LIVE UPDATES
Politike

8 marsi, Meta dekoron Edita Tahirin dhe Edlira Çepanin:Të fuqëzojmë rolin e vajzave e grave

8 Mars 2022, 18:34 Nga DOSJA
8 marsi, Meta dekoron Edita Tahirin dhe Edlira Çepanin:Të

TIRANË- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me mbështetjen dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës Ilir Meta, u organizua sot në Institucionin e Kryetarit të Shtetit, aktiviteti nën moton “Gra që Frymëzojnë”. Në këtë aktivitet, ku ishin të pranishme gra dhe vajza, të cilat kanë spikatur dhe lënë gjurmët e tyre në fusha të ndryshme të jetës shoqërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, Presidenti Meta vlerësoi dy zonja të shquara për kontributin e dhënë për fuqizimin e grave dhe vajzave në shoqëri, Edita Tahiri dhe Edlira Çepani.

Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut” Edita Tahiri: Në vlerësim të kontributit të vyer në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e faktorit shqiptar në botë, si një figurë e spikatur shqiptare, udhëheqëse, politikane, diplomate dhe negociatore e njohur në proceset paqeruajtëse në Kosovë e në rajonin e Ballkanit.Me mirënjohje ndaj kontributeve të vazhdueshme për fuqizimin dhe mbështetjen e grave dhe vajzave shqiptare, në Kosovë, Shqipëri e në trojet e banuara nga kombi ynë.

Ndërsa znj.Edlira Çepani u vlerësua me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”: Me mirënjohje ndaj kontributit dhe përkushtimit si aktiviste e shoqërisë civile për fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në Shqipëri, për forcimin e barazisë gjinore si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në vlerësim të punës së vazhdueshme në mbështetje të shtresave në nevojë në të gjithë Shqipërinë, duke shërbyer si një zë i fortë në trajtimin e çështjeve sociale në mediat shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar, familjarëve, kolegëve, personaliteteve nga fusha te ndryshme të vendit dhe diaspora, të pranishëm në ceremoni, Presidenti Meta u shpreh se në vendin tonë shujmë gra dhe vajza kanë arritur suksese të jashtëzakonshme.

“Të dashura Zonja, Vajza dhe Gra! Jam i lumtur të ndodhem sot, në këtë sallë të mbushur me kaq shumë gra e vajza, për të festuar së bashku, 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Njëkohësisht, për të bashkuar të gjitha forcat tona, për fuqizimin e mëtejshëm të rolit të tyre në shoqërinë tonë. Kjo ditë, që i kushtohet rolit e gruas në shoqëri dhe histori, dhe luftës së tyre për barazi, drejtësi, paqe dhe zhvillim, si dhe arritjeve shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike të grave më të suksesshme, na nxit për të vepruar me më shumë guxim për përshpejtimin e barazisë gjinore në të gjitha fushat.

Sot, këtu ka shumë gra dhe vajza, që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në jetën e tyre profesionale, ka gra e vajza që kanë luftuar e luftojnë çdo ditë, për të drejtat e tyre, për të qenë të barabarta në shoqëri , në vendimmarrje, për të realizuar një shoqëri sa më përfshirëse, sa më të drejtë, më humane dhe pa konflikte. Roli i gruas dhe i nënës në mbarëvajtjen e familjes dhe të shoqërisë është i pazëvendësueshëm dhe vendimtar, ashtu si vetë barazia gjinore do të thotë edhe demokraci e vërtetë. Barazi më e madhe gjinore do të thotë një pjesëmarrje më e madhe e grave dhe plotësimi i të drejtave të tyre në të gjitha aspektet, si në arsim, punësim dhe vendimmarrje. Barazi gjinore, do të thotë rritje më e madhe ekonomike, familje më e qëndrueshme, më të shëndetshme dhe më e lumtur.

Gratë në drejtim; do të thotë më shumë arritje, por edhe më shumë transparencë dhe më pak korrupsion.
Prandaj është e rëndësishme dhe e domosdoshme të angazhohemi të gjithë, shoqëri civile, institucione shtetërore, për të sfiduar rolet, stereotipet, qëndrimet dhe paragjykimet dhe për të nxjerrë në pah e për ta vënë në shërbim të shoqërisë, të gjithë potencialin e vërtet të grave dhe vajzave tona, me qëllim fuqizimin e plotë të tyre. Secila prej tyre ka një aftësi të veçantë, që duhet t’ia përkrahim në mënyrë që secila prej tyre të japi maksimumin e talentit, të dhuntive dhe vërtet të ndihet e realizuar në profesionin që zgjedh dhe në kontributin që jep për shoqërinë dhe familjen.

Sot, në këtë ditë dua që t’iu falënderoj për angazhimin dhe për përkushtimin tuaj, për të forcuar familjet tona shoqërinë tonë, por edhe kombin tonë. Pasi roli i nënës është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm, për edukimin e fëmijëve dhe të gjeneratave të reja. Nënat e lumtura dhe të suksesshme, padyshim që, edukojnë dhe fëmijë me vetëbesim, fëmijë, të cilët hyjnë të sigurt në rrugën e suksesit. Sot, kemi kënaqësinë të vlerësojmë një personalitet të mbarë hapësirave tona, siç është zonja Edita Tahiri, një personalitet shumë i njohur, që prej dekadash kontribuon për çështjet madhore, siç ka qenë çështja e lirisë dhe e Pavarësisë së Kosovës.

Në kushtet e një represioni dhe një gjenocidi të jashtëzakonshëm dhe jo vetëm kaq, por edhe sot e kësaj dite vijon të jetë një zë i fortë, aktiv dhe përfaqësuese. Jam i sigurt se Edita me personalitetin, karakterin dhe lidershipin e saj, ka frymëzuar dhe shumë vajza të tjera, të cilat sot, janë drejtuese dhe kanë një rol të rëndësishëm jo vetëm në Kosovën e pavarur, por njëkohësisht edhe në të gjitha hapësirat tona mbarëshqiptare. Edita është një politikane, diplomate, negociatore e njohur dhe një nga udhëheqëset kryesore të procesit të pavarësisë së Kosovës.

Karriera e saj është e gjatë dhe e shquar, ajo njihet për punën e jashtëzakonshme në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare. Në vitet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ajo vazhdoi të shquhet si reformatore në përpjekje për ndryshime në Kosovë. Edit Tahiri është një zë i fuqishëm, me një angazhim të vazhdueshëm për fuqizimin e grave dhe të vajzave në Kosovë, Shqipëri dhe gjithë rajonin tonë.
Si Kryetare e Lobit Rajonal të Grave të Europës Juglindore, zonja Tahiri, punon në përkrahjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në proceset e paqes, sigurisë, drejtësisë dhe në fuqizimin e integrimin e tyre në vendimmarrje.

Znj. Edlira Çepani është juriste, por mbi të gjitha aktiviste për të drejtat e njeriut, eksperte e çështjeve gjinore dhe Koordinatore Kombëtare e Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje”. Ky rrjet është një zë i fortë për fuqizimin e grave dhe vajzave, pjesëmarrjen e tyre të barabartë në vendimmarrje dhe barazinë gjinore në vend. Znj. Çepani ka udhëhequr një sërë fushatash kombëtare për barazinë gjinore dhe ka kontribuar aktivisht edhe në fuqizimin e të rinjve, duke qenë iniciatorë e politikave dhe nismave për punësimin dhe të drejtat e të rinjve dhe për kthimin e të rinjve në Shqipëri (brain gain). Një kontribut të rëndësishëm znj.Çepani e ka dhënë gjatë periudhës së pandemisë, për familjet në nevojë dhe veçanërisht për gratë dhe vajzat e prekura nga dhuna me bazë gjinore. Kontributi i znj.Çepani shtrihet dhe në nivel rajonal e ndërkombëtar në konferenca të ndryshme, si dhe në promovimin e diplomacisë ekonomike dhe shkëmbimit kulturor mes vendeve të ndryshme. Ju faleminderit!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edita tahiri edlira cepani ilir meta edita tahiri edlira cepani ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj