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste hyri në seancë pas Ëngjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë dhe deklaroi se nuk ka marrë asnjë përfitim financiar nga kontratat e bëra me incineratorët. Gjiknuri tha se gara të tilla janë publike dhe se sipas tij këto gara janë mbret i gjithçkaje.

Ish-ministri pranoi njohjen me Zoton, ndërsa Mërtirin tha se e njeh vetëm si fytyrë.

“Gugalljen nuk e njoh, Mërtirin e njoh si fytyrë, Zoton e kam takuar disa herë në cilësinë e ministrit. Kamq enë një herë për të vizituar për të vizituar Inceneratorin e Elbasanit, njëherë në zyrë dhe kur kam punuar me të në Ministrinë e Mbrojtjes. Unë kam 20 vite punë në shërbim shtetëror e privat. Jeta më ka bërë të njoh shumë biznesmenë e shumë njerëz,”- tha Gjiknuri.

Por, Tabaku i tha se Mërtirin kishte pasur shok klase, pasi kështu kishte deklaruar edhe vetë në Kuvendin e Shqipërisë. Socialisti shtoi më tej se shok klase ka patur edhe Lulzim Bashën e se kjo nuk ishte një tregues. Ai madje kërkoi që të gjithë të flisnin për miqtë e tyre, pasi në atë formë do të dilnin të gjithë shokë, por kjo nuk e provonte përfshirjen e tij në asnjë lloj afere. Madje përpjekjet e Opozitës për të dalë në përfundim i konsideroi autogol.

“Nuk e di kush ju këshillon nga lart, por me mua po bëni autogol,”- tha Gjiknuri.

Socialisti u përpoq ta zbuste sërish situatën duke folur për filma, por nuk zgjati shumë. Dhurata Çupi ndërhyri e kërkoi llogari.

Madje duke ngritur tonet, Çupi i kërkoi Gjiknurit të mos tallej.

“Nuk kemi marrë përgjigje që ka patur kontrata të nënshkruara pa konkurencë, me kushte favorizuese, supervizorë të caktur ka koncensionari, këtu relativizohet çdo gjë sikur ju kemi thirrur për të mbajtur leksione. Edhe telebingo nuk të qëllon që nga 190 kontrata në 7 të tilla të jesh me biznesment e koncesionarëve. Në 7 udhëtime keni qëlluar me ta. Jep sqarime se s’ke ardhur të tallesh,”- tha Çupi.

Gjithsesi, i pyetur për rastësitë që e lidhnin me biznesmenët e shpallur në kërkim, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja e Klodian Zoto, Gjiknuri tha se në fakt në Shqipëri vetëm një ‘grusht njerëzish’ merreshin me mineraret. Për pasojë, sipas tij, ata do ta merrnin lejen.

Rastësitë e shumta u konsideruan si ‘tërmet’ nga ana e demokrates Ina Zhupa.

“Me thënë të drejtën këtë çështje e keni bërë tërmet dhe në morinë e rastësive,”- tha ajo.

Socialisti guxoi dhe i ndau demokratët në dy palë, ‘brava’ dhe ‘anti-brava’ referuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke bërë që të kishte dhe një debat me kryetaren, Jorida Tabaku.

“Po më duket se i keni ndarë pyetjet në lëvizja brava dhe anti-brava, i keni ndarë me fraksione sepse të njëjta pyetje po më bën secili prej jush,”- tha ai, ndërsa Tabaku kërkoi seriozitet.

“Kjo arrogancë dhe kapardisje nuk ndihmon fare. Ne po flasim për 100 mln euro dhe kjo është arrogancë e panevojshme,”- shtoi ajo.

Deputeti Lefter Gështenja e pyeti gjithashtu për një leje që ish-ministri socialist kishte dhënë duke lënë dy palë në gjyq në Batërr të Martaneshit, por Gjiknuri nuk diti të përgjigjej.

Të vetmen kritikë që bëri Gjiknuri e kishte në drejtim të Entit Rregullator të Energjisë, që sipas tij duhet të kishte përcaktuar çmimin me të cilin do të hidhej në treg energjia elektrike që prodhohej nga inceneratori i Elbasanit. Por, kjo gjë, tha socialisti, do të rregullohet shumë shpejt.

“Në kontratë janë reflektuar detyrimi i Entit Rregullator të Energjisë që të nxjerrë çmimin bazuar në këtë kontratë. Nuk ka qenë në gjendje për shkak të kapaciteti të impiantit, meqenëse është mbi 2 mega, ky impiant nuk mund të kishte një tarifë. Kjo në fakt është problem që duhet zgjidhur, është mangësi e ardhur si pasojë e mosmarrjes së vendimit nga Enti Rregullator i Energjisë. Mesa di kompania ka hedhur në gjyq ERE dhe ka fituar. Nëse do ketë vendim të formës së prerë Enti Rregullator do të jetë i detyruar të përcaktojë një çmim,”- tha ai.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike damian gjiknuri komisioni per inceneratoret damian gjiknuri komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj