LIVE UPDATES
Bota

A do të ketë valë të re të COVID-19 në Kosovë?

16 Shtator 2020, 19:17 Nga DOSJA

Gjatë muajit shtator në Kosovë, është shënuar një rënie e lehtë e të infektuarve me koronavirus, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Muaji korrik e gusht ka qenë kulmi i të infektuarve ku shifrat ditore kanë qenë kryesisht treshifrore, kurse në ditët e fundit, numri i infektuarve me koronavirus nuk ka kaluar shifrën 76.

Infografikë

Rritja e numrit të viktimave në Kosovë nga COVID-19

KOSOVË– Po ashtu, është shënuar edhe rënie e rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit. Në shtatë ditët e fundit, 30 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se këtë vjeshtë, Evropa duhet të jetë e përgatitur për më shumë vdekje nga COVID-19, kjo pasi ka filluar të rritet numri i të infektuarve në Evropë, e që rrjedhimisht parashihet të ketë më shumë vdekje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shënuar rekord ditor të rasteve të reja me koronavirus, meqë në gjithë botën janë regjistruar 307,930 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.

Kjo Organizatë ka thënë më 14 shtator, se përgjatë një dite janë regjistruar edhe 5,500 vdekje, duke e çuar totalin e viktimave në 917,417. Rritja më e madhe e infektimeve është raportuar në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil.

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla, në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, tha se derisa virusi është i pranishëm në mesin tonë, ekziston rreziku potencial që të kemi ngritje të numrit të rasteve apo valë të re të pandemisë.

‘’Në ditët e fundit në rajonin evropian jemi dëshmitarë të shtimit të numrit të rasteve sidomos në Spanjë, Francë, Itali, Angli por edhe në vende tjera. Kosova në muajt korrik dhe gusht ka pasur një shtim të numrit të rasteve, derisa gjatë shtatorit kemi një stabilizim të numrit të rasteve. Duhet të jemi vigjilent sepse mund të kemi rritje të numrit të rasteve dhe kjo varet ekskluzivisht prej masave të parapara nëse ato respektohen në mënyrë rigoroze, atëherë mund të mbahet situata nën kontroll. Por, assesi nuk bën që të ripërsëritet gjendja kur u bë lirimi i masave gjatë fundit të majit në Kosovë, pa ndonjë kontroll të duhur’’, tha Syla.

Mikrobiologu Lul Raka nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se rihapja e shkollave dhe kthimi në hapësira të mbyllura për shkak të ftohjes së motit, pashmangshëm do ta shtojnë qarkullimin e njerëzve. Ai shton se sezoni vjeshtor e rikthen edhe virusin e gripit sezonal.

‘’Të gjithë këta faktorë janë elemente për shqetësim në rritjen e rasteve të sëmundjes. Prandaj, kjo edhe më shumë e fuqizon rolin e zbatimit të masave parandaluese nga popullata dhe mbikëqyrjen e tyre nga organet shtetërore. Rezultati përfundimtar do të varet nga vetë qytetarët e Kosovës dhe nga institucionet qeveritare. Numrat e ditëve të fundit, të cilët kanë trend të uljes, na kanë treguar qartë rezultatin pozitiv të një bashkëveprimi të tillë sinkronik’’, tha Raka.

Ndërkaq, Syla shton se janë disa studime të cilat janë bërë në Singapor dhe një formë e virusit ka treguar se mund të ketë një rënie të lehtë të virulencës, por në përgjithësi, sipas tij, kjo duhet të merret relative, sepse sa më i madh që të jetë numri i të infektuarve në çdo vend të botës, thotë ai , mundësia për fatalitet prapë mbetet e madhe.

’Nëse kemi numër më të madh të të infektuarve, edhe nëse bie virulenca, prapë numri i të vdekurve mund të jetë i pranishëm. Përderisa nuk do ta kemi një vaksinë efikase, apo një trajtim efikas, gjendja epidemiologjike në një vend do të varet nga sjellja e njerëzve se sa ju përmbahen masave dhe OBSH-ja rekomandon gjithsesi evitimin e ngjarjeve që mund të përshpejtojnë përhapjen e virusit, sidomos grumbullimin e njerëzve në numër të madh, si dhe mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës’’, tha Syla.

Edhe Raka ka thënë se nëse zbatohen masat parandaluese, atëherë numri i rasteve do të jetë i kontrolluar edhe për institucionet shëndetësore kosovare.

Por, ai shton se testimi gjithëpërfshirës zbulon shpejt rritjen e rasteve dhe identifikon grupet me rrezik të lartë të sëmundjes. Shpejtësia e gjurmimit të kontakteve është e rëndësishme për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes dhe duhet të bëhen përpjekje për të shkurtuar kohën e nevojshme për secilin hap në procesin e testimit, njoftimit për rezultat dhe gjurmimit të kontaktit.

‘’Deri atëherë duhet të përgatitemi sa më mirë me teste, staf dhe pajisje mjekësore. Testimi i gjerë, izolimi i shpejtë i rasteve dhe gjurmimi në kohë dhe efektiv i kontakteve dhe karantina e kontakteve të identifikuara mbeten shtyllat kryesore e reagimit të shëndetit publik për të kontrolluar COVID-19’’, tha Raka.

Sidoqoftë, Raka tha se sipas studimeve të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) gjatë muajve janar-maj, 40% e rasteve ishin të moshës mbi 60 vjeç, kurse përqindja më e madhe e rasteve u raportua te grupmosha 50-59 vjeç (18.7%).

Mirëpo, në muajt qershor dhe korrik, personat mbi 60 vjeç u prekën në vetëm 17.3% të rasteve dhe përqindja më e madhe ishte te mosha 20-29 vjeç (19.5%). Përqindja e rasteve të diagnostikuara midis fëmijëve dhe të rinjve 20 vjeç gjithashtu u rrit nga 4.2%, në 12.8% në të njëjtën periudhë.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,839, i viktimave në 604 dhe i të shëruarve në 11,949. Raste aktive mbeten edhe 2,286.

Marrë nga: REl 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën