Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
8 vatra zjarri aktive! Peleshi: Era ka përhapur perimetrin e flakëve në disa fshatra
15 Gusht 2021, 10:16Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit, pavarësisht punës së forcave operacionale në terren. Peleshi tregon se vatrat e zjarrit janë të pranishme në: fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik. Zjarr ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës.
POSTIMI:
Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit. Era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik. Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës. Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara. Një falenderim të veçantë për ndihmën e ardhur nga Bashkimi Evropian, punën e palodhur të ekuipazheve të helikopterëve holandezë e çekë, të cilët po vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e plotë të zjarreve. Mirënjohje edhe për asistencën e pakursyer të ekipit të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID e SHBA.
HIMARË– Policia ka shpallur në kërkim dy pronarët e objekteve në Dhërmi pasi kanë ndërtuar kate shtesë, duke kundërshtuar lejen e projektit fillestar...
PUKË– Bashkia e Pukës ka dhënë informacion lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në masivin pyjor të Terbunit.Përmes një postimi në rrjetet sociale, b...
KAVAJË– Artan Sina është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën një sipërfaqe toke. Ai akuzohet se ka djegur një sipërfaq...
MORINË– Mëngjesin e ditës së sotme, pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës është pushtuar nga makinat. Që në orët e para në hyrje për në Shqipër...
LUSHNJE– Policia e Lushnjës ka arrestuar Rahman Dedaj për veprën penale të shkatërrimit të pronës, pasi dyshohet se dogji qëllimisht një sipërfaqe të madhe me u...
TIRANË– Situata e zjarreve vijon të jetë problematike dhe në ditën e 23-të! Në zonën e Mirditës, zjarri në Thirrë vijon të jetë aktiv duke duke shkrumbuar ...
VLORË– Vlora është një ndër destinacionet më të preferuar i pushuesve të cilët zgjedhin që të kalojnë fundjavën. Për shkak të dyndjes së qytetarëve drejt b...