Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Chileno”- KODI që mund të zbulojë kokainën e Durrësit, prangoset administratori
12 Tetor 2021, 15:27Nga DOSJA
DURRËS– Droga e sekuestruar pasditen e sotme në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” ka mbishkrimin “Chileno”. Ky emër mund të tregojë shumë për prejardhjen e kokainës, e cila është nisur nga Ekuadori dhe përmes ngarkesës me banane ka mbërritur në Portin e Durrësit.
Chileno, në shqip do të thotë kilian, popull nga Kili, vend që mund të jetë një nga dërguesit e drogës. Por, Chileno është edhe një plazh mjaft i njohur në Meksikë. Edhe Meksika nuk përjashtohet nga alternativat e origjinës së kësaj ngarkese të kapur sot.
Mesditën e sotme u kapën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë. Për këtë ngarkesë është vënë në pranga administrator i ri i kompanisë, Ermal Arapi. Kjo është hera e gjashtë që kapet drogë në konteirnerët e kësaj kompanie. Në pranga është vënë edhe Barjon Gumeni, administratori i kompanisë, ndërsa Eduart Dauti është shpallur në kërkim.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KUKËS– Dëbora e parë e këtij sezoni dimri ka zbardhur Majën e Gjalicës. Ulja e temperaturave ditët e fundit ka bërë që të nisin reshjet e dëborës në ...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur për situatën brenda PD-së dhe për mbledhjen e zhvilluar gjatë të cilës u mor vendimi p...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ofron një vend pune. Në një postim të bërë në Facebook, Ambasada Amerikane ka njoftuar se janë të interesuar q...
TIRANË– Pas shkarkimit të deputetit Flamur Noka nga posti i tij si nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtar, reagime të forta kanë ardhur nga fi...
TIRANË– Blihet sërish energji për periudhën e mbetur 14-17 tetor! Furnizuesi i Tregut të Lirë ka rihapur sot fazën e tretë të ankandit për të sigurua...
Tiranë, Durrës, Vlorë, Librazhd, Qafë Thanë, Korçë, Kapshticë. E nëse do të duhej të zhvendosem tek tabelat e tjera, do të lexoj një sërë fshatrash dhe q...