Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
67 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë
10 Mars 2022, 18:04Nga DOSJA
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirus nga 1,239 testime të kryera dhe 1 humbje jete. Një 82-vjeçar nga Tirana nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Në 24 orët e fundit mësohet se janë shëruar 100 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 267,876 prej fillimit të pandemisë, ndërkohë rezultojnë 1,119 raste aktive me koronavirus.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1239 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki: 23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër.
Janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Mars 2022) Raste të reja ditore 67 Të shëruar në 24 orë 100 Të shtruar në spitale 44 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1239
Testime totale 1,757,186 Raste pozitive 272,479
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MIRDITË- Qytetarët në Mirditë kanë dalë në protestë për rritjen e çmimit të naftës. Atyre u është bashkuar edhe Ivpeshkopi i Rrëshenit Dom Gjergj Me...
TIRANË- Artisti i njohur Osman Mula i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë për rritjen e çmimit të naftës. Mula gjatë fjalës së tij tha se sh...
TIRANË– Autostrada Tiranë- Durrës në të dyja krahët. Protestuesit kanë zgjeruar perimetrin dhe kanë bllokuar të gjitha rrugët kryesore, autostrada nu...
SARANDË- Një qytetar në Sarandë ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po na manipulon. Gjatë protestës që po bëhet në Sarandë për rritjen e çmimit t...
TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj, një prej nismëtarëve të protestave massive që po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë i ka bërë një thirrje ministers B...
LUSHNJE- Qytetarët në Lushnje janë përplasur me policinë, pasi kanë bllokuar rrethrrotullimin e Plugut. Qytetarët janë ngritur në protestë, pasi çmimi i ...
LUSHNJE- Elbasani, Lushnja, Devolli, Shkodrra dhe qytete të tjera kanë dalë në protestë për rritjen e çmimit të naftës. Me pankarta në duar, qytetarët ka...