LIVE UPDATES
Bota

A do të fillojë Kosova mjekimin e pacientëve me gjakun e të shëruarve nga COVID-19?

14 Korrik 2020, 15:35 Nga DOSJA
A do të fillojë Kosova mjekimin e pacientëve me gjakun e të

Kosova ka një muaj që po e shqyrton mundësinë e trajtimit të pacientëve të infektuar me koronavirus, me plazmën e gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, që e shkakton ky virus. Megjithatë, profesionistët shëndetësorë po presin që Ministria e Shëndetësisë t’i kalojë procedurat administrative, në mënyrë që kjo metodë të mund të zbatohet.

Personat që shërohen nga COVID-19 krijojnë antitrupa në gjakun e tyre kundër virusit. Këto antitrupa gjenden në plazmën e gjakut (plazma konvulsive), e cila mund të përdoret te një person i infektuar. Transfuzioni i këtyre antitrupave, krijon atë që njihet si imuniteti pasiv te të sëmurit nga COVID-19.

Kjo metodë nuk është e re për mjekësinë dhe është përdorur për trajtimin e të prekurve nga pandemia e Gripit Spanjoll në vitin 1918. Por, një trajtim i tillë – me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar – nuk është konfirmuar se funksionon edhe te të infektuarit me koronavirusin e ri dhe kjo metodë është ende në fazën hulumtuese.

Agjencia e lajmeve, Reuters më 9 korrik  raportoi se edhe Bashkimi Evropian dëshiron të sigurojë fonde të shpejta për të trajtuar pacientët me COVID-19 me plazmën e gjakut, të marrë nga të shëruarit. Kjo po shihet si një sinjal që në bllokun evropian po rritet besimi ndaj këtij trajtimi eksperimental.

Infektologu Sali Ahmeti tha për Radion Evropa e Lirë se pacientët që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, konsiderohen si persona që në gjakun e tyre kanë antitrupa të sëmundjes.

Ai thotë se shërimi me plazmën e gjakut, si metodë është e aplikueshme dhe bëhet nga infektologët, por që për një gjë të tillë, janë duke pritur për procedurat administrative nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ne, si metodë të hulumtimit ka kohë që e kemi marrë parasysh dhe kemi shikuar mundësitë tona rreth aplikimit të trajtimit. Kemi kontaktuar edhe me transfuzionin e gjakut, meqë procedurat për ndarjen e gjakut nga plazma kryhen në transfuzion. Gjithashtu kemi përgatitur një draft-propozim që është dërguar në komitetin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të vazhduar më tutje për të kaluar procedurat administrative deri në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Ahmeti.

Ai thotë se ndarja e gjakut nga plazma bëhet në transfuzionin e gjakut. Kjo metodë e trajtimit përmes plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të QKUK-së.

Ndërkaq sa i përket personave të shëruar nga COVID-19, infektologu Ahmeti thotë se në këtë rast bëhet fjalë për disa specifika më të veçanta.

Sipas tij, si pikë e parë, dhënia e gjakut nga personat e shëruar nga COVID-19, duhet bëhet në mënyrë vullnetare.

“Trajtimi nuk është risi, ky aplikohet te shumë sëmundje tjera prej më shumë se 100 vjetësh. Por, për COVID-19, bëhet fjalë për një plazmë më specifike. Plazma është një produkt i gjakut, e që me procedura të veçanta ndahet nga gjaku një ekstrakt i tij. Plazma e një personi që e ka kaluar sëmundjen, ka antitrupa të gatshëm të cilët kur ia jepni një personi që është i prekur me sëmundjen e COVID-19, ata (antitrupat) do të aktivizohen në mënyrë të menjëhershëm në luftën kundër virusit. Indikacionet për përdorimin e saj dhe kohën kur duhet të injektohet gjaku, vendosin infektologët, ndërkaq anën teknike e kryejnë në transfuzionin e gjakut”, thotë Ahmeti.

Bukurie Raca, drejtoreshë e transfuzionit të gjakut, i tha Radios Evropa e Lirë se janë duke e shqyrtuar mundësinë e trajtimit të pacientëve me COVID-19, me plazmën e gjakut nga të shëruarit e kësaj sëmundjeje, ndonëse aktualisht kjo metodë e trajtimit ende nuk është duke u aplikuar.

“Me plazmën e gjakut tashmë kanë filluar të trajtohen pacientët në një numër të vogël të shteteve. Sipas informacioneve që ne i kemi , Kroacia nuk ka filluar ende, Maqedonia (e Veriut) po e bën, derisa sa i përket Kosovës , jemi në formulim të rregullave dhe rekomandimeve për trajtim me plazmën. Por, ende nuk kemi diçka konkrete. Në momentin që do të kemi diçka konkrete do ta bëjmë publike. Jemi duke punuar në këtë drejtim”, tha ajo.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë bëri të ditur se tashmë ka pasur diskutime të kësaj fushe specifike, por në Kosovë aktualisht pacientët po vazhdojnë të trajtohen me terapi mbështetëse sikurse që janë duke i përdorur edhe në shtetet tjera.

Në Kosovë, trajtimi për personat e infektuar me koronavirus përfshinë dhënien e vitaminave të ndryshme, trajtimi me okigjenoterapi dhe me ilaçe antipiretike dhe analgjetike.

Sa i përket trajtimit me plazmën e gjakut, ai tha se aktualisht janë duke e shqyrtuar këtë mundësi.

“Në këtë fazë Kosova po hulumton mundësitë që të sigurojë terapi të reja që janë rekomanduar për përdorim. Në fazat e mëtejme nuk përjashtohet asnjë lloj i mjekimit i cili në ndonjë shtet tregohet i suksesshëm. Thjesht po përcillen rekomandimet që i jep edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Në nivel të shërbimeve klinike do të përcillen trendet që janë në rajon dhe më gjerë, në mënyrë që Kosova të mos e humbë hapin, qoftë në trajtimin terapeutik apo në forma të tjera të COVID-19”, tha Hoti.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë nga koronavirusi, deri më 13 korrik është 2,370 persona, kurse 2,640 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Marrë nga: REL 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronaviruis ne kosove koronaviruis ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj