LIVE UPDATES
Aktualitet

500 Euro për t’i çuar drejt Kosovës, arrestohen 4 shqiptarë, ndalohen 46 emigrantë

9 Dhjetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
500 Euro për t’i çuar drejt Kosovës, arrestohen 4

KUKËS – Policia e Kukësit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit ka bërë të mundur përfundimin me sukses të një operacioni të koduar ‘Morina’, në kuadër të së cilit, në 24 orët e fundit janë goditur dhe katër raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve nga vendet e treta.  Sipas bluve të Kukësit, janë vënë në pranga D. A., 29 vjeç, banues në Prishtinë; E. D., 37 vjeç, E. D., 36 vjeç, dhe E.T., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata janë vënë nën pranga pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tunelit të Kalimashit dhe në afërsi të Morinës, në tentativë për t’i kaluar nga kufiri i gjelbër, duke i transportuar me automjetet e tyre, 46 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit deri në 500 euro për person.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Strukturat policore që operojnë në qarkun e Kukësit, në zbatim të planit të masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, janë angazhuar maksimalisht duke organizuar shërbime të përbashkëta në terren, mes Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Njëkohësisht, për të përmbushur këtë prioritet, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës po bashkëpunojnë me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, si dhe në kuadër të bashkëpunimit po organizohen shërbime të përbashkëta dhe me Policinë Kufitare të Kosovës.

 Si rezultat i punës dhe kontrolleve në terren nga shërbimet e përbashkëta mes Policisë Vendore të DVP Kukës dhe ato Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar ”Morina”, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur edhe 4 raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, ku si rezultat janë arrestuar shtetasit:

 -D. A., 29 vjeç, banues në Prishtinë; E. D., 37 vjeç, E. D., 36 vjeç, dhe E.T., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

 Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tunelit të Kalimashit dhe në afërsi të Morinës, në tentativë për t’i kaluar nga kufiri i gjelbër, duke i transportuar me automjetet e tyre, 46 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit deri në 500 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët, vlera monetare dhe celularë. 

Gjatë muajit nëntor 2021, janë goditur 17 raste të kësaj veprimtarie kriminale, ku janë arrestuar 16 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.

 Janë bllokuar 93 shtetas nga vendet e treta, kryesisht nga Siria. 

 Bazuar dhe në analizën e riskut të bërë gjatë javës së fundit, ku ka rezultuar se personat që tentojnë të kryejnë këtë veprimtari kriminale, po përdorin rrugëkalime të reja me qëllim shmangien e kontrolleve të Policisë në akset nacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, ka organizuar shërbime investigative dhe patrullime, duke përdorur kamerat dhe dylbitë për ditën dhe natën, si dhe kanë instaluar në rrugëkalimet e reja, pajisje speciale që i janë dhuruar Policisë së Shtetit nga policitë partnere, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Njëkohësisht po bashkëpunohet edhe me Njësinë e Policisë Rrugore për sigurinë e autostradës Milot – Morinë, për të bllokuar mjetet paraprijëse që kontrollojnë rrugën me qëllim shmangien e kontrolleve policore apo të atyre mjeteve që tentojnë të ndryshojnë drejtim kur konstatojnë shërbimet e Policisë në pika kontrolli, në aksin rrugor Kukës – Kalimash.

Sigurojmë qytetarët e qarkut Kukës se strukturat policore që operojnë në këtë qark janë tërësisht të angazhuara dhe të fokusuara për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri në territor, me qëllim rritjen e parametrave të rendit e sigurisë dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët e qarkut Kukës, të bashkëpunojnë më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional nga ana e Policisë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime emigrante te paligjshem morine policia arrestime emigrante te paligjshem morine policia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj