LIVE UPDATES
Bota

BE takon nesër Ballkanin Perëndimor, pritshmëritë nga samiti

4 Tetor 2021, 17:32 Nga DOSJA
BE takon nesër Ballkanin Perëndimor, pritshmëritë nga samiti

SLLOVENI –  Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen ditën e nesërme, më 6 tetor, me vendet e Ballkanit Perëndimor, në Samitin i cili do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni.

Të dyja vendet pritet të rikonfirmojnë edhe një herë në këtë takim pritshmëritë e tyre . BE-ja e fokusuar në  perspektivë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe këta të dytët të përsërisnin fokusin dhe orientimin e tyre drejt BE-së.

Të 27 vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord me draftin e deklaratës që do të miratohet në këtë samit. Në të thuhet se liderët e BE-së përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane,i cili është në interes strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike.

Sikurse edhe në samitet e mëparëshme, BE do të bëjë thirrje për respektimin e parimeve themelore të unionit si ato të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së medias, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave etj. Ka pasur përpjekje të mëdha nga disa shtete anëtare që në deklaratë të përmendet qartë zgjerimi i BE-së. Në fund, shtetet anëtare janë pajtuar që kjo të përmendet, por krahas kësaj edhe kushti i zhvillimit të brendshëm të BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.

“BE-ja rikonfirmon përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit dhe vendimet në atë drejtim, bazuar në reformat kredibile të partnerëve, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimet e meritave individuale. Prandaj, do të intensifikojmë më tej angazhimin tonë përpara në rajon drejt transformimit politik, social dhe ekonomik, duke njohur përparimin e arritur nga Ballkani Perëndimor. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë rëndësinë që të sigurohet që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, përfshirë edhe kapacitetet për të integruar anëtarë të rinj. Mbështetja e rritur e BE-së do të varet edhe në të ardhmen nga përparimi i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave socio-ekonomike, sikur edhe nga përkushtimi i partnerëve ndaj vlerave evropiane, rregullave dhe standardeve”, thuhet në këtë draft-deklaratë.

BE-ja gjithashtu do të kërkojë nga vendet e rajonit që të vazhdojnë të unifikojnë qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së. Gjithashtu BE do të kërkojë nga partnerët në Ballkanin Perëndimor që të shtojjnë përpjekjet për t’u shpjeguar qytetarëve rëndësinë e institucioneve evropiane dhe faktin që BE-ja është partnerja më e afërt, investitorja kryesore dhe donatorja më e madh e ndihmës për rajonin. Kjo thirrje vjen për shkak se, në disa shtete të rajonit ekziston përshtypja se vendet tjera kanë ndihmuar më shumë se Bashkimi Evropian. BE-ja do të kërkojë nga vendet e rajonit që të jenë të përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes tyre. BE-ja, gjitashtu,  do të kërkojë nga vendet e rajonit që të jenë të përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë dhe  zgjidhjen e të gjitha çështjeve mes tyre që destabilizojnë rajonin

“Niveli i paparë i mbështetjes duhet të jetë në tërësi i dukshëm dhe i njohur nga partnerët tanë edhe në komunikimin e tyre publike. Hapat e mëtejmë të vendosur nevojiten për të forcuar pajtimin dhe stabilitetin rajonal, sikur edhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje finale, përfshirëse dhe obliguese të mospajtimeve bilaterale mes partnerëve dhe çështjeve që janë të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Marrëveshjen për suksesionin”, thuhet në mes tjerash në tekstin e këtij draft-dokumenti.

Në këtë samit pritet të diskutohet edhe për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, teksa pritet t’i shprehet mbështetje e plotë edhe përpjekjeve të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Duhet të ketë përparim konkret të palëve drejt normalizimit të plotë të raporteve mes tyre, që është kyçe për stabilitetin e rajonit. Kjo do të siguroj që të dyja palët të mund të ecin në rrugën e tyre përkatëse evropiane”, thuhet në dokument.

Gjithashtu, duke qënë se në samitin e mbajtur në Sofje në vitin 2019, Spanja kishte refuzuar të merrte pjesë për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, BE ka thënë se do të ruajnë një qasje neutrale. Pavarësinë e Kosovës nuk e njohin pesë vende të BE-së: Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania.

Një pjesë e madhe e tekstit i kushtohet edhe ndihmës që BE-ja ka dhënë dhe do të vazhdojë të ofrojë për vendet e rajonit në luftën kundër pandemisë, sidomos përmes donacioneve për vaksinim.  “BE-ja do të mbështesë planet për vaksinim për të gjithë partnerët në mënyrë që të ndihmojë që niveli i vaksinimit të jetë i ngjajshëm me atë të BE-së deri në fund të vitit 2021”, thuhet në dokument.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota be takon vendet e ballkanit perendimor samiti i 6 tetorit samiti ne slloveni be takon vendet e ballkanit perendimor samiti i 6 tetorit samiti ne slloveni

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait