LIVE UPDATES
Bota

Faktet kryesore rreth zgjedhjeve presidenciale në Francë

1 Dhjetor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Faktet kryesore rreth zgjedhjeve presidenciale në Francë

FRANCË – Fushata për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në prill në Francë, veçse ka filluar të bëhet interesante, teksa në garë është shfaqur një komentues televiziv i krahut të djathtë, që po lufton me Marine Le Pen, se kush nga ta do të jetë kundërshtar i presidenti aktual, Emmanuel Macron, në rundin e balotazhit.

Kush do të fitojë?

Opozita është e dobët dhe e fragmentuar dhe sondazhet vazhdimisht thonë se Macroni do të udhëheqë në rundin e parë të zgjedhjeve dhe me gjasë do të mposhtë çdo kundërshtar në rundin e dytë, duke fituar kështu mandatin e dytë presidenciale. Por, fushata parazgjedhore veçse ka sjellë mjaft befasi, me Eric Zemmour nga ekstremi i djathtë, që i është bashkuar garës për president.

Edhe nëse Macron fiton mandatin e dytë presidenciale, atij po ashtu i duhet një fitore e partisë së tij të re – që në zgjedhjet e fundit lokale dështoi të fitojë – në zgjedhjet parlamentare që mbahen në qershor, nëse Macron dëshiron që të zbatojë lehtësisht politikat e tij.

Çfarë pritet të ndodhë?

Garë e ashpër për të hyrë në rundin e balotazhit pritet të ndodhë ndërmjet Zemmour dhe Le Pen, që vijnë nga partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar. Në këtë fazë, konservatorët kryesorë nuk është se kanë shanse reale për rundin e dytë, por ata ende shpresojnë se mund të bëjnë një rikthim. E majta e fragmentuar, gjerësisht konsiderohet se është jashtë garës presidenciale. Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar kandidaturën edhe për një mandat. Por, ai veçse ka filluar fushatën parazgjedhore.

Por, a mund që Macroni ta humbë avantazhin? Në zgjedhjet e vitit 2017, favoritët e humbën garën, pikërisht nga një person që nuk konsiderohej kandidat favorit– Macroni. Ndërkaq, më 2012 sondazhet kishin nxjerrë saktë emrin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale disa muaj para zgjedhjeve, por kjo nuk ka ndodhur në zgjedhjet e tjera. Për shkak se niveli i personave që pritet të mos dalin fare në zgjedhje është shumë i lartë, personat që bëjnë matjen e opinionit të publikut thonë se është pothuajse e pamundur që të parashikohet se çka do të ndodhë në zgjedhje, duke nxitur edhe më shumë pasiguri.

Për çka do të luftohet në zgjedhjet presidenciale?

Partitë e ekstremit të djathtë kanë dominuar diskursin politik në fushatën parazgjedhore falë propozimeve provokuese të bëra nga Zemmour, i cili ka qenë i dënuar për nxitje të urrejtjes. Kandidatët e tjerë, nga e majta dhe e djathta, kanë ndjekur shembullin e tij, duke bërë deklarata të forta për migrimin.

Por, në kohën e rritjes së çmimeve të rrymës, një sondazh i OpionionWay, por edhe sondazhe të tjera, kanë thënë se energjia elektrike dhe jo migracioni, është tema më e rëndësishme për votuesit, e pasuar nga mbrojtja sociale, ndërkaq çështjet e sigurisë dhe migrimi janë më poshtë në listën e prioriteteve të votuesve.

Temë kyçe po ashtu është edhe rimëkëmbja ekonomike. Sipas sondazheve, votuesit janë të pakënaqur me politikën ekonomike të Macronit por, ata nuk mendojnë se ndonjëri prej kundërshtarëve të tij mund të bëjë diçka më mirë në këtë fushë. Shqetësimet për shëndetin mund të kthehen në prioritet për votuesit, veçanërisht pas shfaqjes së variantit Omicron të koronavirusit, që ka nisur të rrit numrin e infektimeve.

Pse këto zgjedhje janë të rëndësishme?

Pasi Britania u largua nga Bashkimi Evropian, Franca është fuqia kryesore ushtarake e bllokut evropian, dhe padyshim ekonomia e dytë më e madhe. Me kancelaren gjermane, Angela Merkel që po largohet nga politika, mandati i dytë presidencial për Macronin, do ta bënte atë liderin kryesor të Evropës.

Një përballje në rundin e balotazhit ndërmjet Macronit dhe Le Pen apo Zemmour, do të ishte një test i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e të djathtës ekstreme të Evropës, që është zgjeruar në mbarë kontinentin gjatë dekadës së fundit, por ndikimi i saj ka nisur të zbehet në disa shtete. Macron, apo çdo rival që do ta mposhtë atë, pritet të përballet me zemërimin e publikut sa i përket ndikimit të pandemisë COVID-19, me një sistem pensionesh që shumëkush thotë se duhet të reformohet dhe me ambiciet për të riindusrializuar Francën.

Cilët pritet të jenë kandidatët kryesorë?

Emmanuel Macron. Dyzetetrevjeçari, presidenti aktual i Francës, u zgjodh më 2017 kur garoi me një platformë centriste, por ato politikat e tij devijuan djathtas. Tani, ai pritet që t’i futet sërish garës presidenciale. Liderja e partisë të së djathtës ekstreme, Tubimi Kombëtar, Marine Le Pen. Kjo është hera e tretë që ajo garon për presidente. Më 2017, ajo arriti që të futej në rundin e balotazhit dhe sondazhet parashikojnë që edhe kësaj radhe të jetë në balotazh, por kandidimi i Zemmourit mund të kërcënojë shpresat e saj për postin e presidentit.

Partia konservatore, Republikanët do të vendosë më 4 dhjetor për kandidatin e saj, por me gjasë gara do të jetë ndërmjet ish-shefit të BE-së për Brexit-in, Michel Barner, presidentes së rajonit të Parisit, Valerie Pecresse dhe presidentit të rajonit Hauts-de-France, Xavier Bertrand. Ndërkaq, Yannick Jadot nga të Gjelbërit, socialistja Anne Hidalgo dhe Jean-Luc Melenchon nga partitë e majta, janë në mesin e kandidatëve që nuk kanë shumë shanse për t’u kualifikuar për rundin e balotazhit.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota emmanuel macron eric zemmour franca macron zgjedhjet ne france emmanuel macron eric zemmour franca macron zgjedhjet ne france

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj