LIVE UPDATES
Ekonomi

41% e kredisë në valutë është e ekspozuar ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit

26 Gusht 2021, 06:46 Nga DOSJA
41% e kredisë në valutë është e ekspozuar ndaj

TIRANË– 41% e kredisë në valutë të huaj e dhënë nga sektori bankar shqiptar është e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në vitin e fundit ky tregues nuk ka ndryshuar shumë, megjithatë, në afat më të gjatë vërehet një tendencë në rënie të lehtë.

Në mesin e këtij viti, raporti i kredive në valutë të pambrojtura për rrezikun e kursit të këmbimit ndaj totalit të kredive në valutë ishte 41.3%, po aq sa një vit më parë. Por, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitet paraardhës, 2016-2019, ky tregues paraqitet në nivele më të ulëta.

Kreditë e ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit janë ato kredi ku të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e përfitimit të kredisë. Peshën më të madhe të portofolit e zënë kreditë e pambrojtura në monedhën euro, me pothuajse 90% të totalit, ndërsa pjesa e mbetur prej 10% është në dollar amerikanë.

Pesha e kredive të pambrojtura në valutë përgjithësisht ka ndjekur një trajektore rënëse deri në tremujorin e parë të vitit 2021, kur treguesi u rrit në vlerën 42.9%, ndikuar nga zgjerimi i kredisë së pambrojtur në euro me 7.6% në terma vjetorë. Por, kjo rritje u frenua ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, duke bërë që treguesi të kthehet në nivele të ngjashme me një vit më parë.

Në nivel bankash të veçanta, Banka e Shqipërisë konstatohen se ky tregues ka ardhur në rënie për shumicën e tyre. Vlera maksimale është ulur me 4.2 pikë përqindje krahasuar me një vit më pare dhe shumica e bankave kanë një vlerë të treguesit nën mesataren e sektorit. Megjithatë, ka banka të veçanta ku kreditë e pambrojtura ndaj kursit përbëjnë pothuajse 89% të kredisë në valutë.

Në vitet e fundit po shënohet një rënie e kreditimit të valutë të huaj në përgjithësi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti pesha e kredisë në valutë të huaj kundrejt portofolit total të kredisë zbriti në 49.9%, nga 52.7% një vit më parë dhe 53.6% në mesin e vitit 2019. Bankat po japin më shumë kredi në monedhën vendase, sidomos në segmentin e individëve, që zakonisht i kanë të ardhurat në lekë. Kjo tendencë po ndikohet edhe nga rënia e normave të interesit për kreditë në lekë, që janë pranë niveleve minimale historike.

Në vitin 2018, Banka e Shqipërisë miratoi një paketë masash që synonin rritjen e përdorimit të monedhës vendase në sektorin financiar. Këto masa, në thelb, synonin të ulnin kostot e huadhënies në lekë dhe të rritnin ato të kreditimit në valutë.

Rezerva e detyrueshme për lekun u ul nga 10% në intervalin mes 5% (për detyrimet në lekë me afat fillestar më të gjatë se 12 muaj deri në 2 vjet) dhe 7.5% (për detyrimet në lekë me afat maturimi jo më të gjatë se 12 muaj). Për valutat e huaja, rezerva e detyrueshme u rrit nga 10% në intervalin mes 12.5% (për detyrimet në valutë kur këto zënë nën 50% të totalit) dhe 20% (për pjesën e detyrimeve në valutë mbi 50% të totalit). Gjithashtu, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë kërkesën minimale rregullative për aktivet likuide në valutë nga 15% në nivelin 20% të detyrimeve afatshkurtra.

Në fakt, masat e para që synonin të frenonin kreditimin e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit u morën që në vitin 2011, kur Banka e Shqipërisë vendosi që huatë e kësja kategorie, nuk duhet të kapërcejnë nivelin 400% të vlerës së kapitalit rregullator të bankës. Çdo vlerë mbi këtë nivel zbritet nga vlera e kapitalit rregullator. Ndërsa, në vitin 2013 u vendos që huatë në valutë ndaj huamarrësve të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit të ponderohen me koeficient më të lartë rreziku (50% më të lartë), për qëllime të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit të bankës./E.Shehu/Monitor/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë kursi i këmbimit banka e shqipërisë kursi i këmbimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj