Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
BE arrin marrëveshje për gaz me SHBA-në
25 Mars 2022, 09:17Nga DOSJA
SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur të premten një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse. Kjo marrëveshje është thënë se parasheh që 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror do të dërgohen nga SHBA-ja në BE, deri në fund të vitit.
Blloku evropian ka thënë tashmë se do të ndalë përdorimin e gazit rus, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.
Kjo gjë nënkupton rritje të importeve dhe gjenerim më të madh të energjisë së ripërshtrishme.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. Më 24 mars, autoritetet amerikane kanë vendosur sanksione ndaj më shumë se 400 politikanëve, oligarkëve dhe kompanive ruse. Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se ka zgjeruar listën e të sanksionuarve, duke përfshirë kompani ruse të mbrojtjes, 328 anëtarë të Dumës Shtetërore dhe shefin e institucionit më të madh bankar në Rusi, Sberbank../REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Pamje drithëruese, që tregojnë një pjesë nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë, ku prej një muaj vijon lufta. Njerëz që i japin lamtumirën e fu...
SHBA- Putin, një tigër Amur 12-vjeçar në kopshtin zoologjik të Minesotës, ngordhi gjatë një procedure rutinë të mërkurën. Sipas Bing Me The News, Tigri m...
Seri samitesh në Bruksel. NATO-ja reagon ndaj pushtimit rus të Ukrainës me njësi luftarake shtesë, kurse vendet e G7-s kërcënojnë Moskën me sanksione të mëtejsh...
UKRAINË- Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se forcat ruse kanë bërë përparim të qëndrueshëm në qytetin jugor të Mariupolit, duke hyrë në zonën qe...
RUSI– Alexei Venediktov, ish-kryeredaktori i Echo of Moscow dhe kritiku rus i pushtimit të Ukrainës, tha se dikush ka lënë një kokë derri të prerë para de...
TIRANË– Ndryshon sërish ora! Natën e 26 dhe 27 marsit 2022, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë p...
Maroku dhe Spanja nuk janë vende mike, por janë të varura ekonomikisht nga njëra tjetra. Edhe Algjeria, që sapo u vizitua nga kryeministri Pedro Sánchez nuk ësh...