LIVE UPDATES
Aktualitet

Alibeaj: 31 firmosën platformën time! Rithemelimi: Keqardhje. Kush doli kundër (Qëndrimet)

16 Prill 2022, 12:12 Nga DOSJA
Alibeaj: 31 firmosën platformën time! Rithemelimi: Keqardhje. Kush

TIRANË– Platforma e Enkelejd Alibeajt ka marrë firmën e 31 deputetëve të Partisë Demokratike, mes tyre edhe atë të Lulzim Bashës. Në një konferencë për mediat, Alibeaj lexoi emrat që kishin zgjedhur ta mbështesnin. Xhelal Mziu, ishte një prej tyre që zgjodhi ta pranonte edhe vetë publikisht mbështetjen ndaj Alibeajt, por më pas ndërroi mendje dhe publikoi platformën e tij, duke konkurruar Alibeajn. Alibeaj pranoi se kishte edhe propozime shtesë, por që nuk morën miratimin e shumicës. Propozimin i deputetëve Agron Gjekmarkaj e Ferdinand Xhaferrajt të cilët kërkuan përjashtimin nga rikandidimi të çdo individi që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi, nuk u miratua nga shumica, sipas Alibeajt. Zgjedhjet që po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit për krerët e degëve të PD, ai i komentoi si proces të njëanshëm. Alibeaj tha se një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike kanë marrë ftesë nga SHBA për të vizituar Uashingtonin. Ai zbuloi se Helidon Bushati ka qënë një nga anëtarët që i ka kërkuar që të heqë dorë nga padia që ka ngritur ndaj Komisionit të Rithemelimit në Gjykatë. Ervin Salianji, Grida Duma, Ina Zhupa, dhe anëtarë të Grupit të Rithemelimit nuk votuan platformën e Alibeajt.

Vetë Salianji tha se kjo platformë i mbyll rrugën çdo diskutimi dhe zëri racional për të bashkuar demokratët dhe se e ndan PD në 2 parti. Flamur Noka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, tha se procesi i zgjedhjeve që ka nisur që pas kuvendit të 11 dhjetorit nuk do të ndërpritet. Edi Paloka shkruan se ndjen keqardhje për kolegët e tij pasi nuk kanë kuptuar se çfarë kanë pranuar, referuar atyre që mbështetën Alibeajn. Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj refuzimit të Grupit të Rithemelimit për platformën e bashkimit të PD, duke i akuzuar për përçarje të PD. Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka shkruan se 31 personat që kanë firmosur ndahen në tre kategori. Sipas tij, një pjesë e kanë konsideruar të papranueshëm largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, një ojesë tjetër nuk kanë lexuar fare se çfarë kanë firmosur, ndërsa të fundit kanë nënshkruar. Edhe ata që kanë nënshkruar, sipas Palokës kanë dalë kundër vullnetit të atyre që i kanë zgjedhur, votuesve. Luçiano Boçi shprehet se një pjesë e kolegëve të tij kanë si synim përçarjen e Pd-SË. Në një reagim për Vizion Plus, Boçi tha se çdo platform apo ide duhet të ketë miratimin e të gjithë grupit. Sipas tij, platforma e Alibeajt po trukon atë që mendojnë deputetët dhe po luan me ndjeshmërinë e tyre. Ndërsa Greta Bardeli, deputetja e PD në qarkun e Shkodrës e cila rezulton ta ketë firmosur këtë platformë, shkruan se gjëja që ka kërkuar ajo është që çdo propozim të bëhet me votë të fshehtë. Bardeli kërkon diskutimin dhe më pas votimin.

Çfarë përmban platforma e Alibeajt:

Platforma e Alibeajt parashikon rikthimi e të gjithë anëtarëve të përjashtuar me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, si anëtarë me të drejta të plota. Po ashtu kërkohet anulimin e të gjitha proceseve që kanë në fokus riorganizimin apo ngritjen e strukturave lokale të partisë.

PIKAT:

1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit. Hapi i parë Certifikimi i anëtarsisë aktuale, Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë

Emrat që e mbështesin platformën e Alibeajt sipas tij:

Agron Gjekmarkaj 

Enkelejd Alibeaj

Lindita Metaliaj 

Lulzim Basha

Merita Bakiu

Orjola Pampuri 

Ramadan Likaj

Saimir Korreshi 

Seladin Jakupllari

Zef Hila

Zheni Gjergji

Xhelal Mziu

Alfred Rushaj

Andia Ulliri

Arbi Agalliu 

Bledjon Nallbati 

Dashnor Sula 

Dhurata Çupi

Emilja Koliqi

Eralda Bano

Fatjon Veizaj

Ferdinant Xhaferraj

Flamur Hoxha 

Flutura Açka 

Gazment Bardhi 

Greta Bardeli

Helidon Bushati

Ilda Dhori 

Jorida Tabaku 

Kastriot Piroli

Kreshnik Çollaku 

Lefter Gështenja 

Emrat që nuk e mbështesin platformën e Alibeajt:

Sali Berisha

Oerd Bylykbashi

Sorina Koti

Tomor Alizoti

Ervin Salianji

Grida Duma

Ina Zhupa

Belind Këlliçi

Bujar Leskaj

Edmond Spaho

Edi Paloka

Albana Vokshi

Agron Shehaj

Elda Hoti

Flamur Noka

Luan Baçi

Isuf Çelaj

Tritan Shehu

Luçiano Boçi

Kasëm Mahmutaj

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Platforma e Alibeajt, Boçi: Po luhet me ndjeshmërinë e deputetëve

Platforma e Alibeajt, Këlliçi: Berisha është magneti i lëvizjes më të madhe në PD

Mziu ‘heq dorë’ nga Alibeaj, prezanton platformën e tij: Kryetarin e zgjedhim në gusht

Firmosi platformën e Alibeajt? Bardeli: Kërkova diskutime e votim të fshehtë

Platforma e Alibeajt, Paloka: Një pjesë firmosën pa lexuar (Tre kategoritë)

Rithemelimi kundërshtoi platformën për bashkim! Bardhi: Interesant shumë, ‘vegël’ e Ramës

Shumica e deputetëve refuzuan platformën e tij, Alibeaj: Mungesë reflektimi për situatën

Platforma e Alibeajt/Salianji: Ka qëllim të ndajë PD në 2 parti, mbyll rrugën për diskutim

Flamur Noka: Bashkimi vjen përmes votës së lirë, s’kemi më kohë për të humbur

I bashkohet platformës së Alibeajt! Mziu: Mungova në diskutim, e mbështes propozimin

Gjekmarkaj: Unë nuk bëj grupim as te Basha as te Berisha, boll më! Ta lënë PD të bashkohet

VD-‘Disa anëtarë demokratë kanë marrë ftesë nga Washington?’, Alibeaj s’flet, pohon me kokë

Kush ishte deputeti që i kërkoi të tërhiqte padinë nga Gjykata? Alibeaj: Të jem korrekt…

EMRAT/ Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, kush janë 32 deputetët që e mbështetën

PLATFORMA e Alibeajt për bashkimin e PD, Basha e mbështet

Pse Berisha është i tepërt në PD? Alibeaj: S’ka qënë pjesë, e di qëndrimin që ai ka për mua

VD-Alibeaj: Disa prej demokratëve kërkuan përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar

THIRRJA e Alibeajt: Të shmanget gjuha e urrejtjes brenda PD-së

Alibeaj: Grupi i PD duhet të marrë vendime pavarësisht mendimit të Berishës

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alibeaj 16 prill 2022 enkelejd alibeaj alibeaj 16 prill 2022 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën