LIVE UPDATES
Art&Argëtim

30 vjet nga shembja e Bashkimit Sovjetik, çfarë leksionesh duhet të nxjerrim

19 Dhjetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
30 vjet nga shembja e Bashkimit Sovjetik, çfarë leksionesh duhet

Himni sovjetik shprehej ndër të tjera se Bashkimi Sovjetik ishte “i pathyeshëm”. Megjithatë, 30 vjet më parë, presidenti i atëhershëm rus, Boris Jelcin, së bashku me liderët e Ukrainës dhe Bjellorusisë, nënshkruan marrëveshjen që krijoi ‘Komonuelthin’ e Shteteve të Pavarura.

Ai akt shënoi fundin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). Ngjarjet ndodhën në një vend qëllimisht të fshehtë:një resort që përdorej nga elita sovjetike për gjueti në mesin e një pylli të madh në Bjellorusi. Siç shkruan historiani Vladisllav Zhubok në librin e tij të ri “Kolapsi:Rënia e Bashkimit Sovjetik”, të ftuarit e mëparshëm aty kishin qenë ndër të tjera presidenti kuban Fidel Kastro dhe udhëheqësi komunist i Gjermanisë Lindore Erik Honeker.

Të dielën e 8 dhjetorit 1991, Zhubok shkroi: ”Kishin ardhur rreth 160 gazetarë, të cilët ishin shumë kureshtarë për procedurat që do të ndiqeshin”. Prania e tyre ishte më se e përshtatshme. Ai ishte një nga ato raste kur gazetaria kishte shkruar vërtet draftin e parë të historisë.

Që nga fillimi i reformave të Perestrojkës në mesin e viteve 1980, korrespondentëve sovjetikë dhe atyre ndërkombëtarë, u ishte lejuar një liri e paprecedentë për të shkruar mbi Bashkimin Sovjetik. Ndaj atyre nuk duhej t’u mohohej një vend në krye të faqeve të parë për atë akt përfundimtar.

Perestrojka – që do të thotë “rindërtim” – ishte politika që lideri sovjetik, Mikail Gorbaçov, kishte synuar të zbatonte për të rigjallëruar sistemin sovjetik që kishte kaluar në koma prej disa vitesh. Por në vend të ringjalljes, ajo reformë çoi në rënien e Bashkimit Sovjetik, që u konfirmua më në fund atë fundjavë të ftohtë të fundit të vitit 1991.

Gorbaçovi nuk kishte pritur që rruga e ndryshimit të ishte e lehtë. Megjithatë, siç argumenton Zhubok, ai mund ta kishte përgatitur më mirë veten. Zhubok thotë se Gorbaçov “injoroi qëllimisht leksionet e historisë”. Shumë elementë konservatorë në elitën politike sovjetike ishin të kujdesshëm ndaj ndryshimeve.

Bashkë me Perestrojkën erdhi dhe Gllasnost – që do të thotë ‘hapje’- pra leja për një diskutim

publik të paprecedentë të problemeve që kishin kapluar sistemin sovjetik. Gazetarët mund të mbulonin histori që më parë kishin qenë tabu. Në fakt, Gorbaçovi i angazhoi ata për të promovuar kauzën e tij.

Dhe gazetarët e morën me dëshirë këtë rol. Siç shkruan gazetari dhe akademiku Ivan Zasurski në librin e tij të vitit 2004 “Media dhe pushteti në Rusinë post-sovjetike:”Me lejen e Sekretarit të Përgjithshëm, gazetarët sulmuan edhe establishmentin e partisë”.

Optimizmi karakterizoi si raportimin e medias sovjetike, ashtu edhe asaj ndërkombëtare gjatë asaj periudhe. Ajo ishte epoka e “fundit të historisë” – sipas shprehjes së famshme të Frensis Fukujamës – një kohë kur ai dhe shumë të tjerë përshëndetën atë që ata besonin se po vinte: “një fitore e pakontestueshme e liberalizmit ekonomik dhe politik”.

Edhe ata që mund të mos e kenë ndarë entuziazmin e madh mbi triumfin e liberalizmit perëndimor, kujtojnë se ajo qe një epokë shumë më emocionuese se çdo tjetër. “Në ato vite mund të flisje praktikisht me cilindo, frika ishte shpërndarë, ishe një kohë e jashtëzakonshme”- kujtoi gazetari kanadez me baim në Moskë, Fred Ueir në një intervistë për librin tim të vitit 2020 “Korrespondent nga Moskë:Raportimi mbi Rusinë nga Lenini tek Putin”.

Uuir mbërriti për herë të parë në Moskë në vitin 1986, një vit pasi Gorbaçovi u ngjit në pushtet. Ai erdhi në Bashkimin Sovjetik si korrespondent i gazetës komuniste kanadeze “The Canadian Tribune”. Pra, ai nuk ishte një aleat i natyrshëm i atyre që përqafuan me entuziazëm rënien e socializmit sovjetik.

E megjithatë ai e kujton atë si “një moment fantastik”. Fundi i komunizmit, ishte fillimi i karrierës sime në raportimin e lajmeve ndërkombëtare. Unë shkova në Moskë si producent për agjencinë televizive të lajmeve Visnews (më vonë Televizioni Reuters). Isha në kohën e duhur për të parë sesi bota në të cilën isha rritur, po ndryshonte përgjithmonë.

Lufta e Ftohtë, në të cilën blloqet rivale të pushtetit të komunizmit sovjetik dhe kapitalizmit amerikan, u përballën kundër njëri-tjetrit, po merrte fund. Tre dekada më vonë, kam reflektuar shumë mbi raportin mes gazetarisë dhe historisë. Më kujtohet se sa shpejt u shuan ato ndjenja eksitimi dhe optimizmi në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

Pasojat e shembjes së Bashkimit Sovjetik, ndihen edhe sot në konfliktin në Ukrainë, dhe në konfrontimin midis Kremlinit dhe Perëndimit që ka ndodhur prej atij konflikti. Një pjesë e asaj përplasje, ka lindur nga interpretimet e ndryshme mbi Luftën e Dytë Botërore.

Ne jetojmë sot në një epokë kur gazetarët kanë nevojë më shumë se kurrë të kuptojnë mënyrën se si përdoret historia, në mënyrë që të promovojnë narrativat politike në ngjarjet aktuale. Historia ndikon si në diskursin bashkëkohor politik, ashtu edhe në atë gazetaresk si brenda Perëndimit, ashtu edhe midis Perëndimit dhe Rusisë.

Kjo është arsyeja pse në Universitetin e Londrës, ku unë jap mësim në departamentin e gazetarisë, po hapim një kurs të ri në Gazetari, Politikë dhe Histori. Mendoni pak për lëvizjen “Black Lives Matter” në SHBA, dhe diskutimin që ka shkaktuar ajo mbi trashëgiminë e perandorisë dhe skllavërinë.

Apo se si të dyja palët në debatin mbi Brexit-it, e interpretuan rolin e Britanisë në Luftën e Dytë Botërore. Mendoni gjithashtu mbi qasjen e gjerë të Vladimir Putin kundër Perëndimit në 75-vjetorin e përfundimit të atij konflikti, kur ai paralajmëroi, në një artikull për National Interest:“Revizionizmi historik, manifestimet e të cilit ne tani i shohim në Perëndim, kryesisht në lidhje me temat e Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimin e saj, është shumë i rrezikshëm!”.

Tani, 30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë më të këqija se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Në qershor të këtij viti – duke iu referuar pikës aktual të tensionit më të madh midis Rusisë dhe Perëndimit, që është Ukraina – Putin këmbënguli se “rusët dhe ukrainasit janë një popull, një tërësi e vetme”.

Më afër në kohë, shefat e politikës së jashtme të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, kanë qenë të prirur të theksojnë mbështetjen e tyre mbi sovranitetin e Ukrainës. Këto janë dy interpretime jashtëzakonisht të ndryshme të historisë së largët dhe të afërt, të cilat hedhin një hije mbi ngjarjet aktuale. Prandaj, kushdo që synon të shkruajë draftin e parë të historisë, duhet ta njohë vetë historinë. 

Marrë nga Bota.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur bashkimi sovjetik boris jelcin lufta e ftohte bashkimi sovjetik boris jelcin lufta e ftohte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj